Lajmet

Isa Mustafa: LDK-ja do të kthejë besimin e elektoratit me 17 tetor

Published

on

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor.

Ai beson që LDK-ja do të arrijë ta kthej besimin e elektoratit të vet derisa përmend zgjedhjet nacionale për të cilat thotë se rrënuan logjikën e çdo pritjeje apo parashikimi normal.

Edhe pse ishte kryetar i LDK-së kur kjo e fundit mori pjesë në zgjedhjet nacionale me 14 shkurt të këtij viti, Mustafa thotë se u përdorë propaganda e shpëlarje e trurit si brenda ashtu edhe jashtë.

“Zgjedhjet e fundit kanë rrënuar logjikën e çdo pritjeje apo parashikimi normal. Ato ishin propagandë dhe larje e trurit e mbështetur nga brenda e jashtë. Këto zgjedhje nuk e meritojnë të jenë si ato të fillimit të këtij viti”, ka thënë Isa Mustafa.

E, duke folur për kandidaturat e shpallura për kryetar të komunave, Mustafa thotë se beson se LDK-ja ka bërë zgjedhjen e duhur dhe do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve.

“Uroj që LDK të ketë bërë zgjedhje të mira si për kryetarë të komunave po ashtu edhe për këshilltarë të kuvendeve komunale dhe që të përmbushen pritjet e votuesit të LDK-së dhe të qytetarëve, sepse qeverisja lokale ka rëndësi tepër të madhe për çdo njeri”, ka thënë Isa Mustafa për Front Online.

Për disa kandidatë thotë se kanë qeverisur mirë, e disa të tjerë nuk i njeh.

“Janë një pjesë e kandidatëve që edhe më parë kanë drejtuar komunat me qeverisje të mirë e të suksesshme. Ka edhe kandidatë të rinj që mund të jenë vlerë e shtuar për LDK-në dhe për qeverisjen lokale. Një pjesë të kandidatëve nuk e njoh, prandaj edhe përmbahem nga cilësimet”, ka thënë ai.

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola njofton për lëndimin e yllit kryesor të skuadrës

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se Rodri nuk do të luajë në ndeshjet kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Villas në Premier League.

Ai nuk ka luajtur që nga dëmtimi muskulor që pësoi më 5 tetor në Brentford.

“Nuk është një mungesë afatgjatë, por për shkak se është një problem muskulor, duhet të jemi të kujdesshëm”, shpjegoi ai.

Një masë paraprake e përforcuar nga historia e Rodrit, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju nëntorin e kaluar menjëherë pas ceremonisë së Topit të Artë  dhe humbi një pjesë të madhe të sezonit 2024-2025.

Guardiola tha gjithashtu se lojtari i tij nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen kundër Aston Villa të dielën e ardhshme, në raundin e 9-të të Premier League.

Nëse ky skenar konfirmohet, ai do të ketë humbur pothuajse një muaj garash dhe katër ndeshje me Manchester Cityn, plus dy me Spanjën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Armëmbajtje pa leje dhe gjueti e kundërligjshme, tre të arrestuar në Zubin Potok

Published

on

By

Tre persona janë arrestuar mesditen e djeshme nga policia në fshatin Kërligatë të Zubin Potokut.

V.H, F.S dhe V.S, dyshohen për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Gjueti e kundërligjshme”.

Siç, njoftojnë organet e rendit, zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në kanë hasur në një automjet në të cilin gjendeshin tre personat e dyshuar.

“Pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet palëve, zyrtarët e pylltarisë (viktimat) janë paraqitur në stacionin policor për të dhënë deklaratën e tyre, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në SP Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se ata i kanë dorëzuar vullnetarisht armët si tre pushkë gjuetie, një pistoletë, 25 fishekë të armëve dhe një radio dore.

Nga hetimet fillestare është konstatuar se në atë zonë nuk lejohet të bëhet gjueti, pasi e njëjta është zonë e mbrojtur.

Me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë inicuar rastet për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Gjueti e kundërligjshme”.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet dhe rregullat që ndalojnë gjuetinë në zonat e mbrojtura, si dhe të mos mbajnë armë pa leje, pasi çdo veprim i tillë paraqet shkelje të ligjit dhe rrezik për sigurinë publike./EO

Continue Reading

Të kërkuara