Lajmet
IPK ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë gjatë 2023-ës
Published
2 years agoon
By
Betim GashiGjatë vitit 2023 Inspektorati i Policisë së Kosovës ka pranuar rreth 1 mijë e 697 ankesa nga qytetarët, ka hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë ka arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë dhe ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë të gradave dhe niveleve të ndryshme. Kështu ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të PK-së, Kushtrim Hodaj në Komisionin për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Hodaj ka thënë se lufta kundër korrupsionit vazhdon që të jetë një ndër prioritet e tyre, prandaj IPK ka arritur që të rritë besueshmërinë tek qytetarët.
“Viti 2023 ka qenë një vit i suksesshëm në përmbushjen e mandateve tona. Lufta kundër korrupsion vazhdon që të jetë një ndër prioritete tona, kemi arritur ta rrisim besueshmërinë tek qytetarët. Jemi angazhuar që të rrisim besimin qytetar në sistemin e trajtimit të ankesave, kemi pranuar 1 mijë e 697 ankesa gjatë vitit 2023. 32 për qind të këtyre ankesave i kemi orientuar për hetim penal. Jemi angazhuar në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe keq menaxhimit. Kemi hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë. Kemi ngritur 74 kallëzime penale ndaj të dyshuarve, kemi arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë. Kemi rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë të gradave dhe niveleve të ndryshme”, ka thënë ai.
I pyetur nga kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha për çështjen e gradimit të policisë, se a kanë marrë masa të hetimit dhe si ka shkuar si proces, Hodaj ka shtuar se janë ngritur dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajtur testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate.
Gjithashtu Hodaj ka theksuar se IPK ka pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar nëse kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo. Për këtë, Hodaj theksoi se dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete.
“Në procesin e konkursit për avancim apo gradimin në gradën rreshter, ne si IPK kemi pranuar një numër të ankesave, fillimisht një numër të konsiderueshëm të ankesave anonime. Pastaj edhe bazuar në publikime që kanë qenë në media, ne kemi krijuar një ekip hetimor dhe i inspektuese do ti trajtojmë të gjitha ankesat veç e veç. Do të realizojmë një inspektim të jashtëzakonshëm. Janë ngritur dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajt testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate. Lidhur hetuesit e TASK forcës që kanë qenë duke hetuar rastet e korrupsionit ne kemi pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar a kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo. Ne i kemi trajtuar këto, kemi ndërmarr veprimet e nevojshme, jemi konsultuar me prokurorin e rastit, kemi hartuar një raport me informacion dhe ka qenë vlerësim i prokurorisë se të gjitha veprimet që kanë marr hetuesit kanë qenë të koordinuar dhe me autorizim të prokurorit dhe hetuesit kanë qenë të përgatitur dhe me gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet për të hetuar rastet përkatës dhe nuk është ndërmarr ndonjë masë. Dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete, certifikata ka qenë e nivelit konfidencial e hetuesve, mirëpo vlerësimi i Prokurorit është se për hetimin e këtyre rasteve nuk ka nevojë, e merr përgjegjësinë prokurori për të gjitha veprimet të cilat zyrtarët i kanë marr me autorizim nga prokurori përgjegjës”, ka theksuar Hodaj.
Ndërsa, rreth inspektimit të stacioneve në Prishtinë, ai ka vijuar se është në proces, ndërsa stacionet policore në qytete të tjera ballafaqohen me mungesa të teknologjisë, uniformës, patrullave dhe shumë të tjera.
“Jemi në proces të inspektimit te stacioneve në Prishtinë. Ne kemi publikuar, raportet janë publike. Stacionet fillojnë prej kushteve, pajisjeve mënyrës se si trajtohen rastet, kohën e reagimit. Stacionet ballafaqohen me disa mungesa të teknologjisë, pjesë të uniformës. Koha e reagimit varion nga qyteti në qytet, 13 minuta prej momentit të thirrjes”, ka shtuar ai.
Vendi
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Published
13 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.
Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
16 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendi
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
17 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Lajmet
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
17 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Zvicra këmbëngul për një marrëveshje tregtare të detyrueshme ligjërisht me SHBA-në
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
