Kulturë

Ish-bashkëshorti i Britney Spears arrestohet për përndjekje

40-vjeçari pati një vit të mbushur me probleme.

Published

on

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, është sërish prapa hekurave!

Alexander u arrestua për herë të tretë në vetëm 12 muaj kur u arrestua më 30 dhjetor për përndjekje të rëndë dhe shkelje të një urdhër-mbrojtjeje, kështu të paktën konfirmoi një oficer për Page Six.

Alexander, i cili po mbahet në burgun e Williamson County me një garanci prej 30,000 dollarësh, ka një seancë dëgjimore të planifikuar për 17 shkurt. Zyrtarët nuk zbuluan se kë përndiqte i dyshuari.

Ish-bashkëshorti 40-vjeçar i Britney Spears pati një vit të mbushur me probleme, pasi u godit me akuza penale në tre incidente të veçanta.

Spears, 40 vjeç, e cila tani është e fejuar me Sam Asghari, ishte martuar me Alexander, mikun e saj të fëmijërisë, për 55 orë në vitin 2004, pasi ishte martuar ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit. Martesa e tyre u anulua menjëherë./UBTNews/

Magazinë

Babai i Lindsay Lohan dënohet me nëntë muaj burg për ryshfet dhe shkelje të kushtit

Published

on

Babai i aktores së njohur amerikane Lindsay Lohan, Michael Lohan (64), u dënua me nëntë muaj burg për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht të shqiptuar më parë.

Një ish-ndërmjetës i Wall Street-it është akuzuar për marrje ryshfeti në këmbim të drejtimit të të varurve në disa qendra rehabilitimi në Florida.

Sipas aktakuzës, Lohan mori të paktën 25,000 dollarë (afro 22,000 euro) për të dërguar të varurit nga droga në një qendër specifike trajtimi. Mes këtyre personave ishte edhe një grua me të cilën sipas prokurorisë ai në atë kohë ishte në një lidhje romantike.

Në vitin 2022, Lohan u shpall fajtor në gjykatë për ndërmjetësim në referimin e pacientëve, për të cilin u dënua me katër vjet dënim me kusht.

Mirëpo, në shkurt të këtij viti, ai ka shkelur kushtet e dënimit me kusht kur u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, gazetaren Kate Major (42 vjeçe), me të cilën nuk jetonte më në atë kohë.

Kate Major, me të cilën Lohan ka dy djem, Landon dhe Logan, e denoncoi ngjarjen në polici pasi ai e shoqëroi atë në takimin e mjekut.

Sipas raporteve të policisë, Major u gjet me mavijosje të dukshme që dyshohet se i kishte pësuar ditë më parë kur Lohan dyshohet se e hodhi nga një karrige.

Continue Reading

Libra

23 prilli – Dita Ndërkombëtare e Librit

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë.

Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Continue Reading

Magazinë

Oscars prezantojnë rregulla të reja për 2026: Cilat janë këto ndryshime?

Published

on

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka prezantuar rregulla të reja për edicionin e Oscars 2026.

Të hënën, më 21 prill, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit zbuloi udhëzimet për fushatën për çmimet e 98-ta të Akademisë, e cila do të zhvillohet më 15 mars 2026.

Kështu kanë njoftuar përmes rrjeteve të tyre sociale, në një postim të publikuar në Twitter, tashmë X: “Ceremonia e 98-të e #Oscars do të mbahet të dielën, më 15 mars 2026. Nominimet do të shpallen të enjten, më 22 janar 2026”.

Cilat rregulla të reja janë përfshirë për Oscar 2026?

Së pari, detajohet se votuesit do të duhet të shohin të gjithë filmat në secilën kategori para se të votojnë për ta. Ende nuk është përcaktuar si do duhet të saktësojnë se i kanë parë, por po punohet për këtë.

Sipas Hollywood Reporter, shikuesit që shikojnë filma diku tjetër do të duhet të “plotësojnë një formular” duke detajuar se kur dhe ku i kanë parë. Ky është një skandal që tashmë ka dalë në dritë në edicionet e mëparshme, kur u pa se disa votues morën pjesë pa i parë realisht.

Përveç kësaj, përdorimi i inteligjencës artificiale në filma është i lejuar, siç ishte rasti me ‘Emilia Perez’ dhe ‘The Brutalist’.

Rregulli i ri ka sqaruar se përdorimi i teknologjisë nuk skualifikon një film: “Akademia dhe secila degë do të gjykojë arritjen, duke marrë parasysh shkallën në të cilën një qenie njerëzore ishte në qendër të autorësisë krijuese në zgjedhjen e filmit për të shpërblyer”.

Continue Reading

Magazinë

Filmat e realizuar me inteligjencë artificiale mund të fitojnë Oscar

Published

on

Filmat e realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) do të jenë në gjendje të fitojnë çmime Oscar, sipas organizatorëve të saj.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit nxori rregulla të reja të hënën, ku u tha se përdorimi i AI dhe mjeteve të tjera dixhitale “as nuk do të ndihmonte dhe as do të dëmtonte shanset për t’u nominuar.”

Inteligjenca artificiale gjeneruese – e cila mund të krijojë tekst, imazhe, audio dhe video në përgjigje të kërkesave – ndihmoi në prodhimin e disa prej filmave të vlerësuar me çmimet kryesore të Ocars në mars.

Por, Akademia tha se do të merrte sërish në konsideratë përfshirjen njerëzore gjatë përzgjedhjes së fituesve.

Përdorimi i AI në film u bë temë debati pasi Adrian Brody mori çmimin “Aktori më i mirë” për rolin në “The Brutalist”. Filmi përdori AI për të përmirësuar theksin e aktorit kur ai fliste hungarisht. Teknologji e ngjashme e klonimit të zërit u përdor për të përmirësuar këndimin në muzikalin “Emilia Perez”.

Përdorimi i AI mbetet i diskutueshëm dhe artistët kanë shprehur shqetësime. Disa e kritikojnë këtë qasje të re, ndërsa të tjerë janë të pashqetësuar.

Për disa, kur përdor AI për projekte të tilla, mund të marrësh një skicë, por nëse ke nevojë për diçka me peshë emocionale, AI nuk do t’ju japë kurrë një Oscar.

Continue Reading

Të kërkuara