Lajmet nga UBT

Intervistë me Dr. Sc. Hazir Cadraku! Siguria në punë: Themel i shëndetit dhe produktivitetit

Published

on

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT organizoi një ngjarje të rëndësishme në kuadër të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke sjellë në vëmendje çështjet thelbësore që lidhen me sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien në vendin e punës.

E, pikërisht për këtë temë n’RITËM pati të ftuar Dr. Sc. Hazir Cadraku i cili njëherësh është ligjerues në departamentin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturë.

Me të diskutuam gjerë e gjatë për sigurinë në vendet tona të punës dhe masat parandaluese që duhet t’i marrim që të ulet rreziku që kanoset në ambientet e punës

Përndryshe, siguria në vendin e punës është një aspekt i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve. Ajo përfshin një seri masash që synojnë të parandalojnë aksidentet dhe dëmtimet që mund të ndodhin gjatë punës, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm.

N’RITËM vjen në Campus Radio – 100.7FM çdo ditë pune nga ora 13:00 deri 15:00 me Albina Zeneli.

TUNE IN: https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

/UBT News/

Rajoni

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja në Portugali

Published

on

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja gjatë Edicionit të 8-të të Javës Erasmus ku po marrin pjesë 72 pjesëmarrës nga 37 institucione të arsimit të lartë, të ftuar nga 20 vende të ndryshme.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau përvojën dhe sukseset e UBT-së si një universitet modern me rang ndërkombëtar në konferencën e Polytechnic Institute of Beja. Ai theksoi se UBT përfaqëson anën më të ndritur të rritjes në shkencë dhe teknologji në shtetin e ri të Kosovës, duke sjellë në qendër inovacion dhe duke dëshmuar përkushtim për arsimim të cilësisë së lartë. Me një qasje proaktive dhe një ekosistem inovativ, UBT po ndihmon në formimin e liderëve të së ardhmes.

Kjo ngjarje ka si qëllim forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit akademik, shpërndarjen e praktikave të mira dhe thellimin e shkëmbimit kulturor mes universiteteve nga vende te ndryshme.

Continue Reading

Aktualitet

Rektori Hajrizi po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali. Ai pritet të zhvillojë një agjendë të ngjeshur dhe të vendosë marrëdhënie kontraktuale me institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Portugali në fushat e shkencës, teknologjisë, aviacionit, sportit dhe biznesit.

Një kapitull i ri për ndërkombëtarizimin e UBT në Evropë! Stay tuned!

Continue Reading

Rajoni

UBT shënon Tetorin Rozë me aktivitet edukativ dhe debat mbi kancerin e gjirit

Published

on

Në kuadër të Tetorit Rozë, Fakulteti i Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me UBT International Smart Schools, United Hospital dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, organizoi një aktivitet të veçantë informues, edukativ dhe diskutues, i cili ofroi mundësi të gjera për studentët, stafin akademik dhe komunitetin për të njohur rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të kancerit të gjirit.

Ngjarja shërbeu si një platformë e hapur për informim, debat dhe diskutim interaktiv, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të ndërvepronin direkt me ekspertë të fushës së shëndetit publik, kirurgjisë dhe radiologjisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë të shëndetësisë nga fusha të ndryshme:

Dr. Shkendije Nuza – Drejtore e Radiologjisë, ShSUK

Dr. Saud Maliqi – Kirurg Torakal

Dr. Mejreme Bajqinovci – Specialiste e Shëndetësisë Publike, IKSHPK

Dr. Elfije Krasniqi – Specialiste e Shëndetësisë Publike, QRSHP-Prishtinë, Koordinatore për Edukim dhe Promovim Shëndetësor

Ligjërues të veçantë ishin:

Dr. Saud Maliqi, nga United Hospital, i cili ndau njohuri mbi diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të kancerit të gjirit, duke theksuar sfidat dhe benefitet e ndërhyrjeve të hershme.

Dr. Valbona Maloku, Koordinatore për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në QRSHP-Prishtinë, e cila trajtoi strategjitë e ndërgjegjësimit të publikut, rëndësinë e kontrolleve periodike dhe promovimin e shëndetit të grave.

Pjesëmarrësit u angazhuan në pyetje, diskutime dhe debate të drejtpërdrejta me ekspertët, duke përfituar njohuri të thella mbi parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjes, si dhe mbi rolin e edukimit shëndetësor në komunitet.

Ky aktivitet i UBT-së është një dëshmi e përkushtimit të institucionit për shëndetin dhe edukimin shëndetësor të komunitetit, duke mbështetur iniciativat kombëtare dhe ndërkombëtare për vetëdijesimin mbi kancerin e gjirit dhe fuqizimin e grave. Përmes këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, UBT vazhdon të krijojë ura mes arsimit, shëndetit dhe komunitetit, duke u bërë një model për edukim dhe promovim shëndetësor në rajon.

Continue Reading

Lajmet

Stafi i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT merr pjesë në kongresin e OEGAO në Austri

Published

on

Me ftesë të presidentit të Shoqatës së Aligner të Austrisë – OEGAO, Dr. Saif Al-Zahrooni, dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Prof. Dr. Agim Prokshaj, dhe Prof. Miranda Sejdiu Abazi morën pjesë në një kongres shkencor të mbajtur në Vjenë, më 10 dhe 11 tetor.

Ky kongres mblodhi së bashku ekspertë, akademikë dhe profesionistë të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave më të fundit mbi teknologjinë e aparateve të tejdukshme (alignerëve) – një ndër inovacionet më moderne në ortodonci.

Prania e përfaqësuesve të UBT-së në këtë ngjarje prestigjioze dëshmoi angazhim, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të fushës së stomatologjisë, duke pasuruar diskutimet profesionale dhe duke ngritur nivelin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.

Në kuadër të kongresit, u prezantuan risitë më të fundit në trajtimin ortodontik me teknologji digjitale, zhvillimet në dizajnin e alignerëve dhe aplikimet inovative që po transformojnë mënyrën e trajtimit të pacientëve.

Continue Reading

Të kërkuara