Lajmet

Interesim ndërkombëtar për modelin inovativ të UBT-së dhe ekosistemin e tij të zhvillimit

Published

on

Modeli inovativ i UBT-së dhe ekosistemi i tij i zhvillimit vazhdojnë të tërheqin interesimin e studiuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët po analizojnë nga afër qasjen unike të institucionit në arsimin e lartë, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Në kuadër të një vizite studimore njëjavore në UBT, një grup studiuesish, ndër ta edhe përfaqësues të Universitetit të Kembrixhit dhe Instiucioneve tjera britaneze, zhvilluan një agjendë intensive takimesh, diskutimesh dhe aktivitetesh akademike me profesorë, studiues dhe ekspertë të institucionit, me fokus në modelin e funksionimit dhe zhvillimit të UBT-së dhe mundësinë e shpërndarjes së këtij modeli në vendet e ndryshme, sidomos të atyre që janë pjesë e komunitetit.

Vizita u realizua në kuadër të aktiviteteve kërkimore të ekipit ndërkombëtar, i cili po analizon modele bashkëkohore të arsimit të lartë, transformimin digjital, zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe rolin e universiteteve në avancimin e komunitetit dhe shoqërisë.

Gjatë qëndrimit në UBT, delegacioni u prit nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me të cilin zhvilloi diskutime mbi vizionin strategjik që ka udhëhequr zhvillimin e universitetit gjatë 25 viteve të fundit. Vëmendje e veçantë iu kushtua ekosistemit të UBT-së, i cili përfshin konceptet UBT Smart City dhe UBT 5S, si modele që ndërthurin arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe bashkëpunimin me industrinë, duke krijuar një mjedis modern për zhvillimin akademik dhe shoqëror.

Pjesë e vizitës ishin edhe sesionet e punës me profesorë dhe studiues të UBT-së, si dhe vizitat në laboratorë, qendra kërkimore, hapësira inteligjente të mësimdhënies dhe klinika universitare. Përmes këtyre aktiviteteve, studiuesit u njohën nga afër me mënyrën se si funksionon ekosistemi i UBT-së dhe me praktikat që e kanë pozicionuar institucionin si një nga modelet më inovative të arsimit të lartë në rajon.

Interesimi i studiuesve ndërkombëtarë për UBT-në konfirmon rëndësinë që po merr modeli i tij i zhvillimit në diskutimet bashkëkohore për të ardhmen e arsimit të lartë, duke e shndërruar universitetin në një pikë referimi për studime dhe shkëmbim të praktikave më të mira në nivel ndërkombëtar.

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara