Lajmet

Ishte një nga netët më të vështira në Kiev, thotë deputetja ukrainase

“Në të vërtetë i vetmi vend më i sigurt tani është nëntoka”, u shpreh Lesia Vasylenko.

Published

on

BBC ka folur me Lesia Vasylenko, një deputete ukrainase që jeton në Kiev, e cila i përshkroi sulmet e mbrëmshme në kryeqytet si një nga më të vrazhdat për një kohë të gjatë dhe që solli ndjenja ankthi.

Ajo tha për programin Today të BBC Radio 4 se zgjodhi të qëndronte në shtëpi mbrëmë, në vend që të kërkonte strehim në një nga stacionet e metrosë së Kievit.

“Vetëm në mëngjes e kuptova se sa i pakujdesshëm ishte si vendim”, tha ajo.

“Ne jemi mësuar me këto netë ku sistemi i sulmit ajror fiket dhe kemi mësuar të jetojmë me besim me sistemet tona të mbrojtjes ajrore.

Tingulli i dronëve është vërtet i pakëndshëm për t’u dëgjuar gjatë natës dhe ne lutemi që të mos godasë ndërtesën tonë.

“Në të vërtetë i vetmi vend më i sigurt tani është nëntoka”, u shpreh Lesia Vasylenko./UBTNews/

Kulturë

​Vdes mundësi legjendar Hulk Hogan

Published

on

Legjendari amerikan dhe ikona e kulturës pop Hulk Hogan ka vdekur në moshën 71- vjeçare. Vdekja e tij erdhi vetëm disa javë pasi gruaja e tij Sky mohoi thashethemet për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Lajmi u konfirmua nga TMZ Sports, duke deklaruar se shërbimet e emergjencës u thirrën në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida, herët në mëngjes të enjten për shkak të arrestit kardiak, raporton KosovaPress.

Hulk Hogan, emri i vërtetë Terry Bollea, e transformoi mundjen profesionale nga një sport i veçantë në një spektakël global argëtues familjar.

Karizma dhe teatraliteti i tij në ring tërhoqën miliona shikues, veçanërisht fëmijë dhe prindërit e tyre, dhe e ndryshuan përgjithmonë industrinë.

Në vitin 1996, ai bëri një kthesë në karrierën e tij, duke kaluar nga hero në horr duke themeluar fraksionin NWO (Rendi i Ri Botëror), dhe Hogan i “Hollywood-it”, ai arriti një nivel të ri fame.

Hogan ka pasur edhe një karrierë të shquar filmike, duke filluar me rolin ikonik të Thunderlips në filmin “Rocky III”.

Reality show “Hogan Knows Best” gjithashtu i solli atij popullaritet të madh. Karriera e tij është shënuar gjithashtu nga polemika. Ai u fut në Sallën e Famës së WWE në vitin 2005, por u përjashtua më 2015 për shkak të një skandali me komente raciste. Ai u rikthye në vitin 2020 si anëtar i NWO.

Continue Reading

Kronika e zezë

Tronditëse në Fier: Vajza mbyt me tel babain, tenton të fshehë ngjarjen

Published

on

Policia e Fierit në Shqipëri ka zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale në një familje, e cila fillimisht u kallëzua si aksidentale nga vetë autorja, vajza në bashkëpunim me nënën e saj në fshatin Frashër.

Rreth orës 23:00, Emanilda Rama 26 vjeçe, njoftoi Policinë se babai i saj, shtetasi Anesti Rama, 56 vjeç, kishte ndërruar jetë aksidentalisht në banesën e tyre. Por gjatë deponimeve të para dhe veprimeve të menjëhershme hetimore, oficerët e Policisë konstatuan mospërputhje në versionin e dhënë dhe dyshime të forta për një vrasje të mundshme.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se 26-vjeçarja kishte vrarë babain e saj, për motive ende nën hetim, duke e mbytur me një tel. Pas krimit, dyshohet se ajo ka bashkëpunuar me nënën e saj, shtetasen V. R., 53 vjeçe, për të pastruar trupin dhe për të inskenuar ngjarjen si një aksident.

Në përfundim të veprimeve të deritanishme hetimore, Emanilda Rama është arrestuar për veprën penale të vrasjes, ndërsa e ëma është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku po merret në pyetje për rolin e saj në ngjarje dhe për përpjekjen për të penguar zbardhjen e saj.

Hetimet janë në vijim, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për të dokumentuar plotësisht me prova ligjore të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë penale të përfshira në këtë rast tronditës.

Continue Reading

Bota

​Britania e India nënshkruajnë marrëveshje tregtare rreth 6 miliardë funte

Published

on

Kryeministri britanik Keir Starmer i tha homologut të tij nga India Narendra Modi se nënshkrimi i marrëveshjes tregtare ishte një “ditë historike” për të dy vendet.

Në rezidencën e kryeministrit në Chequers, Starmer tha se marrëveshja përfaqësonte një “ndryshim të madh” në marrëdhënie, raporton BBC.

Modi tha se ata po “shkruanin një kapitull të ri” në historinë e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë.

Marrëveshja vlen rreth gjashtë miliardë funte investime nga kompanitë indiane dhe britanike në ekonominë britanike dhe pritet të ketë një ndikim prej 4.8 miliardë funte në produktin e brendshëm bruto të Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja pritet gjithashtu të krijojë 2 mijë e 200 vende pune në vend. Tarifat për një gamë mallrash britanike do të ulen nga një mesatare prej 15 për qind në tre për qind, me qëllim rritjen e eksporteve në Indi me 11 miliardë funte.

Negociatat për marrëveshjen filluan në vitin 2022, kur Boris Johnson ishte kryeministër i Britanisë së Madhe dhe përfunduan në maj të këtij viti.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Instiutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me temperatura të larta dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do sillen nga 15 deri 20°C, kurse ato maksimale: 35-39°C.

Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara vende vende.

Continue Reading

Të kërkuara