Lajmet nga UBT

Interesim i madh i të rinjve për t’u bërë pjesë e trajnimit për Java Programming në UBT

Trajnimi për Java Programming organizohet nga trajnerë profesionistë dhe të licencuar.

Published

on

Interesimi i madh i të rinjve për të mësuar dhe avancuar njohuritë e tyre rreth programimit, ka bërë që UBT përmes Departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale të zhvillojë trajnime të ndryshme, siç është edhe trajnimi për Java Programming.

Trajnimi për Java Programming organizohet nga trajnerë profesionistë dhe të licencuar, të cilët angazhohen që pjesëmarrësit t’i njoftojnë me njohuritë bazike të koncepteve të programimit kompjuterik duke përdorur gjuhën e programimit Java, si dhe t’i përgatisin ata për analizimin dhe zgjidhjen e algoritmeve të përshtatshme.

Pjesëmarrësit do të jenë të gatshëm të analizojnë dhe të zgjidhin probleme praktike duke
përdorur njohuritë e fituara gjatë trajnimeve, si dhe do të dinë të përdorin Graphic User Interface dhe do të përgatiten për konceptet themelore të gjuhës programuese Java.

Apliko tani: Trajnimi për Java Programming

Lajmet

Arkitektura në UBT me qasje bashkëkohore dhe njohje globale

Published

on

By

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit HapësinorUBT ofron një program bashkëkohor studimi, i cili synon të përgatisë profesionistë të aftë për t’iu përgjigjur sfidave moderne të arkitekturës, urbanizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të hapësirave.

Ky program është i dizajnuar për të zhvilluar te studentët njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushën e projektimit arkitektonik, planifikimit urban dhe menaxhimit të mjedisit të ndërtuar. Studentët aftësohen për të identifikuar dhe analizuar probleme komplekse arkitekturore, për të hartuar projekte inovative dhe për të kontribuar në zhvillimin e komuniteteve moderne, duke respektuar aspektet sociale, kulturore dhe mjedisore.

Përmes një kurrikule gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinare, programi kombinon njohuritë nga arkitektura, urbanizmi, teknologjia e ndërtimit, fizika e ndërtimit, gjeodezia, ekonomia e ndërtimit, dizajni urban, arkitektura e peizazhit dhe trashëgimia kulturore. Kjo u mundëson studentëve të fitojnë kompetenca të gjera profesionale dhe të jenë të përgatitur për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Gjatë studimeve, studentët zhvillojnë aftësi për:

  • Projektimin dhe analizën kritike të projekteve arkitekturore dhe urbane;
  • Planifikimin e hapësirave funksionale dhe të qëndrueshme;
  • Integrimin e teknologjive moderne në procesin e projektimit;
  • Zgjidhjen e problemeve komplekse që lidhen me ndërtimin dhe inxhinierinë;
  • Hulumtimin dhe përdorimin e materialeve inovative në arkitekturë;
  • Krijimin e hapësirave urbane me efikasitet energjetik dhe ndikim pozitiv në mjedis;
  • Menaxhimin e projekteve dhe punën në ekipe multidisiplinare;
  • Trajtimin profesional dhe etik të çështjeve që lidhen me arkitekturën dhe planifikimin urban.

Programi i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT vendos theks të veçantë në zhvillimin e kreativitetit, mendimit kritik dhe inovacionit, duke u ofruar studentëve mundësi të shumta për punë praktike, projekte reale, bashkëpunime ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në konkurse profesionale.

Cilësia e këtij programi dëshmohet edhe nga sukseset ndërkombëtare të UBT-së. Në rangimin prestigjioz INSPIRELI World Architecture University Ranking, UBT është renditur në mesin e 100 institucioneve më të mira në botë në fushën e arkitekturës, duke zënë vendin e 33-të nga 1,444 universitete ndërkombëtare.

Po ashtu, në vitin 2026, UBT shkroi histori duke u renditur i pari në botë për kategorinë “University Brand and Reputation” në rangimin prestigjioz global WURI, një dëshmi e reputacionit, cilësisë dhe ndikimit të tij në arsimin e lartë ndërkombëtar.

Ndër sukseset më të mëdha të viteve të fundit, UBT është vlerësuar edhe si “Engaged University of the Year”, duke u renditur universiteti më i mirë në botë në këtë kategori dhe duke lënë pas institucione prestigjioze nga Suedia, Kanadaja, Australia dhe Arabia Saudite.

Me 25 vite traditë, inovacion dhe ekselencë akademike, UBT vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për studentët që synojnë një karrierë të suksesshme në arkitekturë, planifikim hapësinor dhe zhvillim urban në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Regjistrimet e hershme po vazhdojnë, eja dhe siguro vendin tënd. Vendet janë te limituara.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e vitit të tretë në UBT prezantojnë ekspozitën përfundimtare “The Graduets”

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, studentët e vitit të tretë në programin e Artit dhe Mediave Digjitale në UBT prezantojnë ekspozitën përfundimtare “The Graduets”, një platformë artistike që sjell së bashku punime të frymëzuara nga përvoja personale, sociale dhe kolektive.

Ekspozita trajton tema që lidhen me kujtesën, hapësirën, identitetin dhe mënyrën se si individi bashkëjeton me humbjen, trashëgiminë, heshtjen dhe përvojat që vazhdojnë të ndikojnë në jetën e përditshme. Përmes mediave dhe qasjeve të ndryshme artistike, studentët eksplorojnë marrëdhënien ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes, duke e vendosur kujtesën në qendër të reflektimit artistik.

Në punimet e ekspozuara, elemente si shtëpia, dhoma, dera, trupi, objekti dhe toka shfaqen jo vetëm si forma fizike, por si bartëse të historive, emocioneve dhe përvojave njerëzore. Ato bëhen hapësira ku ruhen kujtime familjare, gjurmë historike, trauma, ndjenja përkatësie dhe rrëfime personale që lidhen ngushtë me realitetin kolektiv.

“The Graduets” e trajton kujtesën si një forcë aktive që vazhdon të ndikojë në mënyrën se si e perceptojmë botën përreth nesh. Punimet reflektojnë mbi gjurmët që lënë lufta, familja, mjedisi, trupi dhe përvojat e pashprehura, duke krijuar një dialog të hapur mes individit dhe shoqërisë.

Përmes kësaj ekspozite, studentët e UBT-së prezantojnë kërkimin e tyre artistik dhe ofrojnë perspektiva të reja mbi çështje që vazhdojnë të formësojnë përvojën njerëzore. “The Graduets” nuk synon të japë përgjigje përfundimtare, por të krijojë një hapësirë reflektimi, ku kuptimet mbeten të hapura dhe vizitori ftohet të ndërtojë interpretimin e vet.

Ekspozita përfaqëson kulmin e angazhimit akademik dhe krijues të studentëve, duke dëshmuar potencialin e tyre për të trajtuar tema komplekse përmes artit bashkëkohor dhe praktikave vizuale.

Continue Reading

lajme

Ekspozita “Objekti Kujtesë” sjell interpretimet kreative të studentëve të vitit të parë të Artit dhe Dizajnit në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit prezantuan ekspozitën “Objekti Kujtesë”, të realizuar në kuadër të lëndës Skulpturë (Semestri II), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita paraqiti një seri punimesh që eksplorojnë marrëdhënien ndërmjet objektit, kujtesës dhe përditshmërisë, duke transformuar objekte të zakonshme në forma skulpturore me vlera estetike dhe konceptuale.

Përmes përdorimit të materialeve të gjetura, objekteve të përdorimit të përditshëm dhe materialeve të ricikluara, studentët krijuan vepra që tejkalojnë funksionin fillestar të objektit, duke i dhënë atij kuptime të reja dhe dimensione artistike. Çdo punim shpalosi histori, kujtime dhe reflektime personale e kolektive, duke dëshmuar potencialin krijues dhe aftësinë e studentëve për të zhvilluar gjuhë bashkëkohore artistike.

Ekspozita “Objekti Kujtesë” ofroi një hapësirë dialogu mes artit, kujtesës dhe materialitetit, duke nxitur publikun të reflektojë mbi mënyrën se si objektet e përditshme mund të bartin histori, emocione dhe identitete.

Continue Reading

Vendi

Studentët e vitit të tretë të Artit dhe Dizajnit në UBT hapën ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT prezantoi ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”, e realizuar nga studentët e vitit të tretë në kuadër të lëndës Projekt Individual (Semestri VI), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita solli para publikut një gamë të gjerë projektesh artistike, të cilat pasqyrojnë qasje individuale, kërkime personale dhe eksperimente krijuese të studentëve në mediume të ndryshme bashkëkohore.

Ndryshe nga ekspozitat tematike, kjo ekspozitë nuk u fokusua në një temë të vetme, por krijoi hapësirë për secilin student që të prezantojë vizionin, interesat dhe drejtimin e vet artistik. Përmes veprave të ekspozuara, studentët reflektuan mbi temat, konceptet dhe format e komunikimit që i konsiderojnë të rëndësishme në zhvillimin e praktikës së tyre profesionale.

Ekspozita “Praktika Artistike si Komunikim” dëshmoi potencialin krijues të studentëve të UBT-së dhe rëndësinë e mbështetjes së proceseve të pavarura artistike, duke shërbyer si një platformë prezantimi dhe dialogu mes artistëve të rinj dhe publikut.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT vazhdojnë të ofrojnë aktivitete të ndryshme akademike, artistike dhe kulturore, duke promovuar kreativitetin, inovacionin dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Continue Reading

Të kërkuara