Lajmet

Ischinger bën vërejtje për marrëveshjen në Shtëpi të Bardhë, Grenell ia përmend vizat

Published

on

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka pasur vërejtje për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ischinger, lavdëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesimin në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por duke theksuar se në Uashington nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes palëve pasi, sipas tij, të dyja vendet nuk e njohin ende njëra-tjetrën, për çka Ischinger shtoi se mbetet ende shumë punë për të bërë nga Bashkimi Europian.

Kjo ngjalli reagimin e Richard Grenell, emisar i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet një cicërime në Twitter, Grenell i ka kujtuar Ichingerit premtimin për liberalizim vizash për Kosovën të cilin Unioni Europian nuk e realizoi kurrë.

“Në vend se të ankoheni, pse nuk i jepni popullit të Kosovës liberalizimin e vizave, gjë të cilën ju e keni premtuar me vite’, shkroi Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./express/

Lajmet

Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, ku kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe dialogun Kosovë – Serbi.

Ambasadori Hargreaves ka treguar për takimin edhe në një postim në Facebook, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe formimit të shpejt të institucioneve të reja.

Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam për fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejt të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin urgjent që duhet në fusha të tilla si buxheti shtetëror. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme ta rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe të marrë masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve joshumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar – Kosovës me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Hargreaves.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik vlerëson rolin e Gjykatës Supreme në garantimin e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore

Published

on

By

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rolin e Gjykatës Supreme në këtë proces.

Kryetari Rexhepi e njoftoi ambasadorin me rolin e Gjykatës Supreme në proceset zgjedhore, duke bërë me dije se të gjitha ankesat administrative të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për zgjedhjet e fundit lokale, janë trajtuar dhe vendosur brenda afateve ligjore. Në këtë mënyrë është garantuar trajtimi i barabartë i të gjithë ankuesve. Po ashtu, të gjitha vendimet janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Supreme, duke reflektuar transparencë të plotë institucionale.

Kreu i Supremes shprehu bindjen se edhe në Zgjedhjet e Parakohshme Nacionale të 28 dhjetorit, do të ketë një proces të drejtë dhe demokratik, për të cilin po kontribuon edhe Gjykata Supreme, përmes vendosjes së drejtë dhe trajtimit me kohë të ankesave.

Ambasadori Hargreaves, duke vlerësuar rolin e Gjykatës Supreme në këtë proces, e falënderoi kryetarin për punën dhe ritheksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për  Gjykatën Supreme dhe gjithë sistemin gjyqësor.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për iniciativat për trajnime dhe shkëmbim përvojash, përfshirë bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë.

Continue Reading

Lajmet

Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në zonën “Bregu i Diellit” në Prishtinë nga dita e premte do të fillojë me instalimin e ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren. 

“KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e zonës Bregu i Diellit se do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren, në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të konsumit të ujit dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve. Punimet do të nisin të premten, më 19.12.2025, dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të mundësojnë qasje për ekipet teknike.

“Përfitimet për konsumatorët nga ujëmatësit digjitalë janë: Matje më e saktë dhe në kohë reale e konsumit të ujit; Faturim më i drejtë dhe transparent; Identifikim i hershëm i rrjedhjeve dhe humbjeve; Përmirësim i cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë. Ky projekt pilot është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të furnizimit me ujë dhe reduktimit të humbjeve, në interes të drejtpërdrejtë të konsumatorëve tanë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Në fazën e parë do të vendosen 1800 ujëmatës.

Continue Reading

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Të kërkuara