Lajmet

Inteligjenca Artificiale mund t’i japë fund historisë së dominuar nga njerëzit

Nga Yuval Noah Harari.

Publikuar

Nga Yuval Noah Harari

Frika nga Inteligjenca Artificiale (AI) e ka përndjekur njerëzimin që nga fillimi i epokës së kompjuterit. Deri më tani, këto frikëra përqendroheshin tek robotët që përdornin mjete fizike për të vrarë, skllavëruar apo zëvendësuar njerëzit.

Por gjatë viteve të fundit janë shfaqur mjete të reja të AI, të cilat e kërcënojnë mbijetesën e qytetërimit njerëzor nga një drejtim i papritur. Inteligjenca Artificiale ka fituar disa aftësi të jashtëzakonshme për të manipuluar dhe gjeneruar gjuhën, qoftë me fjalë, tinguj apo imazhe. Në këtë mënyrë ajo e ka hakeruar sistemin operativ të qytetërimit tonë.

Gjuha është gjëja nga e cila përbëhet pothuajse e gjithë kultura njerëzore. Për shembull të drejtat e njeriut, nuk janë të regjistruara në ADN-në tonë. Përkundrazi, ato janë artefakte kulturore që ikemi krijuar duke treguar histori dhe duke shkruar ligje. Zotat nuk janë realitete fizike, por artefakte kulturore, të cilat i krijuam duke shpikur mite dhe duke shkruar shkrime të shenjta.

Edhe paraja është një artefakt kulturor. Kartëmonedhat janë thjesht copa letre shumëngjyrëshe,dhe aktualisht më shumë se 90 për qind e parave nuk janë as kartëmonedha fizike, por vetëm informacione dixhitale që mbahen në kompjuterë. Ajo që i jep vlerë parasë janë narrativat që na tregojnë bankierët, ministrat e financave dhe gurutë e kriptomonedhave.

Sam Bankman-Fried, Elizabeth Holmes dhe Bernie Madoff, nuk ishin shumë të aftë në krijimin e vlerave reale, por ata ishin që të gjithë tregimtarë jashtëzakonisht të aftë. Po çfarë do të ndodhësapo një inteligjencë jo-njerëzore të bëhet më e mirë sesa njeriu mesatar në rrëfimin e historive, kompozimin e melodive, vizatimin e imazheve dhe shkrimin e ligjeve dhe shkrimeve të shenjta?

Kur njerëzit mendojnë për Chat gpt dhe mjete të tjera të reja të AI, tërhiqen shpesh nga shembujt se si fëmijët e moshës shkollore do e përdorin atë për të shkruar esetë e tyre. Atëherë çfarë do të ndodhë me sistemin shkollor kur fëmijët ta bëjnë këtë gjë? Por kjo lloj pyetje shmang vëmendjen nga panorama më e madhe.

Ndaj unë them t’i harroni esetë e shkollës. Dhe në vend të tyre mendoni për garën e ardhshme presidenciale amerikane në vitin 2024, dhe përpiquni të imagjinoni ndikimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale që mund të prodhojnë në masë përmbajtje politike, lajme të rreme dhe shkrime për kulte të reja.

Vitet e fundit, kulti QAnon është bashkuar rreth mesazheve anonime në internet, të njohura si “q drops”. Ndjekësit i mblodhën, i vlerësuan dhe i interpretuan ato si të ishin tekste të shenjta. Ndërsa me sa dimë të gjitha pikat e mëparshme të QAnon u përpiluan nga njerëzit, dhe robotëtvetëm sa ndihmuan në shpërndarjen e tyre, në të ardhmen mund të shohim kultet e para në histori, tekstet e “shenjta” të të cilave janë shkruar nga një inteligjencë jo njerëzore.

Përgjatë historisë, njerëzimi ka pretenduar një burim jo-njerëzor për librat e tij të shenjtë. Së shpejti kjo gjë mund të bëhet realitet. Në një nivel disi më prozaik, ne mund ta gjejmë së shpejti veten duke zhvilluar diskutime të gjata në internet rreth abortit, ndryshimit të klimës ose pushtimit rus të Ukrainës, me entitete që ne mendojmë se janë njerëz, por që në fakt janëInteligjencë Artificiale.

Dhe kur të ndodhë kjo është krejtësisht e kotë që të shpenzojmë kohë në përpjekje për të ndryshuar opinionet e shpallura nga një robot i AI, ndërsa ky i fundit mund t’i përpunojëmesazhet e saj aq saktë, sa të ketë një shans të mirë për të ndikuar mbi ne. Madje nëpërmjet zotërimit të gjuhës, mund të krijojë marrëdhënie intime me njerëzit, dhe të përdorë fuqinë e intimitetit për të ndryshuar opinionet dhe botëkuptimet tona.

Edhe pse nuk ka asnjë tregues që AI ka ndonjë ndërgjegje apo një ndjenjë të vetën, për të nxitur një intimitet të rremë me njerëzit, mjafton nëse kjo teknologji mund t’i bëjë këta të fundit të ndihen të lidhur emocionalisht me të. Në qershorin e vitit 2022, Blake Lemoine, një inxhinier i Google, pretendoi publikisht se chatboti i Ai, La Mda, në të cilin po punonte, ishte bërë i ndjeshëm.

Ky pretendimi i diskutueshëm i kushtoi vendin e punës. Gjëja më interesante në këtë episod nuk ishte pretendimi i zoti Lemoine, që ndoshta ishte i rremë. Përkundrazi, ishte gatishmëria e tij për të rrezikuar punën e tij fitimprurëse për hir të një chatbot–i të Inteligjencës Artificiale. Nëse ai mund të ndikojë tek njerëzit të rrezikojnë për të vendin e tyre të punës, çfarë tjetër mund t’i shtyjë që të bëjnë?

Në një betejë politike për mendjet dhe zemrat, intimiteti është arma më efikase, dhe ai sapo ka fituar aftësinë për të prodhuar në masë marrëdhënie intime me miliona njerëz. Të gjithë e dimë se gjatë dekadës së fundit, mediat sociale janë bërë një fushëbetejë për kontrollin e vëmendjes njerëzore.

Dhe me gjeneratën e re të AI, fronti i betejës po kalon nga vëmendja tek intimiteti. Çfarë do të ndodhë me shoqërinë dhe psikologjinë njerëzore teksa ajo përballet me AI në një betejë kundër falsifikimit të marrëdhënieve intime, të cilat më pas mund të përdoren për të na bindur të votojmë për politikanë të veçantë apo të blejmë produkte të veçanta?

Edhe pa krijuar një “intimitet të rremë”, mjetet e reja të AI do të kishin një ndikim të jashtëzakonshëm tek opinionet dhe botëkuptimet tona. Njerëzit mund të përdorin një këshilltar të AI si një Orakull. Nuk është çudi që kompania Google është e tmerruar nga ky skenar.

E pse mund të kërkoj në këtë motor kërkimi, kur mund të pyes Orakullin? Po ashtu të frikësuara janë edhe industritë e lajmeve dhe reklamave. Pse duhet të lexoj një gazetë, kur mund t’i kërkoj Orakullit të më tregojë lajmet më të fundit? Dhe cili është qëllimi i reklamave, kur më mjafton t’i kërkoj Orakullit të më thotë se çfarë duhet të blej?

Por as këta skenarë nuk e rrokin realisht panoramën kryesore. Ajo për të cilën po flas, është fundipotencial i historisë njerëzore. Jo fundi i historisë, vetëm fundi i pjesës së saj të dominuar nga njerëzit. Sepse historia është ndërveprimi ndërmjet biologjisë dhe kulturës; midis nevojave dhe dëshirave tona biologjike për gjëra të tilla si ushqimi dhe seksi, dhe krijimeve tona kulturore si fetë dhe ligjet.

Historia është procesi përmes të cilit ligjet dhe fetë i japin formë ushqimit dhe seksit. Çfarë do të ndodhë me rrjedhën e historisë, kur Inteligjenca Artificiale të marrë nën kontroll kulturën dhe të fillojë të prodhojë histori, melodi, ligje dhe fe? Mjetet e mëparshme si shtypshkronja dhe radio ndihmuan në përhapjen e ideve kulturore të njerëzve, por ato nuk krijuan asnjëherë ide të reja kulturore.

AI është thelbësisht i ndryshëm. Pasi mund të krijojë ide krejtësisht të reja dhe një  kulturë krejtësisht të re. Në fillim, do të imitojë ndoshta prototipet njerëzore me të cilat është trajnuar në fillimet e veta. Por me çdo vit që kalon, kultura e gjeneruar nga AI do të shkojë me guxim deri atje ku nuk ka shkuar më parë asnjë njeri.

Për mijëra vite qeniet njerëzore kanë jetuar brenda ëndrrave të njerëzve të tjerë. Në dekadat e ardhshme, ne mund ta gjejmë veten duke jetuar brenda ëndrrave të një inteligjence aliene.

Sigurisht, fuqia e re e Inteligjencës Artificiale mund të përdoret edhe për qëllime të mira. Por unë nuk do të ndalem tek ato, sepse për këtë flasin njerëzit që e zhvillojnë dhe reklamojnë këtëteknologji. Detyra e historianëve dhe filozofëve si unë është të vënë në dukje rreziqet.

Ne jemi ende në kohë për të vendosur disa rregulla në këtë fushë, por duhet të veprojmë shpejt. Hapi i parë vendimtar është të kërkohen kontrolle rigoroze të sigurisë, përpara se mjetet e fuqishme të AI të përfshihen në domenin publik. Ashtu si një kompani farmaceutike që nuk mund të nxjerrë në treg barna të reja, përpara se t’i testojë efektet e tyre anësore afatshkurtra dhe afatgjata, edhe kompanitë e teknologjisë nuk duhet të futin në përdorin asnjë mjet të ri përpara se të vërtetohet se ai është plotësisht i sigurt.

E kundërta do të krijonte një kaos social, nga i cili do të përfitonin autokratët dhe do të shkatërrohej demokracia. Demokracia është një në thelb dialogu me njëri-tjetrin, dhe ai bazohet tek gjuha. Ndaj kur AI hekeron gjuhën, mund të shkatërrojë aftësinë tonë për të pasur biseda kuptimplota, duke e shkatërruar kësisoj edhe demokracinë.

Shënim: Yuval Noah Harari është historian, filozof dhe autor i librave bestseller “Sapiens” dhe “Homo Deus”. Ai është pedagog në departamentin e historisë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. / “The Economist” – Bota.al

Lajmet

​Flet avokati i Pal Lekajt për rastin e 53 milionëshit

Ai tha se ky vendim është voluminoz me 167 faqe ku i njëjti sipas tij mban shkelje të mëdha procedurale e gjithashtu mangësi në aspektin juridik.

Publikuar

nga

Musa Damati, avokati i deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë rasti i 53 milionëshit ka përfunduar me shqyrtimin e gjykatës të shkallës të parë ndërsa tani ka shkuar në shkallën e dytë.

Ai tha se ky vendim është voluminoz me 167 faqe ku i njëjti sipas tij mban shkelje të mëdha procedurale e gjithashtu mangësi në aspektin juridik.

“Rasti i njohur në publik si rasti i 53 milionëshit ka përfunduar me shqyrtimin në gjykatën e shkallës së parë dhe sot në cilësinë e mbrojtësit të Lekaj na ka arritur vendimi, verdikti në formë të shkruar i përpiluar me shkrim nga ana e gjykatës. Vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës departamenti special është voluminoz gjithsej në 167 faqe dhe i njëjti përmban shkelje të mëdha procedurale, përmban shumë mangësi në aspektin legal juridik dhe po ashtu është një vendim i cili ka injoruar në tërësi deklaratat të cilat janë dhënë nga dëshmitarët gjatë procedurës penale. Deklaratat e ish ministrave, ish kryeministrave pra janë fakte shfajësuese të cilat nuk janë marrë në konsideratë fare me anën e përpilimit të verdiktit të gjykatës së shkallës së parë”, tha Damati.

Sipas avokatit të ish-ministrit Lekaj, ai do ta konfirmojë pafajësinë e tij, por pak më të vështir në gjykatën e apelit thotë Damti.

“Si vendim i tillë nga ana e mbrojtjes natyrisht se brenda afatit ligjor do të ankimohet, ankesa do ta apeloj vendimin për në gjykatën e shkallës së dytë, Gjykatën e Apelit dhe ne gjithsesi jemi të bindur se ky vendim nuk do të mbetet si i tillë dhe do të pësoj vendime në fazat e më vonshme të procedurës penale. Pra ai i gjithë pompozitet se është dënuar ish ministri nuk do të konfirmohet dhe nuk do të kaloj në shkallën e dytë, sepse klienti im me faktet shfajësuese dhe provat shfajësuese të cilat i posedon mbrojtja do të arrij që të konfirmoj pafajësinë e tij por vetëm se tani në instancën më të larë në gjykatën e shkallës të dytë”, përfundoi ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të vitit 2024 e ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bislimi flet pas takimit për dinarin

Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre.

Publikuar

nga

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.

Ndërkaq kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Beogradi ka bërë absolutisht gjithçka për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit.

 “Ne dolëm me një propozim konstruktiv, ai propozim u vlerësua nga Brukseli, gjegjësisht (përfaqësuesi i BE-së për dialog, Miroslav) Lajçak, si një bazë solide për vazhdimin e bisedimeve, e cila edhe një herë tregoi se ne jemi palë që kujdesemi për zgjidhje përfundimtare”, është shprehur ai.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takua ndaras me kryenegociatorin Petkoviq, dhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: Krimet kundër grave tregojnë dështimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Ai para kabinetit qeveritar tha se ndëshkimet e ulëta dhe dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krimet kundër grave tregojnë dështimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Ai para kabinetit qeveritar tha se ndëshkimet e ulëta dhe dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave.

“Krimet kundër grave tregojnë pasojat e ndëshkimeve të ulëta dhe jo rrallë herë mosndëshkueshmërisë. Tregojnë dështimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial për vendosjen e drejtësisë në shtetin tonë. Dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave. Këto të mbuluara me mungesën e llogaridhënies dhe transparencës në detyrë nga sistemi i drejtësisë nuk falen nga qytetarët tanë. Si zë i tyre kemi përgjegjësinë të ndërmarrim masa për të vendosur llogaridhënien aty ku është e domosdoshme dhe për të kërkuar drejtësinë me çdo kusht ku ajo mungon”, tha Kurti.

Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kërkoi nga sistemi i drejtësisë dënime më rigoroze ndaj dhunuesve të grave. Ai tha se rreth 200 raste raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave dhe dhunë në familje.

“Kosova që prej çlirimit të saj ka 99 gra të vrara nga këto 64 gra janë vra nga burrat e tyre. Bazuar në data bazën që është në Ministrinë e Drejtësisë kemi 200 raste të cilat raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave apo në familje. Si rrjedhojë kërkohet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve të republikës së Kosovës. Niveli qendror me politika dhe masa dhe të gjitha hallkat institucionale me zbatim strikt të ligjit. Këtu natyrisht përfshihet edhe domosdoshmëria e angazhimit të nivelit komunal. Në secilin rast të femicidit po del se personat e dyshuar janë recidivist të dhunës. Pra kur nuk ka veprime të duhura institucionale dhunuesit shndërrohen në vrasës”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu prezantoi edhe disa nga masat që do t’i ndërmarrin për parandalimin siç tha të femicidit.

“Në raport me përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë do të bëjmë edhe një herë rishikimin e kodit penal dhe kodit të procedurës penale për të gjitha rastet e veprave penale që lidhen me dhunën në familje dhe vrasjet në bazë të gjinisë. Po ashtu edhe në bashkëpunim me ministrinë e Punëve të Brendshme jemi duke punuar në ndryshimin në raport me armbajtës pa leje. Për shkak të politikës së ulët ndëshkimore dhe mosveprimit nga sistemi prokuroroial ne duhet të rishikojmë këto dispozita në mënyrë që të pamundësojmë që prokurorët t’i neglizhojnë këto raste dhe gjykatat të marrin dënime të ulëta ndaj këtyre rasteve”, theksoi Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Arifi ndëshkohet nga autoritetet serbe me 55 mijë dinarë për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar

Arifi në një postim në Facebook ka shkruar se ‘sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?’.

Publikuar

nga

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka njoftuar se ka pranuar dënimin prej 55.000 dinarësh nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.

Arifi në një postim në Facebook ka shkruar se ‘sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?’.

Sipas tij, ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Gjykata në fjalë ka nxjerrur aktvendim lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara