Lajmet nga UBT

Interesim i madh për t’u regjistruar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT

Arsimi duhet të jetë një proces i dyanshëm.

Publikuar

Në qendrën e UBT-së në Prishtinë, nxënës nga i gjithë vendi janë duke u interesuar për t’u bërë pjesë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT, kjo falë cilësisë dhe kualitetit që është duke ofruar kjo shkollë, si dhe risinë që ka sjell UBT si institucion edukativo-arsimor për zhvillimin e arsimit të mesëm të lartë.

Arsimi duhet të jetë një proces i dyanshëm. Në njërën anë shkollat duhet t’i përgjigjen nevojave të nxënësve për të përmirësuar kurrikulat mësimore, duke i përshtatur me ato evropian dhe amerikane dhe në anën tjetër duke iu përgjigjur ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike në botë.

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, është një nga shkollat më të avancuara në Kosovë dhe rajon, duke përshtatur kurrikulën mësimore me standardet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe duke iu mundësuar të rinjve të përgatiten në fushat mjekësore.

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me katër drejtime:

  • Asistent Dentar,
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë,
  • Teknik i Farmacisë dhe
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor.

Në këto drejtime është bërë i mundur gërshetimi i lëndëve teorike me ato praktike për t’i mundësuar nxënësve zhvillimin dhe përforcimin e njohurive të tyre, dhe për t’i përgatitur ata për studime në fushat e mjekësisë.

Në kuadër të infrastrukturës moderne të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, përpos laboratorëve të ndryshëm, është funksionale edhe Poliklinika e UBT-së, e cila përfshinë ambulancë moderne stomatologjike, laboratorin me aparaturat më të fundit të analizave biokimike, barnatoren, si dhe shërbimin e përditshëm mjekësor.

Lajmet nga UBT

UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar

Publikuar

nga

Në praninë e Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektorit të Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu, Ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, Ministrit për Zhvillim Rajonal në Qeverinë e Kosovës, Fikrim Damka, në Qytetin e Mençur të UBT-së në Lipjan, u mbajt ceremonia e nënshkrimit dhe hapjes së Teknoparkut më të madh në rajon “UBT & Trakya University International Technopark”, si dhe ceremonia e veçantë e ndarjes së çmimit më të lartë institucional “Leadership Excellence Award” për Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi në emër të UBT-së, falëndroi për kontributin e jashtëzakonshëm në afirmimin, konsolidimin e vlerave, standardeve, si dhe lidershipin e treguar në promovimin dhe integrimin e universiteteve të Ballkanit.

“Kemi kënaqësinë që në një ceremoni të veçantë, në emër të UBT-së, të ndajmë çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në afirmimin, konsolidimin e vlerave, standardeve, si dhe lidershipin e treguar në promovimin dhe integrimin e universiteteve të Ballkanit”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Rektori Tabakoğlu falënderoi Rektorin Hajrizi për ndarjen e këtij çmimi, duke theksuar se, ndër të gjitha çmimet që ka marrë, ky çmim është më i rëndësishmi për të. Ai theksoi se, nga ky moment, Rektori Hajrizi është vëllai i tij, ndërsa UBT dhe Universiteti Trakya janë vëllazëruar.

“Falënderoj Rektorin Edmond Hajrizi për ndarjen e këtij çmimi. Kam marr shumë çmime, por ky çmim është më i rëndësishmi. Nga sot profesori Edmond është vëllai im. Njëkohësisht, UBT është vëllazëruar me Universitetin Trakya. Hapja e teknoparkut është njëlloj llotoje, sepse çdo minut mund të ndodh një çmim i madh. Sepse, kemi të rinjtë që mund të vijnë këtu dhe të japin ide dhe të realizojnë eksperimente të reja. Një ide e vlefshme nga ky vend mund të ndërrojë fatin e shtetit. Pas këtij çmimi e llogarisë edhe unë veten si një njeri i Kosovës. Rroftë gjatë vëllazëria mes Kosovës dhe Turqisë”, është shprehur Rektori Tabakoğlu.

Ambasadori Angılı shpreh mendimin se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Kosovës në fushën e teknologjisë dhe shkencës është një hap i rëndësishëm. Përfaqësuesit e institucioneve akademike dhe start-up-eve nga të dy vendet po thellojnë bashkëpunimin e tyre, duke krijuar një situatë të përfitimit për të gjithë.

“Ne jetojmë në një botë ku forcat ekonomike rajonale luajnë një rol po aq themelor sa forcat ekonomike globale në zinxhirët e furnizimit global. Kjo situatë parandalon që teknologjia të jetë vetëm në dorë të një grupi të vogël. Prandaj, është një hap jashtëzakonisht korrekt, që bashkëpunimit mes Turqisë dhe Kosovës t’i shtohet teknologjia dhe shkenca. Ndërsa, institucionet akademike, start-up-et e Turqisë dhe Kosovës thellojnë bashkëpunimin e tyre, kjo do të krijojë një rezultat “win-win” për të gjithë”, tha Ambasadori Angılı.

Ministri Damka nënvizoi se kjo marrëveshje sjell përfitime të shumta për të dy institucionet. Ai tha se përveç këmbimit të njohurive dhe përvojave akademike, ajo gjithashtu hap rrugën për zhvillimin e programeve të përbashkëta të punës dhe hulumtimit në fushat e inxhinierisë, teknologjisë informative, shkencës kompjuterike dhe të tjera.

“Kjo marrëveshje sjell përparësi të shumta për të dy institucionet. Përveç shkëmbimit të njohurive dhe përvojave akademike, ajo gjithashtu do të mundësojë zhvillimin e programeve të përbashkëta të punës dhe hulumtimit në fushat e inxhinierisë, teknologjisë informative, shkencës kompjuterike dhe shumë të tjera. Në Kosovë, hulumtimi dhe inovacioni po bëhen gjithnjë e më tërheqës. Investimet në teknoparqe po rriten, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për start-up-e, kompani të reja dhe kërkime shkencore. Në të njëjtën kohë, Turqia ka një histori të suksesshme në zhvillimin e teknoparqeve dhe mbështetjen e inovacionit dhe biznesit teknologjik. Shtimi i një teknoparku do të krijojë një mjedis inkurajues për inovacionin dhe zhvillimin e re teknologjik në Kosovë dhe në rajon”, potencoi Ministri Damka.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT dhe Universiteti i Tokaj (UT) zgjerojnë bashkëpunimin në kërkimin shkencor të verës

Publikuar

nga

UBT dhe Universiteti i Tokaj (UT) kanë arritur një marrëveshje për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre në fushën e kërkimit shkencor të verërave. Kjo marrëveshje forcon angazhimin e tyre për aktivitete të përbashkëta kërkimore që synojnë avancimin e njohurive në këtë fushë.

Sipas marrëveshjes, të dy institucionet, do të promovojnë në mënyrë aktive përpjekjet e përbashkëta kërkimore në përputhje me qëllimet dhe interesat e tyre përkatëse. Një rezultat kryesor i këtij bashkëpunimi do të jetë krijimi dhe funksionimi i Qendrës së Përbashkët të Kërkimit të Shkencave të Verës UT-UBT (WSRC), e parashikuar të jetë një qendër inovacioni dhe ekspertize në studimin e vreshtarisë dhe enologjisë.

Kjo iniciativë premton të nxisë sinergjitë midis dy institucioneve dhe të nxisë përparimet në shkencën e verërave, duke përfituar jo vetëm akademinë, por edhe industrinë më të gjerë të verërave dhe entuziastët në mbarë botën. Qëndroni të sintonizuar për përditësime të mëtejshme mbi këtë bashkëpunim dinamik.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi takon përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës

Publikuar

nga

Përfaqësues nga Kosovo Olympic Committee, përfshirë Presidentin Ismet Krasniqi, sekretarin Besim Aliti dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike u mirëpritën në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe stafi i Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më afër me Qytetin e mençur të UBT-së, si dhe infrastrukturën që UBT ka krijuar për të ndërtuar një bashkëpunim të mirëfilltë mes këtyre dy institucioneve.

Gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet memorandumi i marrëveshjes me Komitetin Olimpik, ku UBT do të ofrojë kapacitetet infrastrukturore dhe akademike në ndihmë të KOK-ut, duke u bërë një nga sponsorët më të rëndësishëm që Komiteti Olimpik ka nga sfera akademike.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Qindra nxënës nga Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të “Mehmet Akif” vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së, në Lipjan

Publikuar

nga

Qindra nxënës nga Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të “Mehmet Akif”, kanë vizituar Qytetin e Mencur të UBT-së, në Lipjan, dhe më këtë rast janë informuar për ekosistemin e këtij institucioni të arsimit që ndërlidh shkencën, teknologjinë dhe inovacion në një hapësirë tejet kreative.

Ndër të tjera ata u njohën edhe me programet e ndryshme që ofron UBT, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara