Sport

​Interi joshet nga transferimi i ardhshëm, vjen nga Venezia

Publikuar

Më shumë spekulime po qarkullojnë se Interi do të nënshkruajë me Tanner Tessmann nga Venezia, por do të lërë mesfushorin amerikan në huazim, me Gaetano Oristanio si pjesë e marrëveshjes.

Shefi i “Nerazzurrëve”, Beppe Marotta, tha se ndoshta nuk do të ketë më transferime të reja këtë verë dhe ai nuk ishte plotësisht i gabuar, sepse Tessmann nuk do të jetë pjesë e skuadrës deri në qershor të vitit 2025.

Gianluca Di Marzio dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, plani është që ta blejë amerikanin tani dhe ta lërë në huazim te Venezia për një sezon tjetër.

Kjo i lejon atij të fitojë më shumë përvojë në nivelin e lartë, pasi Venezia sapo është promovuar në Serie A përmes play-off-it.

Tessmann mbush 23 vjeç në shtator dhe ka qenë në Venezia që nga një lëvizje prej 3.65 milionë eurosh nga FC Dallas në verën e vitit 2021.

Për të ulur koston e operacionit, Interi do të dërgojë mesfushorin Oristanio në Venezia si pjesë e marrëveshjes. Ata mund të përpiqen të mbajnë një klauzolë kthimi për lojtarin U21 të Italisë, i cili sapo përfundoi një periudhë huazimi me Cagliari.

Sport

“Festë” te Zvicra, rikthehet Granit Xhaka

Publikuar

nga

Pas mungesës në dy seanca stërvitore të skuadrës, kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka është rikthyer të premten dhe është stërvitur me skuadrën. Të gjithë lojtarët janë në formë, me përjashtim të Noah Okaforit që mungoi në stërvitje në fillim për shkak se po i nënshtrohej një masazhi për shkak të problemeve me shpinën.

Zvicra do të ballafaqohet me Anglinë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të futbollit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Kombëtarja helvetike fluturon sot nga Shtutgarti për në Düsseldorf në orën 16:00. Konferenca për mediat para çerekfinales së Anglisë do të zhvillohet në mbrëmje rreth orës 18:00. Përveç trajnerit Murat Yakin, informacion për mediat jep edhe qendërmbrojtësi Fabian Schär.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Sot nisin ndeshjet e mëdha të çerekfinales EURO 2024

Publikuar

nga

Të premten do të nisin çerekfinalet e EURO 2024 me ekipet më të mira të kontinentit. Spanja do të luajë me Gjermaninë mikpritëse të turneut në Stuttgart Arena, e cila është hapja e tetë të fundit.

Kombëtarja spanjolle mposhti debutuesit e Gjeorgjisë 4-1 në 1/16 më 30 qershor për të siguruar vendin e tyre në çerekfinale.

Gjermania kishte mposhtur Danimarkën 2-0 për të kaluar në tetë të fundit.

Pas kësaj përballjeje, tifozët do të shohin një tjetër lojë emocionuese mes Portugalisë dhe Francës.

Portugalia do të përballet me Francën në Volksparkstadion të Hamburgut.

Skuadra fituese e kësaj ndeshje do të përballet me Spanjën ose Gjermaninë në gjysmëfinalen e Munihut më 9 korrik.

Franca eliminoi Belgjikën 1-0 dhe Portugalia fitoi kundër Sllovenisë me penallti në fazën e 16-të të fundit.

Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Franca, kombet e mëdha të futbollit në Evropë, kanë fituar trofeun EURO në vitet e mëparshme.

Gjermania dhe Spanja janë të lidhura për të qenë mbajtësit e rekordeve, duke siguruar titullin kontinental tri herë secila.

Gjermanët e fituan për herë të fundit në 1996 në Angli, ndërsa Spanja e pretendoi për herë të fundit në 2012 kur turneu u organizua nga Polonia dhe Ukraina. Franca ishte kampione e viteve 1984 dhe 2000.

Portugalia vulosi trofeun e EURO-s në vitin 2016 pasi mundi 1-0 Francën në Saint-Denis.

Pasi eliminoi Austrinë nga EURO 2024 me 2-1 në ndeshjen e 16-të të fundit të martën, Turqia do të përballet me Holandën të shtunën në Berlin.

Turqia nuk e ka fituar kurrë EURO, por ka arritur në gjysmëfinale në 2008, që është ende më e mira e tyre. Holanda fitoi titullin në vitin 1988.

Në EURO 2024, skuadra holandeze mundi Rumaninë 3-0 për të kaluar.

Më vete Anglia, nënkampionia e vitit 2020, do të luajë kundër Zvicrës të shtunën.

Anglia fitoi kundër Sllovakisë 2-1 për të përparuar ndërsa Zvicra, e drejtuar nga ish-mbrojtësi zviceran Murat Yakin, mundi kampionët në fuqi Italinë 2-0 në fazën e mëparshme.

Fituesit e ndeshjeve Holandë-Turqi/Angli-Zvicër do të arrijnë në gjysmëfinale më 10 korrik në Dortmund. Finalja e turneut do të luhet më 14 korrik në Berlin.

Vazhdo të lexosh

Sport

Arsenali ia mësyn Calafiorit, Bologna këmbëngul për çmimin e tij rekord

Publikuar

nga

Riccardo Calafiori ishte ndër të paktat nota pozitive të Italisë në Euro 2024, aty ku të kaltrit u eliminuan që në fazën e 1/8-ave, teksa mbrojtësi i Bolognës tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij në tre ndeshjet në grupe.

Italiani ndiqej nga shumë klube, përfshi edhe Juventusin në Itali, megjithatë e ardhmja duket se do të jetë në Premier League, aty ku Arsenali duket i vendosur të transferojë Calafiorin dhe është gati të plotësojë dëshirat e Bolognës.

Këta të fundit kanë bërë me dije se kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e mbrojtësit, ndërsa Arsenali ka ofruar 47, shifër që mund të shkojë në 50 milionë euro bashkë me bonuset mbi performancën.

Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se ajo që ka ofruar Juventusi, teksa Arsenali ka joshur jo vetëm Bolognën, por edhe vetë Calafiorin, i cili pritet të japë miratimin për transferimin në Londër brenda fundit të kësaj jave. Vlen të theksohet se 40% të shumës së arkëtuar nga shitja e mbrojtësit 22-vjeçar, Bologna duhet ta kalojë në arkat e zviceranëve të Basel, klub ku Calafiori luante deri në verën e kaluar, kur edhe u transferua tek emilianët./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Manchester City në rrezik të humbjes së Edersonit, pas ofertës së Al-Nassr

Publikuar

nga

Ederson është pranë largimit nga Manchester City. Portieri brazilian ka marrë një ofertë tunduese nga arabët e Al-Nassr, pjesë e së cilëve është edhe Cristiano Ronaldo.

Kampionët e Anglisë nuk preferojnë shitjen e Edersonit, por ia kanë lënë në dorë “gardianit” të vendosë për të ardhmen e tij.

Shtypi sportiv britanik raporton se 30-vjeçari, i cili ka fituar gjithçka gjatë 7 viteve në “Etihad”, po mendon të pranojë milionat e sheikëve. Për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Dhe drejtuesit e Citizens janë gati të dëgjojnë ofertat që do të vijnë në drejtim të portierit të kombëtares braziliane. Nëse Ederson e mbyll me futbollin europian, Manchester City nuk do të hidhet në merkato për të siguruar pasardhësin e tij.

Zgjidhja do të gjendet brenda shtëpisë, me titullarin mes shtyllave të skuadrës së Pep Guardiolës që do të jetë Stefan Ortega. I cili bëri mjaft mirë edicionin e kaluar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara