Sport

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it dhe Fenerbahçes, Skrtel, ka njoftuar pensionimin

Martin Skrtel u pensionua nga futbolli në moshën 37 vjeçare

Publikuar

Mbrojtësi sllovak Martin Skrtel njoftoi pensionimin e tij nga futbolli të martën përmes një postimi në Instagram.

Pas 20 viteve të karrierës sime, vendosa që ndeshja me FC DAC (Dunajská Streda) të jetë ndeshja ime e fundit dhe karriera ime të përfundojë”, ka shkruar ai.

37-vjeçari ka luajtur për disa klube, duke përfshirë Liverpool, Zenit St. Petersburg, Atalanta, Fenerbahce dhe Basaksehir.

Ai fitoi një Kupë UEFA, më vonë u riemërua si UEFA Europa League, me Zenit në 2008 dhe ka një titull të Super Ligës Turke me Basaksehir.

Skrtel shënoi gjashtë gola në 104 paraqitje për Slloveninë. /UBTNews/

Sport

Reali merr vendim për të ardhmen e Asensios

Marco Asensios nuk do t’i ofrohet mundësia e rinovimit të kontratës së tij në “Santiago Bernabeu”, raporton “Marca”.

Publikuar

nga

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, si duket ka marrë një vendim sa i përket të ardhmes së sulmuesit spanjoll, Marco Asensio.

Marco Asensios nuk do t’i ofrohet mundësia e rinovimit të kontratës së tij në “Santiago Bernabeu”, raporton “Marca”.

Reprezentuesi spanjoll, i cili së fundmi ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Liverpoolin, tani duhet të vendosë nëse dëshiron të largohet këtë verë nga Reali apo të pres deri verën tjetër, dhe të largohet si lojtar i lirë.

Që prej kalimit nga Espanyoli te Real Madridi, Marco Asensio ka arritur të bëjë 235 paraqitje, duke regjistruar 49 gola dhe 24 asistime mbi emrin e tij.

Vazhdo të lexosh

Sport

Shabani rikthehet në fole, nënshkruan me Llapin

Trajneri Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese te Llapi, Alban Shabanit.

Publikuar

nga

KF Llapi ka bërë zyrtare sot se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Alban Shabani, i cili nënshkruan me klubin e Tahir Batatinës deri në vitin 2024.

Mesfushori me tipare defanzive rikthehet te Llapi, i cili përgjatë dy sezoneve paraprake luajti te skuadrat si Skënderbeu, Feronikeli e Drenica.

Shabani rikthehet në fole, aty ku u formua si futbollist dhe i morri hapat e parë të karrierës së tij.

Trajneri, Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese te Llapi, Alban Shabanit.

Vazhdo të lexosh

Sport

Raphinha refuzon kalimin te Chelsea, kjo është dëshira e tij

Ylli brazilian dëshiron që të kalojë te Barcelona, pasi që kjo ka qenë ëndrra e tij që kur ishte fëmijë.

Publikuar

nga

Ditë më parë skuadra e Chelseat pa një ofertë prej 75 milionë eurove të pranohet nga Leeds për yllin brazilian, Raphinha.

Me këtë ofertë, Chelsea mposhti Barcelonën e Arsenalin, të cilat ishin në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.

Pasi që Leeds ishin të kënaqur me ofertën, në pyetje ishin vetëm kushtet personale me lojtarin, por si duket ky i fundit ka vendosur ta refuzojë kalimin te Chelsea.

Siç raportohet nga “Diario AS”, Raphinha i ka kërkuar agjentit të tij, Decos, që të bllokojë transferimin e tij te Chelsea, pavarësisht se ky i fundit ka marrëveshje në vlerë prej 75 milionë eurove me Leeds.

Ylli brazilian dëshiron që të kalojë te Barcelona, pasi që kjo ka qenë ëndrra e tij që kur ishte fëmijë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Futbolli drejt ndryshimit, FIFA prezanton teknologjinë e re për offside

Nuk është ende e qartë nëse teknologjia do të përdoret gjatë 90 minutave.

Publikuar

nga

Përdorimi dhe zbatimi i ligjit të pozitës jashtë loje, të njohur ndryshe si offside, duket se është bërë më i diskutueshëm që kur VAR-i erdhi në skenë.

FIFA ka njoftuar se një sistem i ri jashtë loje gjysmë-automatike do të zbatohet në Kupën e Botës “Katar 2022” në nëntor të këtij viti.

Sistemi i ri, i cili duhet të jetë në gjendje të ndërtojë një paraqitje 3D të lojës brenda sekondave dhe t’i dërgojë një alarm gjyqtarit për të përcaktuar nëse një lojtar ishte jashtë loje apo jo.

Siç u përmend nga “Diario AS”, nuk është ende e qartë nëse teknologjia do të përdoret gjatë 90 minutave apo nëse do të aplikohet vetëm gjatë rishikimeve të VAR-it.

Foton se si duket ky projekt e gjeni më poshtë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara