Lajmet nga UBT

Intervistë me Dr. Sc. Hazir Cadraku! Siguria në punë: Themel i shëndetit dhe produktivitetit

Published

on

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT organizoi një ngjarje të rëndësishme në kuadër të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke sjellë në vëmendje çështjet thelbësore që lidhen me sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien në vendin e punës.

E, pikërisht për këtë temë n’RITËM pati të ftuar Dr. Sc. Hazir Cadraku i cili njëherësh është ligjerues në departamentin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturë.

Me të diskutuam gjerë e gjatë për sigurinë në vendet tona të punës dhe masat parandaluese që duhet t’i marrim që të ulet rreziku që kanoset në ambientet e punës

Përndryshe, siguria në vendin e punës është një aspekt i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve. Ajo përfshin një seri masash që synojnë të parandalojnë aksidentet dhe dëmtimet që mund të ndodhin gjatë punës, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm.

N’RITËM vjen në Campus Radio – 100.7FM çdo ditë pune nga ora 13:00 deri 15:00 me Albina Zeneli.

TUNE IN: https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

/UBT News/

lajme

UBT hap horizonte të reja në arsim me programe të avancuara studimi

Published

on

By

Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, UBT është akredituar me një seri programesh të reja studimi, duke e konsoliduar edhe më shumë pozitën e saj si një nga institucionet lidere të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.

Përveç mbi 150 programeve dhe specializimeve ekzistuese, risitë e këtij viti sjellin drejtime moderne dhe të kërkuara në tregun global të punës, si: Fintech dhe Analitika e Biznesit, Fintech dhe Menaxhim i Inovacionit, Estetikë dhe Kozmetologji, Inxhinieri e Mjedisit dhe Infrastrukturë e Qëndrueshme, si dhe Inxhinieri Mekanike me fokus në teknologjitë më të avancuara industriale.

Në veçanti, programi i Inxhinierisë Mekanike është i konceptuar për të përgatitur studentët për profesionet e së ardhmes, duke integruar njohuri dhe aftësi në fusha si dizajni dhe prodhimi inxhinierik, automatizimi industrial, inxhinieria e automjeteve, teknologjitë hapësinore, sistemet e dronëve, robotika dhe sistemet inteligjente të prodhimit. Ky program synon të lidhë drejtpërdrejt studentët me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe kërkesat reale të industrisë globale.

Po ashtu, programi Fintech dhe Analitika e Biznesit përfaqëson një kombinim të avancuar të financave me teknologjinë dhe analizën e të dhënave, duke i përgatitur studentët për karriera në banking digjital, kompani teknologjike, tregti elektronike, konsulencë dhe startup-e inovative.

Me këto zhvillime, UBT vazhdon të investojë në cilësi, inovacion dhe ndërkombëtarizim, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe konkurrencë në tregun global të punës.

Continue Reading

Vendi

Estetikë dhe Kozmetologji në UBT – programi që po zgjon interes të madh te të rinjtë

Published

on

UBT ka zgjeruar ofertën akademike me programe të reja inovative për vitin 2026, duke forcuar më tej profilin ndërkombëtar dhe orientimin drejt tregut global të punës. Ndër risitë më të fundit përfshihen programe si Fintech dhe Analitika e Biznesit, Fintech dhe Menaxhim i Inovacionit, Inxhinieri e Mjedisit dhe Infrastrukturë e Qëndrueshme, si dhe Inxhinieri Mekanike.

Një nga programet më të veçanta dhe më të kërkuara që po zgjon interes të madh është Estetikë dhe Kozmetologji, i cili vjen si përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të industrisë së bukurisë, wellness-it dhe kujdesit estetik në nivel global.

Ky program ndërdisiplinor kombinon njohuri nga shkencat shëndetësore, dermatologjia, kozmetologjia dhe teknologjitë moderne estetike, duke përgatitur profesionistë të aftë për një treg pune që po zgjerohet vazhdimisht. Fokusi i studimeve është në estetikën jo-invazive, me trajtime moderne që ruajnë integritetin e lëkurës, pa procedura invazive dhe me kohë minimale rikuperimi.

Gjatë studimeve, studentët zhvillojnë aftësi praktike dhe klinike në aplikimin e pilingjeve kimike sipërfaqësore (AHA dhe BHA) për trajtimin e akneve, hiperpigmentimit dhe rrudhave të hershme, si dhe në teknika të mikrodermabrasionit dhe peeling-ut me ultratinguj për pastrimin e thellë të lëkurës.

Programi përfshin gjithashtu përdorimin e teknologjive estetike moderne si radiofrekuenca (RF) për stimulimin e kolagjenit, fototerapia LED për trajtime dermatologjike, oksigjeni hiperbarik për infuzione pa gjilpëra, si dhe teknologjitë laser dhe IPL për fotorejuvenim dhe depilim profesional.

Në fushën e trupit dhe mirëqenies, studentët trajnohen në konturimin e trupit dhe trajtime anti-celulit përmes kavitacionit me ultratinguj, krioterapisë jo-invazive, terapisë me vakum dhe trajtimeve SPA me elemente natyrore si alga deti dhe baltë termale.

Një komponent i rëndësishëm i programit është edhe zhvillimi i njohurive në drenazhin limfatik manual, masazhet terapeutike dhe protokollet e wellness-it, të cilat kombinojnë aromaterapinë dhe hidroterapinë për përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor.

Përtej aspektit praktik, programi synon zhvillimin e aftësive kërkimore në kozmetologji, përfshirë formulimin dhe testimin laboratorik të produkteve kozmetike, analizën e stabilitetit, pH-së dhe sigurisë së tyre.

Studentët gjithashtu do të pajisen me njohuri mbi standardet dhe rregulloret evropiane në industrinë kozmetike, duke përfshirë etikën profesionale, sigurinë dhe marketingun e përgjegjshëm në këtë fushë.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të jenë profesionistë të kualifikuar për të punuar në klinika estetike, qendra kozmetologjie, industri wellness dhe biznese ndërkombëtare të bukurisë, si dhe për të menaxhuar aspekte teknike dhe organizative të këtyre shërbimeve.

UBT vazhdon të forcojë rolin e tij si institucion lider në arsimin e lartë, duke integruar teknologjitë më të fundit dhe programet më të avancuara në përputhje me nevojat e tregut global.

Në vitin 2026, UBT është renditur si institucioni nr. 1 në botë në kategorinë “University Brand and Reputation” në rangimin global WURI, duke konfirmuar ndikimin dhe reputacionin e tij ndërkombëtar në arsimin e lartë.

Po ashtu, UBT është vlerësuar me titullin “Engaged University of the Year”, duke u renditur si universiteti më i mirë në botë në këtë kategori, përpara institucioneve prestigjioze nga Evropa, Amerika dhe Azia.

Me mbi 25 vite përvojë, inovacion të vazhdueshëm dhe zhvillim akademik, UBT mbetet një nga institucionet më të fuqishme në rajon për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes në fusha të ndryshme strategjike.

 

Continue Reading

Aktualitet

Revolucioni i gjelbër sjell 30 milionë vende pune: Studio Inxhinieri të Mjedisit në UBT

Published

on

By

Tranzicioni global drejt energjisë së pastër dhe infrastrukturës inteligjente pritet të hapë mbi 30 milionë vende të reja pune deri në fund të dekadës, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Në këtë treg, inxhinierët e mjedisit dhe specialistët e energjisë efiçiente vlerësohen lart, me paga mesatare që arrijnë nga 110 mijë dollarë deri në 125 mijë sosh në vit. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, UBT ofron programin Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme (180 ECTS), i cili u mundëson të rinjve të studiojnë sipas standardeve evropiane në Kosovë dhe të punësohen në distancë (remote) apo si konsulentë për tregun ndërkombëtar direkt nga vendi i tyre.

Programi Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme në UBT gërsheton shkencat natyrore me inxhinierinë e aplikuar, duke përgatitur profesionistë të aftë për menaxhimin e ujërave, mbetjeve dhe transportit ekologjik.

Ky rrugëtim akademik i ndarë në tri faza nis në vitin e parë me ndërtimin e fondamentit akademik, ku studentët fokusohen në lëndët bazë si kimia, matematika, hidrologjia dhe fizika mjedisore, duke u pajisur njëkohësisht me aftësi të dizajnit digjital përmes platformës CAD.

Në vitin e dytë, programi kalon në fazën e inxhinierisë aplikative, ku studentët thellohen në studimin e ekologjisë, analizës së të dhënave dhe sistemeve të energjisë. Gjatë kësaj periudhe, një rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjisë më të avancuar mjedisore, përfshirë inxhinierinë e ujërave të zeza dhe përdorimin e sistemeve gjeohapësinore përmes GIS dhe Remote Sensing.

Viti i tretë dhe i fundit është i orientuar drejt menaxhimit, legjislacionit mjedisor dhe udhëheqjes së projekteve. Ky cikël studimesh përmbylet me një praktikë profesionale të detyrueshme prej 10 ECTS dhe punimin e temës së diplomës prej 20 ECTS, hapa këta që sigurojnë kalimin e suksesshëm të studentëve nga auditorët e universitetit direkt në tregun global të punës.

Për shkak të procesit të tranzicionit të gjelbër në Kosovë dhe rajon, të diplomuarit kanë një fushë të gjerë punësimi në: Kompanitë e shërbimeve publike (Ujësjellës, mbeturina, energji);  Agjencitë qeveritare dhe rregullatore mjedisore (MMPHI, AMMK); Kompanitë e ndërtimit, dizajnit të strukturave efiçiente dhe firmat konsulente për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Organizata Ndërkombëtare dhe OJQ me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm global.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku publikon punim shkencor në Springer për vlerësimin e cilësisë së ujit të Lumit Mirushë

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe MSc. Agron Shala, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë publikuar punimin shkencor me titull “NSF‐WQI Method for Water Assessment – Case Study: Mirushë River, Kosovo” në revistën ndërkombëtare Water Science, botim i Springer Nature.

Punimi aplikon metodën NSF-WQI për vlerësimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore në pellgun e Lumit Mirushë, bazuar në të dhëna të periudhës 2019–2023 nga dy stacione monitoruese në Bajë dhe Volljakë. Studimi analizon parametra kryesorë fiziko-kimikë si temperatura e ujit, turbullira, pH, oksigjeni i tretur dhe materiet e ngurta të tretshme, duke ofruar një vlerësim të detajuar të gjendjes mjedisore dhe ekosistemit ujor.

Rezultatet tregojnë se cilësia e ujit në Lumin Mirushë varion nga niveli mesatar në të mirë, me ndikime të ndjeshme nga faktorët sezonalë dhe aktivitetet njerëzore në pellg. Studimi thekson rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm dhe masave parandaluese për mbrojtjen e burimeve ujore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve.

Punimi përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor në përputhje me politikat evropiane të menaxhimit të ujërave dhe Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6 (Uji i pastër dhe kanalizimi), duke forcuar rëndësinë e menaxhimit të integruar të burimeve ujore në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara