Lajmet

Ish-ushtari rus dëshiron të dëshmojë në GJPN për krime të dyshuara lufte

Published

on

Një ish-ushtar rus ka thënë se dëshiron të dëshmojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e supozuara të luftës që ai pa Rusinë të kryente ndërsa po luftonte në Ukrainë.

Burri u identifikua për mediat holandeze si Igor Salikov, 60 vjeç, dhe pretendoi se ishte një ish-anëtar i forcave të mbështetura nga Rusia të territorit të Donetskut të Ukrainës.

Salikov, i cili besohet se ka aplikuar për azil në Holandë, ka punuar gjithashtu si instruktor për grupin mercenar Wagner.

Yuriy Belousov, kreu i departamentit të krimeve të luftës në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se prokurorët kishin qenë tashmë në kontakt me Salikov për disa muaj.

“Ai ka raportuar disa krime lufte, të cilat ne jemi duke i hetuar dhe disa tashmë janë konfirmuar”, tha ai.

Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive apo shënjestrimin e civilëve në Ukrainë.

GJPN nuk i komentoi raportet./UBTNews/

Lajmet

Haradinaj: Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, situata në vend është e rëndë

Published

on

By

Pas dështimit të radhës në konstituimin e Kuvendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese pas adresimit që kanë bërë lidhur me procesin.

Edhe sot nuk ka ndryshim ne po shpresojmë që këto dite do të vie përgjigja e Gjykatës Kushtetuese me adresimin që e kemi bërë ne po presim këtë vendim dhe me pa si me vepruar më tutje. Jemi në ditët e fundit të përgjigjes po shpresojmë që na hap rrugë për te shkuar përpara po e shohim se gjendja është e keqe. Është e palogjikshme me pasur drejtë një kandidat dhjetra herë me kandidu nëse se merr votën, shpresoj që gjykata të reflektoj në këtë pjesë. Kosova po ndëshkohet e shihni si është gjendja me energji dhe plotë sfida të tjera është gjendja nuk është e mirë është e veshtirë”, shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Nuk ka konstituim të Kuvendit

Published

on

By

Dështoi edhe vazhdimi i 36-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sërish Lëvizja Vetëvendosje kërkoi krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan
dhe nuk morën pjesë në votim.

Nga 99 deputetë të pranishëm, 53 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 25 qershor, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

​Guri: Haxhiu ishte në seancë gjyqësore për sulm ndaj Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit të Kosovës, as në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Madje Guri tha se kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ishte sot në një seancë gjyqësore, siç tha ai për sulmin ndaj këtij institucioni.

Haxhiu ishte sot në seancë gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, mirëpo që e njëjta dështoi në mungesë të akuzuarve të tjerë.

Sot s’besoj se mund të ketë zgjidhje pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit është në një seancë gjyqësore ku po gjykohet për sulmin që ia ka bërë këtij institucioni. Është duke u ndëshkuar Kosova dhe populli dhe fatkeqësia më e madhe është kjo. S’ka lidhje se cila parti ndëshkohet përderisa populli i Kosovës është duke u ndëshkuar prej 9 shkurtit”, tha ai.

Sot Kuvendi po tenton për herë të 36-të të konstituojë Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Bajrami i reagon Muratit për alarmin e humbjes së 90 milionë eurove si shkak i bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili u shfaq i shqetësuar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në shtator, Kosova rrezikon të humbë 90 milionë euro.

Bajrami i ka kërkuar Muratit të “mos dezinformojë”, duke thënë se bllokadën është duke e bërë Vetëvendosje.

Hekuran, mos dezinformo! E para: Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat. Mos provo me ju hedhë të tjerëve përgjegjësinë për krizën që ju vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni”.

Deputetja e LDK-së e kritikoi më tej ministrin Murati për mungesën e votave për ratifikimin e një kredie dhe për humbjen e granteve nga Bashkimi Evropian.

E dyta: Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar, pse nuk flet për qindra miliona euro grante nga BE-ja, që vendi nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj arrogante dhe destruktive”.

 

Continue Reading

Të kërkuara