Lajmet

Irak: Ligji i ri mund të lejojë martesat e vajzave të reja, gratë reagojnë me protesta

Published

on

Gratë irakiane po shprehin shqetësim të thellë për një rritje të mundshme të martesave të fëmijëve në Irak, ndërsa ligjvënësit po shqyrtojnë një projektligj që mund të rrisë ndikimin e klerikëve konservatorë në çështjet e ligjit familjar.

Shaimaa Saadoun, e cila u martua kur ishte vetëm 13 vjeçare me një burrë 39-vjeçar, tregon për trauma dhe abuzimet që ka përjetuar si fëmijë e martuar. Martesa e saj, e paligjshme sipas ligjit të atëhershëm, përfshinte një gjykatës që kishte lidhje me burrin e saj dhe përdorte një copë liri të njollosur me gjak për të provuar “virgjërinë” e saj.

Sot, Saadoun frikësohet se një ligj i ri, i propozuar nga parlamenti irakian, mund të lejojë që klerikët fetarë të kenë më shumë autoritet mbi çështjet e ligjit familjar, duke përfshirë martesën e vajzave në moshë të re. Projektligji do t’u jepte klerikëve të mundësinë të vendosin moshën e martesës, e cila në disa interpretime të Sheriatit, mund të jetë sa 9 vjeçare.

Parlamenti i Irakut po shqyrton këto ndryshime, të cilat janë mbështetur kryesisht nga fraksionet e fuqishme shiite dhe klerikët konservatorë. Këto propozime janë bërë në një kontekst ku grupet fetare kërkojnë të mbrojnë normat kulturore myslimane nga ndikimet e percepuara të Perëndimit.

Përkrahësit e ligjit argumentojnë se ndryshimet do t’u japin individëve një mundësi për të zgjedhur mes ligjit civil dhe atij fetar, duke e mbrojtur familjen nga ndikimet laike. Megjithatë, kritikët, përfshirë studiuesit e Human Rights Watch, e shohin këtë si një mënyrë për të favorizuar burrat dhe për të thelluar pabarazitë gjinore.

Propozimet e ndryshimeve kanë shkaktuar protesta të mëdha nga gratë irakiane, të cilat i konsiderojnë këto ndryshime si një regres në të drejtat e tyre. Aktivistja Heba al-Dabbouni e quajti këtë një “çështje të turpshme” dhe e kërkoi që parlamenti të miratojë ligje që përmirësojnë standardet e shoqërisë.

Ndërkohë, disa klerikë dhe udhëheqës fetarë janë në kundërshtim me këto ndryshime. Kleriku sunit ka argumentuar se një moshë më e re martese është e dëmshme për vajzat dhe se nuk ka nevojë për ndryshime të tilla.

Projektligji ka mbështetje nga shumica e ligjvënësve shiitë dhe është në pritje të një votimi fillestar, i cili është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit. Aktualisht, ligji i statusit personal i Irakut përcakton moshën e martesës në 18 vjeç, megjithëse lejon që vajzat deri në 15 vjeç të martohen me pëlqimin e prindërve dhe dëshmi mjekësore.

Gratë irakiane po udhëheqin fushatën kundër ndryshimeve, duke shpresuar të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të sigurojnë një të ardhme më të ndritur për vajzat e reja të Irakut./AP/

Vendi

Arrestohen dy persona në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Published

on

Në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, të hënën rreth orës 23:37, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor, të dyshuarit fillimisht kanë tentuar të ikin me motoçikletë, ndërsa gjatë arratisjes njëri prej tyre ka hedhur një pistoletë me gaz.

Policia ka sekuestruar pistoletën me dy fishekë si dhe një thikë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Të shtëna me armë në Prishtinë, një i lënduar – gjendet armë gjatë bastisjes

Published

on

Në Prishtinë, mbrëmjen e 16 qershorit rreth orës 23:21, është raportuar një incident me të shtëna me armë zjarri ndaj një veture ku ndodhej një person.

Sipas raportit policor, si pasojë e të shtënave viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Gjithashtu, sipas të njëjtit raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari, ku sipas raportit policor është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

“Veç lodhen shumë nëse nuk e zgjedhin UBT-në”, Hajrizi në RTV Dukagjini rendit arsyet për maturantët

Published

on

By

Rektori i UBT, Edmond Hajrizi, ka renditur një sërë arsyesh pse maturantët duhet ta zgjedhin këtë institucion për të vazhduar studimet e tyre universitare.

Duke folur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Hajrizi tha se studentët nuk kanë nevojë të kërkojnë mundësi të tjera kur UBT ofron gjithçka në një vend, duke filluar nga infrastruktura moderne e deri te mundësitë për punësim.

Sipas tij, UBT disponon rreth 300 laboratorë dhe një bibliotekë që ai e cilësoi si ndër më të mirat në botë.

Ai theksoi se institucioni ka një raport shumë të favorshëm mes stafit akademik dhe studentëve, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe mbështetjen individuale për studentët.

Hajrizi nënvizoi gjithashtu se UBT gëzon akreditime ndërkombëtare nga institucione në Evropë, Britani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë si një garanci shtesë për cilësinë e programeve studimore.

“Veç lodhet shumë nëse nuk e zgjedh UBT-në. Të gjitha i ka në një vend. 300 laboratorë i ka. Bibliotekën më të mirë botërore e ka. Numri i raportit staf i rregullt me studentë është më i miri. Është i akredituar nga Evropa, Britania, nga Amerika. I ka 80 kompani që e kryen praktikën pa dal hiq prej zyrave të UBT-së. Dhe njëkohësisht e ka mundësinë që shumica prej tyre të punësohen… i ka të gjitha programet që i ëndërron, që ka një ëndërr për një program, nuk e gjen  më shume se sa në UBT. E ka çmimin më të lirë të mundshëm që mundet me studiu”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Hapet sot në Prishtinë edicioni i 26-të i Panairit të Librit

Published

on

“Libri hap botën” është motoja e edicionit të 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, i cili hapet sot në mesditë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Ky panair, i cili konsiderohet ngjarja më e madhe e librit në vend, synon të promovojë leximin dhe të sjellë më afër lexuesit botimet më të reja nga autorë dhe shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Sipas Shoqatës së Botuesve të Kosovës, këtë vit vërehet një rënie e numrit të botuesve pjesëmarrës, rreth 60 gjithsej, krahasuar me vitet e kaluara kur ky numër ishte më i lartë. Organizatorët theksojnë se kjo ka ndikuar edhe në uljen e numrit të vizitorëve, që këtë vit pritet të arrijë rreth 30 mijë.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, tha se panairi duhet parë si një festë e librit dhe jo si një librari e madhe, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet nxitja e leximit te të rinjtë.

Në këtë edicion do të mbahen rreth 20 aktivitete kulturore e letrare, përfshirë edhe përvjetorë të rëndësishëm të figurave të letërsisë shqipe si Ismail Kadare, Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi.

Panairi sjell rreth 2,000 tituj të rinj, ndërsa në total janë të pranishme rreth 6,000 botime të viteve të fundit. Botimet “KOHA” prezantojnë 120 tituj, prej të cilëve gjashtë janë botime ekskluzive për këtë ngjarje, me zbritje që arrijnë deri në 90 për qind.

Panairi i Librit do të zgjasë pesë ditë dhe mbetet vendtakimi kryesor mes lexuesve, shkrimtarëve dhe botuesve, duke u konsideruar një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Burimi: Koha Ditore

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara