Lajmet

Ish-deputetja e PDK-së i del në mbrojtje Ardian Kastratit: UP-ja lëshoi deklaratë rrufe nën presionin parapolitik

Published

on

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke i dal në mbrojtje deputetit të kësaj partie, Ardian Kastratit.

Isamili ka shkruar se Universiteti i Prishtinës lëshoi një deklaratë rrufe ndaj profesorit nën presion parapolitik, dhe se shumica ka marrë hov në kërkim të kurbanëve të pushtetit, për t’i hyrë në qejf pushtetit.

Po ashtu ndër të tjera, ajo ka cekur se si mund të jenë ditë të bardha për demokracinë kur opozita në atë demokraci nuk ka as nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme e asnjë amandament nuk mund ta kaloj, dhe bordet do të votohen nga njerëz të një partie.

Postimi i plotë:

“Kosova, shtet i trembur

Shoqëria kosovare ende bartë plagë nga e kaluara e saj, një e kaluar që kujton masakra, dhunime dhe shkatërrim të pasurisë. Ende nuk janë shëruar plagët!

Liria për të cilën sakrifikuan shumë breza qe përmbushur më pavarësinë dhe pikërisht shumë breza që sakrifikuan për lirinë, sakrifikojnë ende edhe pas mëvetësisë.

Sot dhe gjatë gjithë kohës së shtetndërtimit, shoqëria jonë përballet më një polarizim të skajshëm, ku gjuhët politike të pushtetit, dikur në opozitë, tani në detyrë, janë skajshmërisht gjuhë dhune dhe linçimi ndaj kujtdo që mendon ndryshe.

E kuptoj bukur mirë mbështetjen dhe parametrat e një pjesë të shoqërisë e cila i përkahë këtë gjuhë, madje është jetësuese e saj. Jemi në demokraci. Por duhet kuptuar një gjë, që demokracia ka shumë anë, njëkohësisht shumë taborre, grupe njerëzish që përfaqësojnë bindje të ndryshme poltike.

Turr i papërmbajtur i masave dhe disa eksponentëve akademik që mbështesin direkt apo tërthorazi pushtetin për çdo vendim dhe veprim politik. Edhe një heshtje dhe relativizim erdhi për krimin brenda. Gjithçka arsyetohet kur fjala është për ata që janë në pushtet tani. Më shqetësuese sesa heshtja është trysnia për të heshtur. Trysnia mbi opozitën, mendimin ndryshe.

Ditë e bardhë për demokracinë, si mund të jetë dita kur opozita në atë demokraci as nënshkrimet për një seancë të jashtzakonshme nuk do ti ketë? Asnjë amandament nuk do të mund ta kaloj? Kur bordet do të votohen nga njerëz të një partie për të ushtruar kontroll-balance mbi agjenci e organizata? A paska qenë problem “kapja” e shtetit apo ndërrimi i kapëseve me kapësa të kuq?

Akademia e Kosovës, nuk ka një deklaratë të vetme. Ndërsa universiteti lëshon një deklaratë rrufe ndaj një profesori nën presionin parapolitik të një “puppet shoë” të pushtetit para rektoratit, por nuk është mobilizuar asnjëherë që efektshëm të adresojë dukuritë e shëmtuara brenda saj nga të cilat lëngon kohë të gjatë tashmë.

Masa, në përbërje lara-lara ka marrë hov në kërkim të kurbanëve të pushtetit. Për t’i hyrë në huj pushtetit. Akoma nuk kemi parë asgjë.”

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Vendi

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në mbështetje të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte në Prishtinë: Qytetarët ftohen të mblidhen në sheshin “Skënderbeu

Published

on

By

Vala e protestave në kryeqytet do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të radhës, i cili është caktuar të mbahet në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi publik, Haziri ka kërkuar bashkim dhe pjesëmarrje sa më të madhe, duke nëvizuar se kauza kapërcen çdo ndasi politike apo shoqërore. Ky tubim synon të fuqizojë zërin qytetar në mbrojtje të UÇK-së, sakrificës dhe lirisë.

Thirrja e tij i mëshon fort bashkimit kombëtar me mesazhin se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet fuqishëm, ndërsa protesta e sotme do të shoqërohet sërish me moton kryesore “JO NË EMRIN TIM!”.

Continue Reading

Të kërkuara