Sport

Interi dhe Milani vazhdojnë sot garën për titull në Serie A

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Published

on

Dy rivalët e përbetuar italian, Interi dhe Milani, do të vazhdojnë sot garën drejt titullit të Serie A, ku do të zhvillojnë ndeshje kundër Spezias, respektivisht Genoas, ndeshje këto të vlefshme për xhiron e 33.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00, ku kampioni italian Inter është mysafir i skuadrës së Spezias.

Ndërkaq, pas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes liderit aktual të tabelës, Milanit dhe skuadrës së Genoas, ndeshje kjo e fundit për sot në Serie A.

Momentalisht, Milanin dhe Interin i ndajnë dy pikë në tabelë, ku “Rossonerët” zënë vendin e parë me 68 pikë, krahas “Nerazzurëve” që renditen në vendin e dytë me gjithsej 66 pikë.

Ndërkaq, Spezia zë vendin e 15 në tabelë në kuotën e 33 pikëve, kurse Genoa pozicionohet në vendin 19 në tabelë me vetëm 22 pikë të arkëtuara.

Milani dhe Interi do të luftojnë sot vetëm për fitore kundër kundërshtarëve të tyre, në mënyrë që të vazhdojnë garën për titullin e Scudettos.

19:00 Spezia – Inter

21:00 Milan – Genoa

Sport

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Published

on

Ardon Jashari ka dhënë konferencën e parë për media si futbollist i Milanit, ku ka folur për emocionet e transferimit te gjiganti italian, por edhe për lidhjen e tij me Granit Xhakën dhe rrënjët shqiptare.

Mesfushori i ri kuqezi nuk e fshehu respektin për kapitenin e Zvicrës, me të cilin ndan jo vetëm fushën e lojës, por edhe prejardhjen, shkruan Gazeta Express.

“Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa vetes, por është ende një lojtar i mrekullueshëm. Gjithashtu, kam mësuar shumë nga ai. Ajo çfarë kemi të përbashkët është prejardhja jonë, rrënjët tona shqiptare. Ne jemi rritur me atë grintën, atë fuqinë dhe zjarrin brenda nesh që duam të fitojmë gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, tha Jashari para gazetarëve italianë.

21-vjeçari theksoi se kjo energji e vendosmëri do ta udhëheqin edhe në aventurën e re me Milanin, ku synon të lërë gjurmë të bëhet pjesë e historisë së klubit.

Me këtë deklaratë, Jashari jo vetëm që vuri në pah lidhjen e tij me Xhakën si model frymëzimi, por edhe krenarinë për origjinën shqiptare, që sipas tij i ka dhënë karakterin dhe forcën për të luftuar në çdo sfidë.

 

 

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Të kërkuara