Lajmet

Interesim i madh i të moshuarve për t’u imunizuar kundër gripit sezonal

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan se ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal.

Published

on

Në Kosovë sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal. E në Prishtinë ky proces sivjet po zhvillohet me risi, pasi tashmë imunizimi me këtë vaksinë është shpërndarë në trembëdhjetë Qendrat e Mjekësive Familjare në kryeqytet. E interesimi i qytetarëve, kryesisht i të moshuarve për t’u imunizuar me këtë dozë të vaksinës, ishte mjaft i madh mëngjesin e sotëm.

Se procesi i vaksinimit kundër virusit sezonal ka nisur mbarë në vend thonë edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky institucion thonë se për këtë vit 85 mijë doza janë në dispozicion për qytetarët e Kosovës. Nga MSh po ashtu deklarojnë se të gjitha këto doza janë shpërndarë me kohë në QKMF-të në nivel vendi.

“Ju informojmë se sasia e vaksinave kundër gripit sezonal është 85,000 vaksina dhe shpërndarja e tyre është bërë në të gjitha QKMF-të në nivel vendi. Gjithashtu, iu informojmë se ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjitha QKMF-të në nivel vendi. Rëndësia e vaksinimit kundër gripit sezonal qëndron në faktin se vaksinimi kundër gripit mbron vet personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes se gripit”, thuhej në përgjigjen e MSh-së.

Qysh herët sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, kishte ardhur Zarife Sahiti për ta marrë dozën e vaksinës kundër gripit sezonal. Kjo 75-vjeçare tha se çdo vit imunizohet me këtë lloj vaksine dhe i ndihmon shumë.

“Zakonisht e marrë që sa vite jemi duke e marrë (vaksinën)…..Shumë mirë ndihem, për atë kam ardhur me marr sepse me më munduar nuk isha ardhur…Jo (nuk pritëm) shpejt e kemi kryer”, theksoi ajo.

Edhe 72-vjeçari Idriz Osmani pasi e mori vaksinën kundër gripit sezonal, tregoi se kjo vaksinë i ndihmon shumë për ballafaqimin me viruset sezonal. Ai madje rekomandoi që sidomos të moshuarit të imunizohen me këtë vaksinë, derisa shton se edhe procesi i vaksinimit në këtë Qendër të Vaksinimit po shkon mirë.

“Rregullisht e marrë që 4-5 vite….Shumë e mirë është për qytetarët këto gripat sezonal i kaloj lehtë…Gjithsesi ata të vjetrit sidomos duhet t’i marrin….Shumë mirë sivjet është shumë në rregull, tjerave vite vonë pak e ftohtë sivjet është mirë“, theksoi ky banor i Prishtinës.

Ndonëse vaksinën kundër gripit mund ta marrë në QMF-në më të afërt në Velani, Mustaf Miftari kishte ardhur në QKMF në qendër për t’u vaksinuar. Ai thotë se nuk e ka ditur që tashmë është bërë shpërndarja e vaksinimit në të gjitha QMF-të në kryeqytet.

Miftari thekson që vazhdimisht vaksinohet dhe i ndihmon në forcimin e imunitetit kundër gripave të kohës.

“Po e mora vaksinën… mirë shumë po ndihem…Vazhdimisht e marrë…Jo nuk pati tollovi, as nuk pritëm…..Nuk e kam ditë (që po bëhen shpërndarja edhe në qendra tjera)”, u shpreh ky i moshuar.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi u shpreh se planifikojnë t’i aplikojnë 11 mijë doza të vaksinave dhe se aktualisht janë furnizuar me 6 mijë e 500.

Ai tha se administrimi i kësaj vaksine po ndodhë në kohë optimale dhe të gjithë prishtinasit kanë mundësi të imunizohem me këtë vaksinë në Qendrën Mjekësore Familjare më të afërt.

“Fatmirësisht këtë vit vaksinat janë me kohë dhe jemi në kohën më të mirë optimale për aplikimin e vaksinës kundër gripit sezonal. Këtë vit për dallim prej viteve të tjera kemi bërë një organizim pak më ndryshe, në mënyrë që qytetarët ta kenë mundësinë që në lagjen e tyre dhe në QMF e tyre ta marrin vaksinën dhe nga sot janë aktive 13 qendra, QKMF dhe 13 institucione tjera të cilat aplikojnë vaksinën kundër gripit. Kështu që nuk presim tollovi, nuk presim grumbull të qytetarëve kjo do të vazhdoj kjo do të vazhdoj nuk është vaksinë që merret për një dit apo dy. Por do të jetë gjatë tërë muaji në dispozicion apo edhe më shumë…Planifikimi për këtë vit sikurse edhe për vitet tjera ne planifikojmë rreth 11 mijë vaksina të furnizohemi dhe t’i aplikojmë rreth 11 mijë vaksina, aq i kemi të planifikuar tani për tani jemi furnizuar me 6 mijë e 500 që janë të mjaftueshme për këtë kohë, mirëpo varësisht prej nevojës ne do të furnizohemi kohë pas kohe, do të ketë vaksina në vazhdimësi aq sa ka me pas nevojë… Janë trajnuar të gjitha ekipet, dhe secila qendër ka ekipe mjaftueshëm”, u shpreh Gashi.

Specialisti i mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Naim Sveçla theksoi se procesi i vaksinimit po shkon mirë. Ai shton se kjo vaksinë është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal. Ai rekomandon që moshat e shtyra, ata me sëmundje kronike të marrin këtë dozë për të mbrojtur kundër virozave sezonale.

Sveçla po ashtu thekson se këtë vit janë në kohë optimale për të marrë këtë vaksinë dhe për të forcuar imunitetin.

“Procesi po ecë mirë. Në ora 07:00 kemi filluar, interesimi është në nivel, mirë është duke ecur….Rekomandimet janë moshat e shtyra, mbi 60 vite, njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje kronike të zemrës, sistemit endokrin apo sëmundje kronike të veshkave, të gjithë këta janë me prioritet. Mirëpo, vaksina mund të merret nga 6 muaj e tutje për të gjitha grup-moshat nuk ka kurrfarë problemi…. Në fund të vjeshtës në fillim të dimrit është koha më e mirë më e mirë kupto0het se edhe më herët me u marr është mirë, për shkak se duhen dy javë ose 3 javë derisa vaksina të prodhon antitruptha dhe t’i mbron qytetarët….Me kohë jemi mirë nuk e besoj që do të ketë për shkak se nuk kemi fluks, nuk kemi pacientë me grip sezonal të sëmurë me kohë jemi mirë”, theksoi ky profesionist shëndetësor.

Sveçla rekomandon që krahas kësaj vaksine qytetarët që kanë imunitet të rrezikuar të marrin edhe dozën përforcuese kundër COVID-19.

Kujtojmë që në Kosovë procesi i vaksinimi kundër gripit sezonal shpesh viteve të kaluara ka nisur me vonesa të aplikimit të kësaj vaksine.

Vendi

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Vendi

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Vendi

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara