Lajmet

Ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz i merret imuniteti

Prokuroria për Krim Ekonomik dhe Korrupsion kërkoi heqjen e imunitetit.

Published

on

Kreut të klubit parlamentar të Partisë Popullore të Austrisë (OVP), ish-kryeministrit Sebastian Kurz, i është hequr imuniteti parlamentar nga një komision i parlamentit austriak.

Kështu është vetëm çështje formaliteti miratimi i vendimit për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-kancelarit në seancën parlamentare të së enjtes.

Prokuroria për Krim Ekonomik dhe Korrupsion, e cila po zhvillon hetime ndaj Kurzit për përvetësim dhe ryshfet, kërkoi heqjen e imunitetit.

Nga e premtja, prokuroria do të mund të vijojë hetimet. Pas vendimit të komisionit parlamentar, Kurz u shpreh i kënaqur, duke thënë se tani mund të punohet për të vërtetuar se këto janë akuza të gabuara.

Lajmet

Abdixhik: Albin Kurti si Don Kishoti, Republika nuk po udhëhiqet nga arsyeja

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur Albin Kurtin, “Don Kishot”,  ku tha se ai pret tension, përplasje e konflikt.

Abdixhiku ka thënë se seanca e sotme është për elektoral e jo për zgjidhje.

“Dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje shumë të thjesht por ironikisht e fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politike të Kosovë atë të Don Kishtotit, jo si figurë e letërsisë por si një metaforë politike sepse për fat të keq shteti ynë, shoqëria e republika jonë ka një kohë që po udhëhiqet  jo nga arsyeja por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurtin. Për ju të pushtetit që bërtisni teksa flasim ne këtu që leximin nuk e keni pasur as dëshirë e as qëllim, e duket e as obligim, Don Kishoti ëshë një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, një figurë komplekse, idealiste, tragjike, shpeshherë e thellësisht komike. Pra, një figurë tragjikomike. Sikur Don Kishoti edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë, dhe në atë botë Albin Kurti i Vetëvendosjes sheh dhe krijojnë vec kundërshtarë. Kundërshtarë që duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Edhe ty gjeneral Hadërgjonaj, edhe ty Ramush, Fatmir e juve burra e gra që keni luftu për lirinë e Kosovës, pra gjithë ju e ne duhet ta kthejnë realitetin e Albin Kurti Serbinë në Kosovës”, tha ai.

Ai edhe më tej tha se kundërshtarët po duan që të bllokojnë Kosovën, vendin ku sipas tij prej dallim prej Kurtit ata fëmijët i rrisin në Kosovë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Dy fëmijë në mesin e 20 të viktimave në sulmin e Rusisë në Ukrainën perëndimore

Published

on

Të paktën 20 persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë, në një sulm rus me dronë dhe raketa në qytetin perëndimor të Ternopilit, i cili goditi dy blloqe apartamentesh, thonë zyrtarët ukrainas.

66 persona të tjerë u plagosën, 16 prej të cilëve fëmijë, tha policia, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse në Ukrainën perëndimore që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Dy rajone të tjera perëndimore u goditën, Lviv dhe Ivano-Frankivsk, dhe një sulm me dron shënjestroi tre rrethe të qytetit verior të Kharkiv, duke plagosur më shumë se 30 persona. Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe makina në flake, raporton BBC.

Ndërprerjet e energjisë elektrike po preknin një numër rajonesh në të gjithë vendin, tha ministria e energjisë e Ukrainës./S.K/EO/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Nis intervistimi i u.d. Kryeprokurorit Kelmendi në Prokurorinë Speciale

Published

on

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi është paraqitur në Prokurorinë Speciale i cili është ftuar për t’u intervistuar si dëshmitar lidhur me hetimet për masakrën e Reçakut, aktualisht ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë.

Ai mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që nga prilli i vitit 2022, është konsideruar si person me njohuri për rastin për shkak se në kohën e masakrës, në vitin 1999, punonte në pozitën e bashkëpunëtorit profesional pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Njeriu që mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që nga prilli i vitit 2022, është konsideruar si person me njohuri për rastin për shkak se në kohën e masakrës, në vitin 1999, punonte në pozitën e bashkëpunëtorit profesional pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.B., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më datë 16.07.2025, në Prizren, të pandehurit A.B., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, shpërndajnë dhe ofrojnë për shitje substanca narkotike të llojit marihuanë të siguruara përmes rrugëve ilegale.

“I pandehuri E.Sh., duke përdorur veturën e tij, shkon në shtëpinë e A.B., i njëjti merr një çantë të zezë me 18 qese me narkotikë të llojit “marihuanë” dhe më pas takohen me L.K., dhe E.K., dhe i  shesin atyre sasi të narkotikëve. Pas kryerjes së shitblerjes, policia ka reaguar dhe ka ndaluar të pandehurit në  flagrancë. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, i pandehuri A.B., ka hedhur në tokë çantën e zezë, e cila përmbante 18 qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 60.97 gram. Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit A.B., janë sekuestruar shtatëdhjetë e tetë (78) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, të cilat, pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, kanë rezultuar të jenë të llojit “marihuanë”, me peshë totale prej 2 kg”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes, bëhet e ditur se me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, ndër të tjera: narkotikë me peshë të përgjithshme prej 2 kg, një (1) automjet, të holla kesh etj.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara