Teknologji

Inteligjenca Artificiale tani mund të riprodhojë veten, një arritje që ka tmerruar ekspertët

Published

on

Në një studim të ri, shkencëtarët nga Kina kanë zbuluar se inteligjenca artificiale (IA) ka kaluar një “vijë të kuqe” kritike duke qenë në gjendje të riprodhojë veten, pa ndihmën e njerëzve. Ky zhvillim ka tërhequr shqetësim te ekspertët, pasi mund të çojë në pasiguri dhe veprime jashtë kontrollit nga sistemet AI.

Studimi, i publikuar më 9 dhjetor 2024, tregon se dy modele të mëdha gjuhësore (LLM), të zhvilluara nga Meta dhe Alibaba, mund të krijojnë kopje funksionale të vetes. Gjatë 10 provave të kryera, modelet e AI arritën të riprodhoheshin në 50-90% të rasteve, duke sugjeruar mundësinë që AI të arrijë të zhvillohet dhe të dalë jashtë kontrollit.

Ekspertët shohin këtë si një hap të rëndësishëm, pasi AI-ja mund të shfrytëzojë aftësinë për riprodhim për të siguruar mbijetesën e saj. Studimi është shqetësues për mundësinë e krijimit të sistemeve që veprojnë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, dhe mund të shkelin normat dhe rregullat shoqërore.

Kjo arritje ka nxitur kërkesa për një bashkëpunim ndërkombëtar për të vendosur mekanizma sigurie që të kontrollojnë zhvillimin dhe përdorimin e AI-ve në të ardhmen, për të parandaluar sjellje të papritura dhe pasiguri./UBTNews/

Continue Reading

Teknologji

Inteligjenca Artificiale krijon antibiotikë kundër dy sëmundjeve

Published

on

Inteligjenca artificiale ka shpikur dy antibiotikë të rinj potencialë që mund të vrasin gonorrenë dhe MRSA-në rezistente ndaj ilaçeve, kanë zbuluar studiuesit.

Ilaçet u projektuan atom pas atomi nga Al e vranë superbakteret në testet laboratorike në kafshë, Të dy përbërjet kanë nevojë për vite rafinimi dhe provash klinike para se të përshkruhen. Por ekipi i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts thotë se Al fillon “epokën e dytë të artë” në zbulimin e antibiotikëve.

Bëhet e ditur se antibiotikët vrasin bakteret, por infeksionet që rezistojnë ndaj trajtimit tani po shkaktojnë më shumë se një milion vdekje në vit.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve ndihmon bakteret të evoluojnë për të shmangur efektet e ilaçeve, ka pasur mungesë të antibiotikëve të rinj për dekada.

Studiuesit më parë kanë përdorur Al për të shqyrtuar mijëra kimikate të njohura në përpjekje për të identifikuar ato me potencial për t’u bërë antibiotikë të rinj, shkruan BBC. Ekipi i MIT ka shkuar një hap më tej duke përdorur Al gjeneruese për të hartuar antibiotikë në radhë të parë për infeksionin seksualisht të transmetueshëm gonorre dhe për MRSA-në potencialisht vdekjeprurëse.

Studimi i botuar në revistën Cell, shqyrtoi 36 milionë komponime, duke përfshirë ato që ose nuk ekzistojnë ose nuk janë zbuluar ende. U trajtua Al duke i dhënë strukturën kimike të komponimeve të njohura, së bashku me të dhëna nëse ato ngadalësojnë rritjen e llojeve të ndryshme të baktereve.

Al mëson si bakteret preken nga struktura të ndryshme molekulare, të ndërtuara nga atome si karboni, oksigjeni, hidrogjeni dhe azoti. U provuan dy qasje për të hartuar antibiotikë të rinj me Al. Pasi u prodhuan, modelet u testuan në baktere në laborator dhe në minj të infektuar, duke rezultuar në dy ilaçe të reja.

“Jemi të emocionuar sepse tregojmë se Al gjeneruese mund të përdoret për të hartuar antibiotikë krejtësisht të rinj”, tha Prof. James Collins, nga MIT.

Megjithatë, nuk janë gati për prova klinike dhe ilaçet do të kërkojnë rafinim – vlerësohet se do të duhen edhe një deri në dy vjet punë – përpara se të fillojë procesi i gjatë i testimit të tyre te njerëzit.

Ky mund të jetë proces i gjatë dhe i kushtueshëm pa asnjë garanci se ilaçet eksperimentale do t’u përshkruhen pacientëve në fund.

Ndryshe, disa po bëjnë thirrje që zbulimi i barnave me anë të Al të përmirësohet në një shkallë më të gjerë.

Continue Reading

Teknologji

Studim: Chip i trurit deshifron mendimet me saktësi deri në 74%

Published

on

Një implant eksperimental i trurit ka arritur të përkthejë mendimet e brendshme në tekst me një saktësi deri në 74%, sipas një studimi nga Universiteti i Stanfordit, i botuar në revistën “Cell”.

Pajisja, e quajtur ‘ndërfaqja tru-kompjuter (BCI)’, u testua tek katër pjesëmarrës, duke regjistruar sinjale nervore përmes mikroelektrodave të vendosura në korteksin motor, zonën e trurit që kontrollon të folurën.

Pjesëmarrësit u udhëzuan ose të përpiqeshin të flisnin, ose të imagjinonin të thoshin një grup fjalësh. Të dy veprimet aktivizuan zona të ngjashme të trurit, megjithëse në shkallë të ndryshme. Modelet e inteligjencës artificiale u trajnuan për të interpretuar fjalët e menduara, pa u shqiptuar.

Në një demonstrim, chip-i përktheu fjali të imagjinuara me saktësi deri në 74%.

BCI-të ndihmojnë personat që nuk mund të flasin të komunikojnë më lehtë, duke ofruar pavarësi për njerëzit me aftësi të kufizuara. Pajisje të ngjashme, si implantet e Neuralink të Elon Musk, janë ende në faza të hershme testimi.

Sipas studiuesit Frank Willett, teknologjia ka potencial të rikthejë komunikimin në mënyrë fluente e natyrale, por aktualisht kërkon kufizime të rrepta dhe zhvillim të mëtejshëm për të shmangur leximin e padëshiruar të mendimeve.

Continue Reading

Teknologji

Genesis e shet G90 për më pak se 1000 euro, por nuk mund ta ngasësh

Published

on

Pasi kuptoi se klientëve të tij nuk u nevojiten limuzina elektrike, Genesis vendosi të përmirësojë imazhin përmes një linje “lifestyle” (stil jete).

Në këtë koleksion, shumëkush do të tërhiqet nga një artikull interesant: një model i limuzinës luksoze G90 i punuar me dorë, në shkallën 1:18, i prodhuar vetëm në 500 kopje. Puna e jashtëzakonshme dhe vëmendja ndaj detajeve mund t’i mashtrojë disa – nga fotografitë mund të mendohet se bëhet fjalë për një version të kufizuar të Genesis G90 me çmim 1006 dollarë.

Ky model vjen si pjesë e koleksionit Genesis Collection, një linjë produktesh që kompania e përshkruan si “një koleksion i përzgjedhur me kujdes i artikujve që përmirësojnë jetën e përditshme dhe përvojën e të qenit pronar”.

Është i lyer në ngjyrën Verbier White dhe është ndërtuar sipas të dhënave të veturës reale. Çdo njësi është e punuar me dorë, vjen me certifikatë autentikimi, bazë metalike dhe kapak akrilik. Më shumë informacione gjenden në faqen zyrtare.

Koleksioni Genesis Collection përfshin edhe modele më të vegjël, si G70 dhe GV70, në shkallën 1:43 dhe me një çmim më të përballueshëm prej 74 dollarësh.

Ofrohen artikuj promocionalë si bluza, kapele dhe batanije, dhe aksesorë më luksozë, si çanta fundjave prej Alcantara, e cila kushton 624 dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Microsoft u kërkon përdoruesve ta injorojnë përsëri këtë gabim

Published

on

Një problem i vjetër që supozohej se ishte i sigurt për t’u injoruar, është rishfaqur.

Në korrik, Microsoft konfirmoi se Event Viewer po tregonte një gabim në lidhje me Windows Firewall pas një përditësimi të Windows, por që përdoruesit mund ta injoronin atë sepse lidhej me një veçori që ishte ende në zhvillim, transmeton Telegrafi.

Kishte konfuzione rreth problemit, kompania pretendoi se problemi ishte rregulluar në patch-in “Patch Tuesday” të korrikut, vetëm për të pranuar më vonë se njoftimi ishte një gabim. Problemi u rregullua përfundimisht në fund të korrikut, duket se përdoruesit e Windows po përballen me situatë të ngjashme.

Në panelin e saj “Windows Release Health”, Microsoft ka filluar të gjurmojë një gabim të ri në lidhje me Event Viewer.

Ndërsa historia përsëritet, softueri po tregon një gabim në lidhje me CertificateServicesClient (CertEnroll) ID e gabimit për këtë ngjarje është 57, dhe mesazhi shoqërues thotë: “Ofruesi ‘Microsoft Pluto Cryptographic Provider’ nuk u ngarkua sepse inicializimi dështoi”.

Kjo hyrje shfaqet në Event Viewer sa herë që kompjuteri riniset, por Microsoft deklaron se përdoruesit mund ta injorojnë atë në mënyrë të sigurt sepse nuk preken asnjë komponent aktual i Windows.

Theksohet se hyrja shfaqet për shkak të një veçorie që është në proces. Prandaj, nuk ka ndikim në proceset e Windows dhe nuk kërkon ndonjë veprim nga administratorët e IT-së ose përdoruesit fundorë. Është e rëndësishme të theksohet se ky gabim ndikon vetëm në versionin 24H2 të Windows 11.

Është i pranishëm tek përdoruesit që kanë instaluar përditësimin “paraprak” KB5062660 të korrikut që nuk është i fokusuar në siguri, si dhe patch-in “Patch Tuesday” të gushtit nga viti 2025 që u publikua së fundmi.

Microsoft ka premtuar të punojë në një zgjidhje që do të mbërrijë në një nga përditësimet e ardhshme, por nuk specifikoi një datë të saktë. Megjithatë, siç deklarojnë ata, nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe përdoruesit mund të vazhdojnë me punën e tyre normale.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara