Sport

Inzaghi tek Interi, vazhdimësi dhe më shumë liri për Eriksenin

Published

on

Mungon zyrtarizimi, por nuk ka më dyshime, trajner i Interit do të jetë Simone Inzaghi. 45-vjeçari të mërkurën ishte shumë pranë rinovimit me Lazion, ndërsa një ditë më pas njoftoi “divorcin” me klubin bardhekaltër.

“Me shumë emocion dua t’ju informoj se aventura ime e mrekullueshme me Lazion do të përfundojë më 30 qershor. Falënderoj klubin, presidentin, lojtarët dhe tifozët që më kanë shoqëruar në këto 22 vite të mrekullueshme si lojtar dhe si trajner. Ne ​​luftuam dhe fituam së bashku. Këto ngjyra janë dhe do të mbeten përgjithmonë në zemrën time: e bardha dhe bluja e çelët do të jenë përgjithmonë pjesë e shpirtit tim”.

Inzaghin e pret një përvojë e re dhe e rëndësishme në një klub me trashëgimi të pasur. Në fakt, ai do të jetë drejtuesi i ri i një skuadre që mund të mburret me titullin kampion të Italisë, por edhe njeriu i thirrur për të vazhduar në rrugën e Antonio Contes.

Nga kjo pikëpamje, zgjedhja e Interit ishte më se e kuptueshme. Klubi milanez ka afruar një nga trajnerët më të mirë italianë në qarkullim, atë që, sikurse paraardhësi i tij, Conte, e ka shndërruar skemën 3-5-2 një nga markat e tij tregtare.

Interi ka zgjedhur rrugën e vazhdimësisë. Zikaltrit do të vijojnë me një modul të cilin trajneri i ri e njeh në mënyrë të përsosur. Në mbrojtje, Inzaghi do të gjejë De Vrij, futbollist të cilin e ka pasur nën urdhrat e tij edhe te Lazio. Për shkak të karakteristikave të tij, holandezi pritet të jetë pikë referimi në prapavijë.

Në mesfushë, Brozovic mund të bëjë rolin e Lucas Leivas, ndërsa Eriksen ka aftësitë e duhura në letër për t’i ofruar Izaghit “Luis Alberton”, pra cilësi dhe imagjinatë. Mesfushorit danez mund t’i garantohet vazhdimësia taktike, por edhe më shumë liri sesa kishte me Conten. Në sulm nuk ka dyshime, Lautaro dhe Lukaku përbëjnë dyshen ideale.

Pa dyshim që dizejnimi i Interit të ri, sot është një punë më se e vështirë, por është e qartë se çfarë qëndron pas vendimit të drejtuesve milanezë për të rifilluar nga ish-trajneri i Lazios./SuperSport/

Continue Reading

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Sport

Mourinho rikthen stilin e tij luftarak, mbron lojtarët dhe kritikon gjyqtarët

Published

on

By

Jose Mourinho është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të qëndrimeve të tij ndaj gjyqtarëve dhe mbrojtjes së vazhdueshme të futbollistëve të Real Madridit.

Trajneri portugez ka nxitur diskutime pas përplasjes me gjyqtarët në ndeshjen kundër Villarrealit, ku u ndëshkua me karton të verdhë për protesta.

Gazetari i “esRadio”, Sergio Valentin, vlerëson se Mourinho po përpiqet të krijojë një atmosferë mbrojtëse për lojtarët, duke larguar presionin dhe kritikat nga skuadra.

Sipas tij, kjo strategji synon të forcojë unitetin brenda ekipit dhe të rikthejë lidhjen mes futbollistëve dhe tifozëve.

Pas fitores minimale 1-0 ndaj Villarrealit, Mourinho vendosi të mos paraqitej në konferencën për media, duke nxitur reagime të tjera.

Megjithatë, disa analistë kanë vënë në dyshim efektivitetin e kësaj qasjeje, duke theksuar se Real Madridi duhet të përqendrohet në përmirësimin e rezultateve në fushë.

Sipas artikullit, madrilenët ndodhen gjashtë pikë prapa Barcelonës në La Liga, ndërsa përpara kanë përballje të rëndësishme me Romën në Ligën e Kampionëve, Sevillan në kampionat dhe Barcelonën më 25 tetor.

Këto ndeshje pritet të jenë vendimtare për të parë nëse strategjia e Mourinhos do të ndikojë pozitivisht në paraqitjet e skuadrës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda vendimtar për Leipzigun, shënon golin e fitores ndaj PSV-së

Published

on

By

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale 1:0 të Leipzigut ndaj PSV-së, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gruda, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të, duke i siguruar skuadrës gjermane një fitore të rëndësishme.

Takimi u zhvillua të martën mbrëma në Leipzig, ku vendasit arritën të triumfojnë falë golit vendimtar të futbollistit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara