Lajmet

Ish-gazetari i RTP-së: UÇK-ja nuk ka pasur hierarki strikte

Published

on

Ish-gazetari i Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), Nuhi Bytyçi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka pasur hierarki strikte siç e kanë ushtritë e rregullta.

Ai tha e në disa zona ka pasur vështirësi për të xhiruar edhe pse ishte nën prezencën e Hashim Thaçit, raporton Betimi për Drejtësi

“Nuk kanë pas ndonjë hierarki strikte siç kanë ushtritë e rregullta sepse unë kam pasur vështirësi në disa zona të luftës sidomos në Dukagjin. Kam shkuar bashkë me z. Thaçi i cili ka qenë përgjegjës për informim, por ushtarët që kanë qenë në komandën e z.Ramush Haradinaj nuk kanë me lejuar të bëjë filmimin bashkë me kameramanin tim Abaz Zekën. Po ashtu, edhe në Zatriç të Rahovecit kam shkuar që të xhiroj dhe komandanti lokal, Idriz Vehapi edhe pse ka qenë i pranishëm z.Hashim Thaçi nuk me ka lejuar të xhiroj. Kjo dëshmon se vërtetë nuk ka pasur ndonjë hierarki strikte në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha dëshmitari.

Përpara kësaj, dëshmitari tha se ai kishte shkuar për të raportuar dhe se nuk i ka interesuar organizimi dhe strukturën e UÇK-së, por që më pas tha se e kishte vërejtur që një hierarki nuk ekzistonte aty.

“Nuk me ka interesuar as organizimi as struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam bashkëpunuar me njerëzit kompetent që kanë qenë në atë periudhë për komunikim me gazetarët siç ka qenë z.Hashim Thaçi- përgjegjës për informim dhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Me këta dy persona kam bashkëpunuar në mënyrë intensive në zonat e luftës kurse në Prishtinë kam bashkëpunuar ngushtë me përfaqësuesin e përgjithshëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Adem Demaçi”, tha dëshmitari.

Prokurori Halling u fokusua tek një takim që dëshmitari kishte pasur me Rexhep Selimin gjatë kohës së luftës në të cilin ai e kishte pasqyruar në libër që ka marrë kritika nga tashmë i akuzuari për mënyrën e raportimit gjatë asaj periudhe.

“Kam pasur me Rexhep Selimi dhe kishte shumë të drejtë që thoshte, jo vetëm anëtarët e UÇK-së por edhe i gjithë populli nuk ishte i kënaqur me informimin që bëhej në atë kohë në Radiotelevizionin Shqiptar por edhe në disa media të tjera shqiptare për situatën në zonën e luftës. Thuhej se mbrohej pragu i shtëpisë dhe ishte vërejtje me vend se Ushtria e Kosovës po luftonte për çlirimin e vendit dhe jo vetëm për mbrojtje të pragut të shtëpisë”, tha dëshmitari duke shtuar se ky takim ishte mbajtur me në prill ose fillim maj të 1998-ës.

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e zhvillimit të Kosovës: Transformo turizmin në sukses me UBT

Published

on

By

Kosovë po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet më atraktive në rajon. Për të rinjtë që kërkojnë një profesion dinamik, me mundësi të pafundme punësimi dhe perspektivë globale, Programi Bachelor në TurizëmUBT është zgjedhja ideale për të kthyer pasionin në një karrierë të suksesshme.

Turizmi nuk është thjesht udhëtim — është menaxhim biznesi, ekonomi, inovacion dhe promovim i potencialeve të vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Pse është Turizmi profili i së ardhmes për të rinjtë në Kosovë?

Orientim i plotë praktik dhe përvojë reale: Programi në UBT gërsheton njohuritë teorike me praktikat më moderne të biznesit, duke ju pajisur me aftësitë që kërkon tregu real i punës që nga dita e parë.

Gatishmëri për tregun vendor dhe global: Përmes ekspertizës ndërkombëtare, trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, ju përgatiteni për role udhëheqëse jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Mjedis me studentin në qendër: UBT ofron kushte moderne, teknologji të avancuar dhe një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me komunitetin dhe udhëheqësit e industrisë së turizmit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: Si ekspertë të ardhshëm të menaxhimit dhe ekonomisë turistike, ju do të jeni forca lëvizëse që do të mbështesë rritjen ekonomike, private dhe sociale të Kosovës.

Përmes metodave moderne të mësimdhënies, zhvillimit të mendimit kritik e kreativ dhe fokusit te inovacioni, Programi i TurizmitUBT po formëson gjeneratën e re të specialistëve dhe drejtuesve të këtij sektori.

Nëse dëshironi një profesion pa kufij, ku praktika takon suksesin, zgjidhni programin e Turizmit në UBT dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet 3.9 shkallësh godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në zonën qendrore

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur Shqipërinë mesditën e sotme, duke shkaktuar lëkundje të perceptueshme në zonën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në orën 12:44.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit./Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara