Sport

Italia i kthen shpinën Infantinos, tërheq mbështetjen për zgjedhjet në FIFA

Published

on

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat do të mbahen në mars të vitit 2027.

Vendimi i federatës italiane lidhet me disa prej nismave të fundit të presidentit të FIFA-s, veçanërisht me planin për shitjen e të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës te investitorët privatë.

Kjo ide është kundërshtuar më herët edhe nga UEFA, AFC dhe CONCACAF. Përveç Italisë, mbështetjen për Infantinon e kanë tërhequr edhe gjashtë federata nordike – Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe – si dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një deklaratë zyrtare, FIGC ka bërë të ditur se vendimi për tërheqjen e mbështetjes është në përputhje me qëndrimin e UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksander Çeferin.

“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratën e federatës italiane.

FIGC theksoi se përmes këtij vendimi dëshiron të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi mënyrën se si FIFA po planifikon menaxhimin dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, deklaroi se Italia do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të mbrojtur një model futbolli të bazuar në meritën sportive, solidaritetin, qëndrueshmërinë dhe rolin e tifozëve.

“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, deklaroi Malagò.

Tërheqja e mbështetjes nga Italia përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

D.L

Continue Reading

Sport

Lutfi Dalipi ftohet te Zvicra U21 për kualifikimet e Evropianit 2027

Published

on

By

Përzgjedhësi i Zvicrës U21, Alex Frei, ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për fazën e fundit të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2027, i cili do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Ekipi zviceran do të zhvillojë tre ndeshje: kundër Luksemburgut në Lugano, si dhe dy përballje në udhëtim ndaj Islandës dhe Francës.

Për herë të parë në këtë nivel është ftuar 20-vjeçari Lutfi Dalipi, i cili luan te Vaduzi i huazuar nga Young Boys.

Mesfushori me origjinë nga Presheva dhe Portugalia po kalon një formë të mirë në Superligën zvicerane me tre gola e shtatë asistime, ndërsa më parë është kontaktuar edhe nga Shqipëria e Kosova.

Përveç Dalipit, pjesë e listës janë edhe Samuel Krasniqi, si dhe Labinot Bajrami e Dorian Derbaci që rikthehen te përfaqësuesja U21.

D.L

Continue Reading

Sport

Tre shqiptarë të ftuar nga Murat Yakin te Zvicra për Ligën e Kombeve

Published

on

By

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë dhe Sllovenisë, ku ndeshja e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut do të luhet më 6 tetor.

Pjesë e këtij grumbullimi janë tre futbollistë shqiptarë: kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, si dhe mbrojtësi i Bragës, Adrian Bajrami.

Ky i fundit rikthehet te përfaqësuesja e Zvicrës pasi ishte grumbulluar për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Suedisë dhe Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda ftohet nga Gjermania, përfshihet në listën e dytë të Kloppit

Published

on

By

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka publikuar të enjten dy lista me futbollistët e grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, i cili është përfshirë në listën e dytë të përfaqësueses gjermane.

Gruda, 22-vjeçar, është huazuar te Leipzigu nga Brightoni dhe tashmë ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Lista e parë do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Holandës dhe Greqisë, ndërsa lista e dytë, në të cilën bën pjesë Gruda, është grumbulluar për sfidat ndaj Serbisë dhe Greqisë.

Për Jürgen Kloppin, kjo do të jetë ndeshja e parë në krye të “Panzerëve”, pasi ai u emërua përzgjedhës i Gjermanisë, duke zëvendësuar Julian Nagelsmannin, i cili u largua pas përfundimit të Botërorit.

D.L

Continue Reading

Sport

Pas 53 vjetësh, Sunderlandi rikthehet në Evropë me fitore, Xhaka shkëlqen

Published

on

By

Një natë për t’u mbajtur mend në Sunderland.

Në rikthimin e tij në garat evropiane pas 53 vjetësh, klubi anglez e nisi aventurën në Europa League me një fitore të madhe para tifozëve të tij në “Stadium of Light”.

Sunderlandi triumfoi 1:0 ndaj AZ Alkmaarit, në një ndeshje ku protagonist ishte edhe kapiteni Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar e luajti të gjithë takimin dhe me paraqitjen e tij ishte ndër lojtarët më të spikatur të ekipit vendas.

Heroi i mbrëmjes ishte Enzo Le Fée, i cili në minutën e 66-të realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë Sunderlandit tri pikët në ndeshjen e parë të fazës së ligës.

Pas më shumë se pesë dekadash mungesë, Sunderlandi u rikthye në Evropë me një fitore dhe një natë të paharrueshme për tifozët e tij.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara