Sport

Interi i pandalshëm, tjetër transferim me parametra zero në radhët e zikaltërve

Qendërmbrojtësi i Atleticos së Madridit, Mario Hermoso është emri i pëlqyer prej kohësh në listën e drejtuesve të Interit.

Published

on

Pas sigurimit të transferimit të Piotr Zielinskit nga Napoli dhe Mehdi Taremit nga Porto, Interi është gati të bëjë goditjen e radhës me parametra zero për sezonin e ardhshëm, këtë herë në repartin e mbrojtjes.

Qendërmbrojtësi i Atleticos së Madridit, Mario Hermoso është emri i pëlqyer prej kohësh në listën e drejtuesve të Interit, teksa mediat italiane bëjnë të ditur se edhe trajneri Inzaghi ka dhënë miratimin për të nënshkruar me spanjollin.

28-vjeçari ka kontratë deri në fund të këtij sezoni me “Los Colchoneros” dhe deri tani ka refuzuar çdo ofertë për të rinovuar, teksa nga kjo situatë janë italianët ata që do të përfitojnë, duke i ofruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon.

Te Interi janë plotësisht të bindur me cilësitë e mbrojtësit, që ka treguar se di të bëjë shumë mirë si mbrojtës i qendrës në rreshtimin me tre, ashtu edhe atë të krahut të majtë. Në këtë mënyrë ai do të shndërrohej në një alternativë mjaft të vlefshme për mbrojtjen zikaltër, teksa vlerësohet shumë edhe eksperienca në nivelin ndërkombëtar.

Mbrojtësi i rritur në akademinë e Real Madridit është aktivizuar në të kaluarën te Valladolid dhe Espanyol, teksa prej 5 sezonesh është titullar i padiskutueshëm te Atletico e Madridit./UBTNews/

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Sport

Kosova përballet sonte me Irlandën, Foda përcakton 23-shen

Published

on

By

Kosova nis sonte rrugëtimin në Ligën B të Kombeve, me ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përballja zhvillohet nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Franco Foda ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistët që do të jenë në dispozicion për këtë sfidë. Jashtë listës kanë mbetur Leard Sadriu, Vesel Demaku, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica, të cilët do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna.

Kjo është përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Republikës së Irlandës. “Dardanët” do të kenë në krah edhe faktorin vendas, pasi Kosova ka një bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit zyrtare të zhvilluara në “Fadil Vokrri”.

Në këtë cikël, Kosova do të ketë edhe tri ndeshje të tjera brenda dy javëve. Pas Irlandës, “Dardanët” të dielën udhëtojnë në Austri, ndërsa të enjten e ardhshme përballen me Izraelin, para se ta presin sërish Austrinë të dielën tjetër.

Kosova garon për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Në ndeshjen çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku dominoi tërësisht përballjen ndaj boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 5:0 me vendim të njëpërfshishëm të gjyqtarëve.

Me këtë fitore, boksierja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e bronztë evropiane, ndërsa synon ngjitjen në majën e podiumit.Në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku do të përballet me garuesen që përfaqëson Serbinë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo do të jetë një përballje e njohur për kosovaren, e cila e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Continue Reading

Sport

Hallgrímsson beson përballjen me Kosovën barazimi do të ishte rezultat i mirë

Published

on

By

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka thënë se skuadra e tij do të ishte e kënaqur edhe me një barazim ndaj Kosovës.

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Të gjithë e dimë këtë. E kemi analizuar mirë Kosovën dhe kemi shqyrtuar pikat e saj të forta, të cilat janë të shumta.

Do të ishim të kënaqur edhe me një barazim këtu. Është ndeshja e parë e turneut dhe, sigurisht, gjithçka do të varet nga mënyra se si do të luajmë. Mendoj se lojtarët tanë janë gati për këtë sfidë.

Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në ndeshjen ndaj Kosovës. Kjo është një detyrë e vështirë për ne, por kur të vijë momenti i ndeshjes, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që na pret”, ka thënë Hallgrímsson në konferencën për media.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara