Lajmet

Isa Mustafa për reciprocitetin: Qeveria Kurti mashtruese

Published

on

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, po e sheh si mashtrim të Qeverisë Kurti, deklaratën e Ministres së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila gjatë ditës së djeshme, tha se reciprociteti me Serbinë nuk është zgjidhje e problemeve.

Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, Mustafa tha se reciprociteti me Serbinë ka qenë ndër kauzat kryesore të zgjedhjeve nga ana e të gjithë atyre që kanë garuar me Vetëvendosjen dhe në kuadër të kësaj partie, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurtin, presidenten Vjosa Osmanin, si dhe krykuvendarin, Glauk Konjfuca.

“Mund të them se reciprociteti me Serbinë ka qenë ndër kauzat kryesore të zgjedhjeve nga ana e të gjithë atyre që kanë garuar me VV-në dhe në kuadër të VV-së, pra Qeverisë së tanishme, Presidentes, Kryeparlamentarit. Të gjithë këta tani formalisht janë në rregull, sepse kanë marrë vota nga qytetarët aq sa iu nevojiten të bëjnë çfarë të duan dhe si të duan”, tha Mustafa për Reporteri.net.

Tutje, ish-kryeministri Mustafa tha se asnjë Qeveri nuk ka mundësi që t’i ikë dialogut me Serbinë, gjersa shtoi se ajo Qeveri e cila vë pengesa për bisedime, bie ashtu siç ka rënë ajo para kësaj.

“Të gjithë votuesit, mendoj se duhet ta keni ditur se dialogut me Serbinë s’mund ti ikë asnjë qeveri dhe ajo qeveri e cila vë pengesa për dialogun, bie, ashtu siç kanë rënë para kësaj”, u shpreh ai.

Mes tjerash, ish-kreu i LDK-së hodhi akuza se Qeveria Kurti po mashtron, pasi siç thotë ai, votën e shumicës e ka marrë që të mashtrojë dhe të bëjë çfarëdo që dëshiron.

“Pra, alternativat janë të qarta për qeverinë dhe të tjerët. Ata që iu kanë besuar zotimeve dhe premtimeve të tyre, tani e shohin realitetin. Qeveria po mashtron , por votën e shumicës e ka marrë të mashtrojë, të bëjë çfarë të dojë. Për fat të keq, edhe miratimin e një pjese të opozitës, që i mundësoi Vetëvendosjes konsolidimin e pushtetit absolut”, u shpreh ai për Gazetën Online.

Kjo deklaratë e Mustafës erdhi pasi Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dje tha se nuk ka dashur që ta vendosë menjëherë reciprocitetin me Serbinë, por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.

“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë (në iniciativa rajonale), Kosova shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë i pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore. Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, u shpreh Hajdari.

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i mituri që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Lipjan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:51, kur vetura e drejtuar nga i dyshuari ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore.

Pas punës hetimore, njësia e hetimeve ka arritur që më 3 shtator të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara