Lajmet

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark: Nuk e kam lexuar aktakuzën

Published

on

Edhe sot në gjykatoren e Hagës u paraqit dëshmitari i mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee i cili sot deklaroi se nuk e ka lexuar aktakuzën në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

Ai gjatë dëshmisë së tij tha se e kishin përshtypjen se në Kosovë nuk kishte një strukturë të konsoliduar të komandës dhe nuk ishte dikush në nivel të lartë që jepte urdhra.

Ndërsa, pasditen e sotme ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee e përfundoi dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ishte pyetja prokurores, Silvia D’Ascolin nëse Durkee e ka lexuar aktakuzën dhe e dinë përmbajtjen e saj, për çka ish-këshilltari politik i Clark tha se nuk e ka lexuar aktakuzën dhe nuk është në dije se me çka i ngarkon kjo aktakuzë katërshen e UÇK-së.

“Jo nuk e kam lexuar….Jo nuk e di”, u shpreh ai.

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se UÇK nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç domethënë në ushtrinë perëndimore.

“Ne kishim këtë përshtypje që nuk kishte një strukturë solide ose të konsoliduar komandës që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra të cilat më pas do të çonin në veprime ose në operacione të caktuara në terren nëpër zona operative. Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur ata e mendonin të përshtatshme. Nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç domethënë në ushtrinë perëndimore”, tha ai.

Në pyetjen nëse Thaçi kishte autoritet ta ndalonte dhunën, ish-këshilltari politik i Clark deklaroi se Thaçi nuk e kishte këtë autoritet.

“Nuk kishte kompetencë, nuk kishte autoritet Hashim Thaçi ta bërë këtë gjë atëkohë…sepse në ato ditë pas tërheqjes së forcave serbe UÇK ishte në mes të situatës që duhet të realizonin sipërmarrjet dhe premtimet që kishin dhënë KFOR së bashku me gjeneralin Jackson”, deklaroi ai.

Durke tha se Hashim Thaçin kur e kishte takuar në Mons të Belgjikës, ky i fundit ishte identifikuar vetëm si udhëheqës i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe jo si komandant. Ndërsa, kur nga ZPS-së u pyet nëse e dinte që Hashim Thaçi ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari deklaroi se nuk e dinte.

“Mendoj që ai ishte identifikuar në raportime publike si udhëheqësi i të ashtuquajturës Drejtori Politike e UÇK-së… Nuk mendoj se në atë kohë kishim njohuri apo informacione të shumta lidhur me informacionin dhe zhvillimin e UÇK-së dhe kjo deri në gjatë vitit 1998-99…Nuk e dija …Në kohën kur jemi takuar me Thaçin në Mons, nuk besoj që ai ishte identifikuar si një person udhëheqës apo komandant i Shtabit të Përgjithshëm. Ai ishte identifikuar si një udhëheqës dhe po citoj i Drejtorisë Politike të UÇK-së. Do të ishte e ndarë natyrisht nga Shtabi i Përgjithshëm”, tha Durkee.

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e nisi pasditen e së mërkurës. Para Durkee gjatë kësaj jave u dëgjua edhe dëshmia e ish-të dërguarit të posaçëm i SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill.

Të hënën më 17 nëntor në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve dëshminë e tij do ta jep ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim prej nëntorit 2020, nën akuzat për kinse për krime të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. /KP

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara