Sport

​Inzaghi dhe Interi në diskutime për marrëveshjen e re

Published

on

Drejtorët e Interit takuan agjentin e Simone Inzaghit, Tullio Tinti, të hënën në mëngjes dhe të dy palët raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së trajnerit.

Inzaghi është afër nënshkrimit të një vazhdimi të kontratës me kampionin e Serie A, Interin, pas një takimi mes përfaqësuesit të tij Tinti dhe drejtorëve të klubit zikaltër.

Takimi u zhvillua të hënën në mëngjes dhe të dy palët tani janë afër arritjes së një marrëveshjeje të plotë.

Interi dhe agjenti i Inzaghit diskutuan për kohëzgjatjen e një kontrate të re për taktikanin italian.

Deri më tani, Inzaghi ka nënshkruar një vazhdim të kontratës njëvjeçare me Interin në fund të çdo sezoni. Këtë herë, ai mund të vendosë një kontratë dyvjeçare ose një marrëveshje me një opsion për një sezon të mëtejshëm.

Aktualisht, kontrata e Inzaghit në Inter skadon në qershor 2025.

Sport

Akil Gjakova ndalet në çerekfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka zhvilluar një përballje të fortë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ku u ndesh me legjendën gjeorgjiane dhe kampionin olimpik Lasha Shavdatuashvili.

Gjakova ishte për një kohë të gjatë në epërsi dhe tregoi paraqitje shumë të mirë, por ritmi i lartë dhe lodhja nga dueli paraprak – që zgjati mbi shtatë minuta – ndikuan në vazhdimësinë e tij në kohën shtesë.

Këtë e shfrytëzoi përvoja e Shavdatuashvilit, i cili arriti të përmbysë situatën dhe të sigurojë fitoren, duke kaluar në gjysmëfinale.

Megjithatë, Gjakova mbetet në garë për medalje. Ai tani do të vazhdojë në repesazh dhe për të arritur medaljen e bronztë i nevojiten edhe dy fitore.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova kalon në çerekfinale pas një dueli të fortë

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka vazhduar me paraqitje të mira në Kampionatin Evropian, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Në rundin e radhës, ai u përball me britanikun Benjamin Levy, në një duel shumë të fortë dhe të balancuar që zgjati mbi shtatë minuta.

Pas një lufte të gjatë dhe taktike, Gjakova arriti të gjejë momentin vendimtar, duke realizuar një hedhje të bukur që i siguroi fitoren me “Ippon”.

Me këtë triumf, ai vazhdon garën mes tetë më të mirëve dhe mbetet një nga pretendentët për medalje në këtë kampionat.

Continue Reading

Sport

Laura Fazliu ndalet herët në Evropian

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka përfunduar garën pa arritur të afrohet te zona e medaljeve në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Tbilisi.

Fazliu e nisi garën nga xhiroja e dytë e kategorisë deri në 63 kilogramë, pasi në rundin e parë ishte e lirë. Në përballjen e saj të parë, ajo u ndesh me sllovenen Kaja Kajzer, e cila u tregua më e saktë dhe më dominuese në tatami.

Kajzer kaloi në epërsi që në fillim me “Yuko”, ndërsa më pas e përmbylli luftën me “Ippon”, duke mos i lënë shumë hapësirë Fazliut për reagim.

Nga xhudistja kosovare pritej një paraqitje më e fortë dhe luftë për medalje, por këtë herë ajo nuk arriti të gjejë ritmin e duhur dhe e mbylli garën më herët se sa pritej.

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova kthen luftën me Ippon spektakolar

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka nisur me sukses garën në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Tbilisi, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Në përballjen e tij të parë, Gjakova u ndesh me austriakun Samuel Gassner. Edhe pse në një moment ishte në disavantazh me “Waza-ari”, ai ruajti qetësinë dhe kontrollin gjatë gjithë luftës.

Vendimtare ishte një hedhje spektakolare, me të cilën Gjakova fitoi me “Ippon”, duke e mbyllur ndeshjen në mënyrë të fuqishme dhe duke siguruar avancimin.

Me këtë paraqitje, ai konfirmon ambiciet për medalje në këtë kampionat, duke u renditur ndër pretendentët seriozë në kategorinë e tij.

Continue Reading

Të kërkuara