Sport

​Ish-ylli i Liverpoolit kapet keq me trajnerin

Published

on

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho mund të përballet me suspendim te skuadra e Montpellier, pas një kacafytje në stërvitje me trajnerin e tij.

Sakho iu bashkua Montpellierit nga Crystal Palace në vitin 2021, por këtë sezon nuk po ka minutazhë aspak të kënaqshme.

Sakho, i cili bëri 80 paraqitje për Liverpoolin mes viteve 2013-2016, ka luajtur vetëm gjashtë minuta në sezonin 2023/24 të Ligës 1.

Sipas “L’Equipes”, incidenti mes Sakhos dhe trajnerit të Montpellier, Michel Der Zakarian ndodhi në zhveshtore në qendrën stërvitore të klubit, ku u desh edhe ndërhyrja nga lojtarët dhe stafi i klubit për t’i ndarë dyshen.

Sakho thuhet se është larguar tejet i nevrikosur nga stërvitja pasi që nuk iu dha një faull, gjë që çoi në një luftë fjalësh me trajnerin e tij të pakënaqur.

Vërejtjet përçmuese të Der Zakarian thuhet se çuan në Sakhon që e kapi 60-vjeçarin për jakë, përpara se ta rrëzonte atë në tokë.

Lajmet

Superliga e Kosovës: Ballkani barazon 1-1 me Feronikelin

Published

on

By

Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll nisi sot me një ndeshje mjaftë interesante.

Në Suharekë u zhvillua ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta, por që përfundoi me barazim 1-1.

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi në minutën e 45’ me golin e Hysenit, por Ballkanin nga humbja e shpëtoi Stepanenko i cili shënoi për 1-1 në minutën e 65’.

Me këtë barazim Ballkani mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, kurse Feronikeoi është i fundit me 11 pikë.

Kjo ndeshje u zhvillua me fillim nga ora 13:00.

Continue Reading

Sport

​Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, ka ballafaqime të zjarrta

Published

on

By

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.

Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.

Këto janë ballafaqimet:

Borussia Dortmubnd-Lille

Real Madrid-Atletico Madrid

Bayern Mynih-Bayer Leverkusen

Arsenal vs PSV Eindhoven

Inter vs Feynoord

PSG-Liverpool

Barcelona-Benfika

Club Brugge-Aston Villa

Continue Reading

Sport

Një orë para sfidës me Ballkanin, Feronikeli 74 emëron trajnerin e ri

Published

on

By

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli 74 ka emëruar trajneri e ri. Skuadra nga Drenasi tani do të drejtohet nga trajneri Granit Dervisholli.

FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Granit Dervisholli është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një periudhe të gjatë si trajner dhe ekspert i futbollit, Dervisholli do të udhëheqë skuadrën drejt objektivave ambiciozë dhe synimeve të mëdha në sezonet e ardhshme. Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, Dervisholli sjell një drejtim të ri dhe vizion për zhvillimin dhe rritjen e ekipit, duke siguruar që FC Feronikeli 74 të vazhdojë të luajë futboll cilësor dhe të konkurrojë për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në njoftimin e Feronikelit 74.

Ndërkohë, vetëm pas një ore, pra nga ora 13:00, Feronikeli do të ballafaqohet me Ballkanin në Suharekë.

Continue Reading

Sport

​Ballkani kërkon pikë të plota ndaj Feronikelit

Published

on

By

Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll do të nis sot me një ndeshje mjaftë interesante.

Në Suharekë do të zhvillohet ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta.

Derisa Ballkani synon mbrojtjen e titullit kampion, Feronikeli është i zhytur thellë në krizë të rezultateve duke mbetur edhe më tutje në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Continue Reading

Të kërkuara