Lajmet

Ish-deputetja e PDK-së: Me Kurtin, Kosova hipi në trenin e gabuar e në drejtim të gabuar

Publikuar

Ish-deputetja Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë shteti i Kosovës për katër vite ka hipur në “trenin e gabuar dhe në drejtim të gabuar”.

Me Albin Kurtin, shteti i Kosovës hypi në trenin e gabuar, në drejtim të gabuar. Dhe, ne në vend se të zbriste posa që e kuptoi mashtrimin e madh, ai udhëtoi shumë gjatë në të, (4 vite!) sa tani kthimi vetëm në vendin ku ishte është bërë është aq i kushtueshëm, gati gati i pamundshëm. Dëm. Shumë dëm”, ka shkruar Ismaili.

Bota

BE ofron 10 miliardë euro ndihmë vendeve që u prekën nga përmbytjet

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian (BE) ka shpallur një fond prej 10 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet anëtare të prekura nga përmbytjet shkatërrimtare të shkaktuara nga stuhia Boris. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi këtë masë gjatë një vizite në Vroclov, Poloni, ku takoi liderët e katër vendeve të goditura. Ajo shprehu shqetësimin e saj për dëmet e shkaktuar nga përmbytjet dhe theksoi se ky është një reagim urgjent për të mbështetur ata që janë prekur.

Përveç ndihmës financiare, Gjermania ka ofruar ndihmë ushtarake për Poloninë, duke dërguar ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura.

Kryeministri polak, Donald Tusk, pranoi këtë ndihmë dhe bëri thirrje për qetësi, duke iu kujtuar qytetarëve se ushtarët gjermanë po vijnë për të ndihmuar dhe jo për të frikësuar, duke aluduar në historinë e dhimbshme të pushtimit nazist të Polonisë në 1939.

Polonia po përballet me përmbytje të mëdha, veçanërisht në jugperëndim të vendit, dhe ka dërguar rreth 16,000 ushtarë në zonat e prekura për të ofruar asistencë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Macron i thotë Izraelit se lufta në Liban ‘duhet të shmanget’

Publikuar

nga

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se “përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt”, pasi ai bëri thirrje për përmbajtje në një video-mesazh të publikuar në X të enjten. Macron tha se “rruga diplomatike ekziston”, duke shtuar se “integriteti, siguria dhe sovraniteti i Libanit duhet të ruhen”.

“Asgjë – asnjë aventurë rajonale, asnjë interes privat, asnjë besnikëri ndaj ndonjë kauze – nuk ia vlen të nisë një konflikt në Liban”, tha ai.

Ai tha se Libani nuk duhet “të jetojë me frikën e një lufte të afërt”.

Macron u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të enjten, në një takim në të cilin dyshja “diskutuan nevojën për de-përshkallëzimin në Liban dhe një angazhim për një zgjidhje diplomatike”, sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Franca pranë formimit të Qeverisë së re

Publikuar

nga

Pas disa muajve pasiguri politike, Franca duket shumë afër formimit të një Qeverie të re, me kryeministrin Michel Barnier që pritet të paraqesë kabinetin e tij para presidentit Emmanuel Macron. Macron e emëroi Barnier, ish-kryenegociatorin e BE-së për Brexit-in, si kryeministër dy javë më parë.

Formimi i Qeverisë është përballur me sfida për shkak të dallimeve të thella mes partive pas zgjedhjeve të parakohshme të thirrura në korrik, të cilat nuk prodhuan një fitues të qartë. Kështu, vendi ka funksionuar me një qeveri të përkohshme.

Tani, Macron duhet të miratojë kabinetin e Barnierit, i cili përfshin emra si Bruno Retailleu për ministër të Brendshëm dhe Jean-Noel Barrot për ministër të Jashtëm. Sebastien Lecornu do të mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa Antoine Armand do të marrë një rol të lartë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Barnier ka një afat deri më 1 tetor për të paraqitur një draft-buxhet për vitin 2025, duke e bërë këtë periudhë kritike për stabilizimin politik të Francës./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rama: Marrëveshja për emigrantët “ekskluzive” për Italinë, asnjë vend tjetër

Publikuar

nga

Shqipëria nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për Euronews, pavarësisht rritjes së interesit ndërkombëtar për këtë skemë.

Një qëndrim i tillë vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën, sipas së cilës Italia do të transferojë deri në 36,000 emigrantë në vit në dy qendra pritjeje në Shqipëri, ndërkohë që qeveria italiane përpunon kërkesat për azil.

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, u shpreh kryeministri gjatë intervistës.

Rama theksoi se qeveria e tij po përpiqet të ofrojë një zgjidhje pragmatike për një çështje që po bëhet një temë e nxehtë politike në Evropë.

“Kur vendosëm ta bënim marrëveshjen e migracionit, vendosëm bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që ne nuk jemi evropianë brenda BE-se, por ne jemi ende evropianë dhe kjo nuk mund të na mohohet . Kjo është diçka që ne e bëmë në vend që të mos bënim asgjë. Pra, a është e re apo nuk është e re, a është novatore apo nuk është novatore, do të funksionojë apo nuk do të funksionojë, kjo është e gjitha për t’u parë, por me siguri është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama mohoi gjithashtu se ky zhvillim mund t’i jepte Shqipërisë një avantazh në përpjekjen e saj për anëtarësim në BE.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara