Lajmet

Ish-shefi i OSBE-së: UNMIK-u dhe Qeveria e atëhershme s’i ndihmuan të dhunuarat gjatë luftës

Ai adresoi kritika në drejtim të institucione të atëhershme, për të cilët tha se nuk i kanë trajtuar siç duhet.

Published

on

Instituti Shkencor Kosovar – Suedez organizoi një ligjëratë nga eksperti norvegjez, Josef Martinsen, dëshmitar për veprimet gjenocidiale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare.

Në këtë ligjëratë, autori shpalosi krimet që janë bërë atë kohë nga forcat serbe. Përmendi dhunimet, masakrat e vrasjet e mizorishme ndaj shqiptarëve në atë kohë.

Josef Martinsen, ish-shef i OSBE-së në Kosovë, ligjëratën e tij e bazoi duke treguar për gratë e dhunuara.

Ai tha se pas përfundimit të luftës, 423 gra të dhunuara pranuan të dëshmonin para Qeverisë së atëhershme dhe UNMIK-ut.

Ai adresoi kritika në drejtim të institucione të atëhershme, për të cilët tha se nuk i kanë trajtuar siç duhet.

Ky problem i pazgjidhur ka të bëjë me gratë e dhunuara gjatë luftës, e kam përmendur këtë në lobrat e mia por jo shumë është bërë nga Qeveria, por edhe nga UNMIK për t’i ndihmuar gratë e dhunuara. Rasti i veçantë ka të bëjë me 423 gratë e dhunuara. Ato janë pajtuar me UNMIK-un dhe Qeverinë e atëhershmes që ta firmosin një dokument e që tregojnë historinë e tyre dhe për krimin që u janë shfaq. Me anë të nënshkrimit UNMIK dhe Qeveria e atëhershme kanë pranuar t’i ndihmojnë, aty ishin veç 423 gra që pranuan të nënshkruhen, dhe mijëra të tjera nuk pranuan”, tha ai.

Sipas tij, UNMIK dhe Qeveria e atëhershme nuk i ndihmuan ato gra, teksa thotë se gratë e dhunuara nuk u pranuan në familje e shoqëri.

Për këto gra asgjë nuk ka ndodhur nga ajo kohë, ato e nënshkruan atë dokument, por asgjë nuk ndodhi. Sepse në atë kohë UNMIK dhe Qeveria e atëhershme kishte nevojë për dokumente që tregonin për krimet serbe, kur UNMIK dhe Qeveria e atëhershme i morën ato dëshmi, i treguan Bashkimit Evropian. Ajo çfarë ndodhi kur gratë u kthyen në familje ishte e tmerrshme, ishte përtej imagjinatës. Ato ishin të bëra me gisht, te braktisura dhe nuk iu është dhënë shanc për një vend pune apo diçka tjetër. Kjo është arsyeja që ta prezantojë këtë rast. Detyra jonë është që të trokasim të dyert e qeverisë dhe t’u tregojmë se duhet ta kenë prioritet edhe pas 23 vitesh. Kur ju i shkruani qeverisë, ju edhe pritni përgjigje por kjo nuk ndodhi dhe kjo është e habitshme”, tha tutje ai.

Salihe Salihu drejtoreshë e Institutit Shkencor Kosovar – Suedez, tha se Kosova ka aq shumë ngjarje që janë shkaktuar pa dëshirën e saj, dhe se populli ka pësuar gjenocid me shekuj.

“Para se të vrisnin protestues, duhet përmendur se janë përdorur metoda gjenocidiale edhe duke vrarë fëmijë e duke helmuar të rinj nëpër protesta”, tha ajo.

Rajoni

Me shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së

Published

on

Këshilli Studentor i UBT-së ka zhvilluar procesin zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të studentëve, në një proces të drejtë, transparent dhe të monitoruar nga autoritetet akademike të institucionit. Me shumicë votash, Vesa Shatri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Studentor të UBT-së, duke marrë besimin e studentëve për të udhëhequr strukturën përfaqësuese të tyre.

Në përbërjen e re të kryesisë, janë zgjedhur këta përfaqësues:

  • Kryetare: Vesa Shatri
  • Nënkryetare: Eliona Kastrati
  • Sekretar: Mal Shehu
  • Këshilli Akademik: Ema Spahija
  • Komisioni për Ankesa: Elena Jashanica
  • Komisioni i Cilësisë: Odesa Mala
  • Komisioni Disiplinor: Rizgjim Sejdiu
  • Komisioni i Etikës: Arianit Hasani

Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga përfaqësues të lartë të UBT-së, përfshirë Prorektorin e UBT-së, Prof. Dr. Binak Beqaj, sekretarin e institucionit, Prof. Dr. Artan Tahiri, këshilltarin në Zyrën e Rektorit, Prof. Dr. Elmi Kelmendi, koordinatoren për Çështje Akademike në UBT, Mirlinda Jashanica, si dhe Ismije Pllana, nga zyra e sekretarit.

Zgjedhja e kryesisë së re vjen me synimin që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të jetës akademike e studentore në UBT. Përfaqësuesit e rinj do të angazhohen për të qenë zëri i studentëve, për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të bashkëpunuar ngushtë me menaxhmentin e institucionit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e re, Vesa Shatri, falënderoi studentët për besimin dhe theksoi angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ndërtuar ura komunikimi të qëndrueshme mes studentëve dhe strukturave drejtuese të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i kërkon KPK-së zbatimin e plotë të reformave: Shteti ligjor, parakusht i domosdoshëm për integrim

Published

on

By

Zyra e Bashkimit Evropian ka njoftuar se në takimin e zhvilluar me Këshillin Prokurorial të Kosovës, u është bërë thirrje të gjithë anëtarëve të tij t’i zbatojnë plotësisht reformat e KPK-së.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se shteti ligjor është parakusht thelbësor për Bashkimin Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të tij që të zbatojnë plotësisht dhe së bashku reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të mbrojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Pas shkarkimit të u.d. së kryeprokurorit Besim Kelmendi dhe përplasjeve brenda KPK-së, Zyra e BE-së dje ka kërkuar takim urgjent me të gjithë anëtarët.

Ndërsa tri organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut të kundërligjshmërisë në KPK.

Për këtë arsye ato kanë kërkuar ndërhyrjen e gjykatës./EO

Continue Reading

Lajmet

​Certifikohet NISMA

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.

Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.

Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

By

Lista Serbe, ka njoftuar se sot më 03.12.2025, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton KosovaPress.

Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua./KP

Continue Reading

Të kërkuara