

Lajmet nga UBT
Inteligjenca Artificiale në fokus: UBT sjell ekspertizën në Qendrën DIG-4K
Published
2 months agoon
By
UBTnewsRektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Prof. Vehbi Sofiun, Drejtor i Kampusit të UBT-së në Prizren, dhe Prof. Besnik Skenderin, Drejtor i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit të Qendrës për Ekselencë në Inovacion Digjital “Digital Innovation Gateway for Kosovo – DIG-4K”.
Kjo qendër, e para e këtij lloji në Kosovë, u lansua në kuadër të programit Evropa Digjitale, të cilin Kosova e nënshkroi me Bashkimin Evropian në vitin 2023. DIG-4K tashmë është bërë pjesë e Rrjetit të Qendrave Evropiane të Inovacionit Digjital (EDIH) dhe synon të nxisë zhvillimin digjital në sektorë kyç të ekonomisë dhe shoqërisë.
DIG-4K do të ofrojë mbështetje të specializuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të), si dhe për organizatat publike, përmes qasjes në teknologji të avancuara si cloud computing, siguri kibernetike, inteligjencë artificiale, dhe mjete të tjera digjitale të nivelit të lartë. Ajo gjithashtu do të mbulojë fusha strategjike si e-commerce, fintech, shëndetësia, arsimi, dhe bujqësia.
UBT, si partner në këtë qendër të rëndësishme, do të japë kontribut të drejtpërdrejtë përmes ekspertizës së saj në inteligjencën artificiale, duke ofruar trajnime të avancuara, mentorim profesional dhe ndihmë në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për bizneset dhe institucionet publike që aplikojnë për mbështetje në kuadër të DIG-4K.
Kjo pjesëmarrje e UBT-së konfirmon edhe njëherë rolin e saj udhëheqës në avancimin teknologjik dhe edukimin e gjeneratave të reja me njohuritë më të fundit në fushat më kërkuese të kohës.
Lajmet nga UBT
UBT hap Akademitë Verore për Arkitekturë dhe Ndërtimtari – Edukimi praktik dhe kreativiteti në qendër të verës akademike
Published
12 hours agoon
July 8, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të aktivitetit më të madh akademik dhe kulturor në vend, Global UBT Fest 2025, u bë hapja zyrtare e Akademive Verore të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në ambientet e Kampusit Inovativ të UBT-së në Lipjan.
Ceremonia u hap nga Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Prof. Dr. Binak Beqaj, dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Prof. Dr. Visar Krelani, të cilët theksuan rëndësinë që kanë këto akademi verore në përgatitjen profesionale të studentëve dhe në nxitjen e mendimit kritik, kreativ dhe bashkëkohor në fushat përkatëse.
Gjatë javës së parë të akademisë, studentët e arkitekturës dhe ndërtimit do të marrin pjesë në punëtori kreative, ligjërata nga profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe do të punojnë në grupe për zgjidhjen e sfidave reale urbane dhe inxhinierike.
Projektet e zhvilluara gjatë akademisë do të prezantohen në fund të edicionit para një paneli vlerësues, ndërsa pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata dhe do të kenë mundësi për të fituar praktika profesionale në kompani partnere të UBT-së.
Ky edicion i akademive verore përfaqëson përkushtimin e UBT-së për të ofruar arsim modern, të orientuar drejt praktikës, teknologjisë dhe kreativitetit, duke ndihmuar studentët të ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme në fushat e arkitekturës dhe inxhinierisë.
Lajmet nga UBT
UBT sjell modën dhe kreativitetin në fokus: Hapet Akademia Verore e Dizajnit
Published
13 hours agoon
July 8, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të Global UBT Fest 2025, u hap zyrtarisht Akademia Verore e Dizajnit, një prej aktiviteteve më frymëzuese të kësaj vere, ku studentët patën mundësinë të angazhohen në sesione praktike dhe diskutime kreative me fokus në dizajnin e veshjeve dhe shprehjen vizuale.
Aktiviteti u zhvillua në Kampusin e UBT-së në Lipjan dhe nisi më 7 korrik, me fjalën përshëndetëse dhe prezantimin e strukturës nga Furkan Rada, i cili udhëhoqi tërë ditën e parë të akademisë me tema motivuese dhe praktike.
Furkan Rada foli për:
- Rëndësinë e dizajnit të veshjeve si formë shprehjeje vizuale,
- Procesin kreativ nga koncepti deri te produkti final në treg,
- Përfitimet praktike dhe profesionale për studentët pjesëmarrës, si dhe
- Udhëzime për përgatitjen e punimeve për publikim online – duke nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të portofolios digjital për karrierën e të rinjve në industrinë e modës dhe dizajnit.
Dita e dytë, më 8 korrik, solli në skenë profesorët Uran Krasniqi dhe Besfort Salihu, të cilët drejtuan një seancë reflektuese me vetë studentët:
- Prezantime të punimeve të realizuara nga vetë pjesëmarrësit,
- Komente dhe vlerësime profesionale nga juria akademike,
- Këshilla për përmirësimin e teknikave të dizajnit dhe
- Diskutim të hapur mbi rrugën e zhvillimit të mëtejshëm në këtë fushë.
Akademia Verore e Dizajnit në UBT është krijuar për të nxitur shprehjen artistike, të zhvillojë aftësitë praktike të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për sfidat reale të industrisë kreative. Përmes një kombinimi të ligjëratave, punës praktike dhe vlerësimeve profesionale, studentët përfitojnë njohuri të vlefshme që tejkalojnë teorinë dhe i afron drejt tregut të punës.
Kjo akademi mbetet një shembull i përkushtimit të UBT-së për edukim cilësor, inovativ dhe të orientuar drejt suksesit të studentit.
Lajmet nga UBT
Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ndajnë dijen në Akademinë Verore të Fakultetit të Stomatologjisë në UBT
Published
15 hours agoon
July 8, 2025By
Driton Iseni
Në ambientet moderne të Bibliotekës Qendrore të UBT-së në Kampusin e Lipjanit, më 7 dhe 8 korrik 2025 u zhvillua me sukses Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë, si pjesë e ngjarjes më të madhe akademike dhe shkencore në vend – Global UBT Fest 2025.
Ky aktivitet shërbeu si platformë ndërkombëtare për shkëmbim profesional, hulumtim shkencor, dhe inovacione teknologjike në stomatologji, duke mbledhur një numër të madh të folësve ndërkombëtarë, ekspertëve vendorë, studentëve, dhe profesionistëve të shëndetësisë orale.
Dita e parë nisi me fjalët përshëndetëse nga Prof. Dr. Agim Prokshaj, i cili theksoi përkushtimin e UBT-së për t’i sjellë studentëve dhe profesionistëve stomatologjinë e së ardhmes – duke integruar inteligjencën artificiale, teknologjitë digjitale dhe protokollet më të avancuara terapeutike.
Pas fjalimeve hyrëse, vijuan prezantimet nga folës ndërkombëtarë:
- Dr. Mohamed Nasreddine (Beirut) – për rolin e AI në diagnostikim
- Dr. Budima Pejkovska (Shkup) – analiza funksionale e overdentures
- Dr. Marjan Petkov (Shkup) – protokollet moderne në rehabilitimin protetik digjital
- Dr. Alban Olluri – trajtim mbi osteonekrozën e nofullës
- Dr. Aneta Mijoska – AI në stomatologji si asistencë, jo zëvendësim
- Thomas Garrod-Pullar (Amsterdam) – sfidat në qasjen në kujdes dentar për viktimat e dhunës seksuale në konflikte
Pas një pauze për drekë, folësit vendorë dhe rajonalë sollën prezantime me theks në praktikën klinike:
- Dr. Fitim Shabani – përdorimi i mikroskopit dentar
- Dr. Behar Ismajli – infeksionet në regjionin maksilofacial
- Arlind Celina – prezantim për MiYO Liquid Ceramic
- Dr. Albert Syla – krahasim mes implantëve monofazikë dhe bifazikë
- Dr. Yllka Gashi – prezantim për kompozitet dentarë restaurativë
- Dr. Nart Ajeti – roli i PRP në shërimin e indeve të buta dhe rigjenerimin e kockave
Dita e dytë ishte e dedikuar prezantimeve studentore, ku mbi 20 punime nga studentët u shpalosën përpara një paneli akademik dhe profesional. Temat varionin nga:
- ndikimi i ortodoncisë në vetëbesim dhe psikologjinë e buzëqeshjes,
- inteligjenca artificiale në stomatologji,
- zhvillimet në protezat maksilofaciale,
- përdorimi i printimit 3D për alignerë ortodontikë,
- trajtimi i dhëmbëve përmes ndërhyrjeve gjenetike,
- evolucioni i perceptimit estetik dhe përdorimi i softuerëve të “smile design”.
Kjo pjesëmarrje e gjerë studentore u përmbyll me diskutime të hapura dhe “Round Tables”, që ofruan reflektim dhe rrugë konkrete për avancimin e kërkimit dhe inovacionit në stomatologji.
Akademia Verore e Stomatologjisë në UBT dëshmoi edhe një herë angazhimin e institucionit për të ofruar edukim cilësor, të përditësuar dhe ndërkombëtar për gjeneratat e reja të profesionistëve të shëndetit oral, duke forcuar lidhjen midis dijes, teknologjisë dhe praktikës klinike.
Lajmet nga UBT
Ndërmjetësimi në qendër të Akademisë Verore të Juridikut në UBT – Një qasje moderne drejt zgjidhjes së konflikteve
Published
2 days agoon
July 7, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të Global UBT Fest 2025, aktivitetit më të madh ndërdisiplinar në Kosovë dhe rajon, u zhvillua me sukses hapja zyrtare e Akademisë Verore të Fakultetit Juridik të UBT-së, e cila këtë vit është fokusuar në një nga mekanizmat më bashkëkohorë dhe efektivë të drejtësisë – ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Ceremonia u mbajt në Dukagjini Center, ku të pranishmit u mirëpritën nga koordinatorja e kësaj akademie Prof. Asoc. Dr. Egzone Osmanaj. Në fjalët hyrëse, Osmanaj theksoi rëndësinë e akademive verore si platforma edukative që i tejkalojnë kufijtë e teorisë dhe nxisin përvojat praktike, duke krijuar ura të forta ndërmjet edukimit universitar dhe realitetit të profesionit juridik.
Pjesa qendrore e ditës së parë të akademisë ishte ligjërata dhe sesioni praktik i udhëhequr nga Ganimete Xhelili, Kryetare e Odës së Ndërmjetësve të Kosovës, e cila së bashku me Prof. Asoc. Dr. Jorida Xhafaj, prezantuan temën:
“Roli i ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, përmes një ligjërate interaktive dhe një seance të simuluar të ndërmjetësimit, duke përfshirë të gjitha etapat dhe rolet kyçe të procesit.
Studentët e Fakultetit Juridik dhe pjesëmarrësit patën mundësinë që jo vetëm të kuptojnë në teori këtë metodë të re, por edhe të përjetojnë në mënyrë praktike se si ndërmjetësuesit ndihmojnë palët të arrijnë marrëveshje me mirëkuptim dhe konsensus – pa qenë e nevojshme ndërhyrja e gjykatës.
Kjo përvojë u vlerësua si shumë e vlefshme për zhvillimin profesional të të rinjve juristë dhe një hap i rëndësishëm në formimin e tyre si profesionistë të së drejtës me aftësi ndërmjetësimi dhe menaxhimi të konflikteve.
Akademia Verore e Juridikut është pjesë e strategjisë së Fakultetit për të ofruar arsimim të integruar me tregun e punës, duke përfshirë trajnime, simulime, ligjërues nga praktika dhe ekspertë të fushave të ndryshme juridike.
Në ditët në vijim, kjo akademi do të vazhdojë me aktivitete tematike, punëtori dhe ligjërata të fokusuara në drejtësinë bashkëkohore, duke përfshirë çështje të rëndësishme të të drejtës civile, penale, ndërkombëtare dhe kushtetuese.

UBT hap Akademitë Verore për Arkitekturë dhe Ndërtimtari – Edukimi praktik dhe kreativiteti në qendër të verës akademike

UBT sjell modën dhe kreativitetin në fokus: Hapet Akademia Verore e Dizajnit

BE-ja i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Hapet konsullata e Shqipërisë në Strugë

Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ndajnë dijen në Akademinë Verore të Fakultetit të Stomatologjisë në UBT

Netanyahu: Palestinezët duhet të kenë mundësinë të qëndrojnë në Gaza apo të largohen

Zelensky zëvendëson ambasadoren e Ukrainës në SHBA, pas kërkesës së Trump

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

Kërkohet vëmendje e shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës