Sport

Ish-presidenti i FIFA-s ishte në komë për më shumë se një javë

Published

on

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatters ka qenë në komë artificiale për më shumë se një javë, por sipas vajzës së tij, ai tani ka dalë nga kujdesi intensiv.

84-vjeçari doli pozitiv me koronavirus në nëntor të vitit të kaluar dhe me sa duket i mbijetoi mirë virusit. Sidoqoftë, pas një operacioni në zemër në dhjetor, gjendja e tij u përkeqësua.

“Ai po bën përparim çdo ditë. Përparim i vogël, por i vazhdueshëm. Se ai ishte në gjendje të largohej nga njësia e kujdesit intensiv është një shenjë shumë e rëndësishme psikologjike. Mjekët janë të kënaqur me gjendjen e tij. Por rruga e kthimit është ende një rrugë e gjatë” – u shpreh vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten.

Blatter ishte president i FIFA-s nga viti 1998 e deri në vitin 2015, duke e udhëhequr institucionin më të madh të futbollit në botë për 17 vite rresht.

Ai aktualisht po vuan një ndalim gjashtë-vjeçar për të marrë pjesë në aktivitetet e FIFA-s.

Sport

Lucas Vazquez: Karriera ime vazhdon jashtë Spanjës, idetë janë të qarta

Published

on

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin këtë verë, Lucas Vazquez ka zgjedhur të nisë një aventurë të re në Gjermani, duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Ish-anësori i “Los Blancos” tregoi se kishte marrë oferta pas largimit nga Madridi, por nuk kishte dëshirë të qëndronte në futbollin spanjoll.

“Kisha interes nga disa ekipe, por doja të vazhdoja të konkurroja në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Vazquez për mediat gjermane.

Futbollisti e sheh këtë hap si mundësinë ideale dhe ka vendosur që të mos kthehet në Spanjë: “Kjo mundësi ishte perfekte për mua në çdo aspekt. Nuk mendoj se do të rikthehem më në Spanjë. Kam shumë të qarta idetë për të vazhduar karrierën time”.

Vazquez largohet nga Real Madrid pas një dekade të suksesshme me klubin, ku fitoi gjithçka në nivel klubesh, përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. Tani, 32-vjeçari synon të sjellë përvojën dhe mentalitetin fitues te një Leverkusen ambicioz. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Mbappe i gatshëm të shkëlqejë edhe me Francën

Published

on

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se ndihet më i relaksuar dhe plotësisht i përshtatur me jetën në Madrid, ndërsa është gati të ndihmojë përfaqësuesen franceze në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në “Parc des Princes”, ylli i Real Madridit tha se është në formë të mirë dhe se problemi i vogël në kyçin e këmbës së djathtë tashmë ka kaluar.

“Trajneri dëshiron që unë të luaj. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të madh,” tha Mbappe.

Sulmuesi francez shtoi se ambientimi në kryeqytetin spanjoll e ka ndihmuar të gjejë qetësinë dhe ekuilibrin që kërkonte.

“Kam pasur vite më të ndërlikuara, por në Madrid jam përshtatur mirë. Nuk është një kritikë ndaj Francës, por është e vërtetë që jam më i qetë atje. Stili i jetës është më pak kaotik se në Paris,” tha Mbappe.

Deschamps ndërkohë paralajmëroi skuadrën e tij të mos e nënvlerësojë Azerbajxhanin, kundërshtarin e radhës në “Parc des Princes”.

“Sigurisht që nuk janë ndër ekipet më të mira evropiane, por vijnë nga një barazim kundër Ukrainës. Shtatë nga lojtarët e tyre luajnë për Qarabag-un, që ka fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve,” theksoi ai.

Franca kryeson grupin e saj me dy fitore nga dy ndeshje dhe do të përballet me Azerbajxhanin në Paris, përpara se të udhëtojë drejt Islandës tri ditë më vonë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” janë nikoqir të sllovenëve në ndeshjen e tretë të Grupit B. Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Kujtojmë se “Dardanët” vijnë nga një fitore e madhe ndaj Suedisë dhe sonte synon tri pikët e radhës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Trajneri gjerman​: Anglia nuk mund të jetë favorite e Botërorit 2026

Published

on

Ekipi i Anglisë në futboll nuk ka luajtur në finale të Kupës së Botës për një kohë shumë të gjatë dhe për këtë arsye nuk mund të jetë favorit për Kupën e Botës 2026, tha trajneri i saj Thomas Tuchel.

Anglia ende nuk ka siguruar kualifikimin për kampionatin botërore që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, por është shumë afër këtij qëllimi, pasi në grupin kualifikues K, ajo ka 15 pikë. Shqipëria renditet e dyta me tetë.

Herën e fundit që Anglia luajti në finale të Botërorit ishte në vitin 1966, kur fitoi titullin e saj të vetëm.

“Në Kupën e Botës, ku nuk kam asnjë dyshim se do të kualifikohemi, nuk mund të jemi midis favoritëve. Ka kaluar shumë kohë që kur Anglia fitoi garën ose luajti në finale, dhe shumë nga rivalët tanë e kanë bërë pikërisht këtë në dekadat e fundit. Ndoshta mund të presim shansin tonë nga hija, por nuk mund të jemi midis favoritëve”, tha eksperti 52-vjeçar gjerman.

“Është e qartë se Anglisë i mungon një mentalitet i vërtetë fitues. Kjo është ajo që kanë Argjentina, Brazili, Spanja apo Franca. Nuk jemi në të njëjtën situatë me ta për momentin, por mund të jemi nëse udhëtojmë në turne si një ekip homogjen dhe sillemi si një grup cilësor gjatë turneut”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara