Kronikë e zezë

Itali: Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë, si e shkatërroi policia bazën për trafikun e drogës. Sekuestrohen 800 mijë euro

Arrestimi i tyre u bë pas zbulimit të një apartamenti në via della Cooperation në Rozzano.

Published

on

Policia e Milanos ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshave 19 dhe 28 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje, si dhe gjatë operacionit iu gjetën dhe sekuestruan 800 mijë euro. Dyshimet e para janë se kjo sasi parash është rezultat i trafikut të drogës.

Arrestimi i tyre u bë pas zbulimit të një apartamenti në via della Cooperation në Rozzano (Milano), që ishte baza për një bandë trafikantësh, shkruajnë mediat italiane. 

Arrestimi

Të enjten e kaluar agjentët e seksionit të antidrogës kanë nisur një shërbim vëzhgimi dhe në orët e vona të mbrëmjes nga ky apartament kanë dalë dhe janë ndjekur dy të rinj të dyshuar. Pasi kanë udhëtuar rreth 150 metra, të dy kanë mbërritur në një parking përpara disa dyqaneve tregtare ku i priste një makinë.

Njëri nga të dy u afrua, mori një tufë parash që ia dha një burrë në makinë dhe u kthye në apartament, ndërsa tjetri që ishte me të, me një çantë shpine, qëndroi në parking edhe për dhjetë minuta të tjera. Në këtë moment vjen një tjetër makinë, ku hipën i riu dhe zbret pak më tutje, për t’u kthyer më pas në ndërtesën në via della Cooperation.

Më pas, policia antidrogë vendosi të ndalonte të riun dhe pas kontrollit ushtruar në çantën e shpinës iu gjetën një sasi e madhe parash, të paketuara në mbështjellës celofani të mbushur me vakum.

Më pas policia u zhvendos në banesën e tyre ku u gjetën edhe atje një çantë e mbushur me euro, fletore të shumta ku mbaheshin shënim paratë, qese plastike tashmë të hapura si dhe dy telefona prodhim i fundit.

Policia konstaton se dy shqiptarët që ndodhen prej disa muajsh në Itali janë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës që merret vetëm me lëvizjen e parave, grumbullimin dhe transportin përtej kufirit për ‘blerjen e grupeve të reja të drogës’.TCH

Continue Reading

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara