Lajmet

Ish-ministri i Financave thotë se ekonomisë i duhen mbi 1 miliard euro që vendi të rimëkëmbet

Published

on

Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë i ka shkaktuar vendit humbje të mëdha. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri në një intervistë për Ekonomia Online tha se procesi i rimëkëmbjes ekonomike është plagë që nuk mund të shërohet brenda muajit ose vitit.

“Ajo që unë mendoj është që në rastin më të mirë Kosova do të arrijë t’i ndal trendet negative duke shpresuar që edhe pandemia do të frenohet diku nga mesi i vitit dhe paralelisht Kosova me fillua me një rritje më të mirë ekonomike”, deklaroi ai.

Ai përcaktimin e masave e cilëson si jo të mjaftueshme, ku sipas tij, masat kanë shërbyer më shumë për mirëqenie individuale, dhe jo për një rimëkëmbje të duhur.

“Masat të cilat janë marrë nuk besoj se janë të mjaftueshme, sepse disa masa më shumë kanë shërbyer  për një mirëqenie individuale ose familjare, një javore ose dy javore siç janë mjetet e trustit, por jo për një rimëkëmbje të duhur, por edhe masat tjera, me përjashtim fondi i garancionit të kredive, nuk janë masa për kthim të rimëkëmbjes, por vetëm për një konsum të përditshëm”, shtoi ai më tej.

Shatri fondin e garancionit të kredive e sheh si masë serioze dhe nëse menaxhohet si duhet mund të jetë ndihmesë e madhe sidomos për bizneset.

“Fondi i garancionit të kredive, kjo është një masë më serioze dhe nëse menaxhohet si duhet kjo do jetë ndihmesë ekonomike sidomos për bizneset e rënduara nga pandemitë, ku shteti ju garanton bizneseve ku nuk janë në gjendje të paguajnë ashtu siç i kërkojnë bankat dhe në këtë mënyrë ju mundësohet që të marrin kredi me kushte të lehtësuara”, deklaroi ai.

Ai nuk e mohon faktin që ekonomia e Kosovës është e dobët dhe që ka aftësi të ulëta akumuluese. Sipas  tij, mbi 1 miliard euro do t’i ishin dashur buxhetit që të rikthehet vendi në drejtimin e duhur.

“Është vështirë të thuhet diçka pa analiza të mirëfillta, por mendoj që ekonomisë do i ishin dashur një kontingjent parash të freskëta, diku rreth 1 miliard e 200 milionë, me kusht që këto mjete të menaxhohen si duhet dhe jo të keqpërdoren siç ka ndodhur jo në mandatin e fundit të qeverisjes, por në qeverisjet e kaluara. Kam ndrojtje që ka manipulime në numrin e atyre punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë, duke shpresuar që njerëzit të përfitojnë mjete nga pjesa që është e paraparë në buxhetin mbi pandeminë”, shtoi ai.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara