Teknologji

Inteligjenca Artificiale mposht Top Gun-in

Published

on

ATSH/ – Frika se në një të ardhme jo shumë të largët sistemet e inteligjencës artificiale (AI) mund të pushtojnë njeriun ka qenë në qendër të debateve dhe krahasimeve midis personaliteteve si nga skena shkencore ashtu edhe socio-politike: nga Elon Musk tek Stephen Hawking, nga Jack Ma, shkruan focus.it.

Një Top Gun elektronik

Në një test të raportuar nga agjencia amerikane në fund të gushtit, një nga instruktorët më të mirë të aviacionit ushtarak amerikan u mund në një luftim të simuluar ajror nga një F16 i pilotuar nga inteligjenca artificiale.

Fitorja e AI ishte dërrmuese: Banger, ky është emri i fluturimit të pilotit instruktor, u qëllua 5 herë, pa mundur kurrë të godasë kundërshtarin.

Sipas Jim Mock (DARPA), inteligjenca artificiale ka treguar aftësi mbinjerëzore në kontrollet e F16, duke kryer manovra të pamundura për një pilot të vërtetë. 

Continue Reading

Teknologji

Toyota e-Palette: Automjeti i shumëfunksional dhe futurist hyn në tregun japonez

Published

on

Nga Toyota mund të prisni gjithçka  dhe e-Palette e re e konfirmon këtë pritshmëri. Ky automjet nuk është një makinë sportive apo limuzinë luksoze, por një mjet inovativ dhe i pazakontë për transportin e pasagjerëve.

e-Palette u prezantua si koncept në CES 2018 dhe më pas u shfaq në Lojërat Olimpike të Tokios 2021. Pas viteve testimeve, ai hyn tani në tregun japonez. Automjeti ka dimensione të mëdha: 4.95 metra gjatësi, 2.08 metra gjerësi dhe 2.65 metra lartësi.

Dizajni i tij minimal, me sipërfaqe të mëdha xhami dhe drita LED të rrumbullakëta, i jep hapësirës ndjesinë e një dhome ndenjeje në lëvizje.

Shoferi ulet në pozicion qendror, duke përdorur timon të tipit zgjedhë dhe katër ekrane për kontroll. Dyshemeja e ulët dhe rampa e aksesit lehtësojnë lëvizjen për personat me aftësi të kufizuara. Në total, e-Palette mund të marrë 17 persona: 4 të ulur, 12 në këmbë dhe shoferin.

Përveç transportit të pasagjerëve, kabina transformohet në zyrë lëvizëse, sallë pritjeje apo dyqan të vogël. Toyota parashikon përdorimin e tij si transport në mëngjes, pikë shitjeje ushqimesh në mesditë dhe hapësirë argëtimi në mbrëmje.

Performanca dhe teknologjia

e-Palette fuqizohet nga motori elektrik me 204 kuaj-fuqi dhe 266 Nm çift rrotullues, duke arritur shpejtësi deri 80 km/orë katërfish më e shpejtë se prototipet e para. Bateria prej 72.8 kWh ofron autonomi deri në 250 km dhe mund të karikohet deri në 80% në vetëm 40 minuta me karikues të shpejtë. Automjeti mund të furnizojë edhe pajisje elektrike të jashtme në raste emergjence.

Aktualisht e-Palette ka sisteme asistence të Nivelit 2, por Toyota synon drejtimin autonom të Nivelit 4 deri në vitin 2027.

Çmimi dhe disponueshmëria

Surpriza më e madhe është çmimi: në Japoni, e-Palette fillon nga 29 milionë jen (rreth 196,000 euro), duke e bërë makinën më të shtrenjtë në histori, madje më shumë se SUV-i luksoz i kompanisë prej 182,000 eurosh. Subvencionet qeveritare e ulin ndjeshëm këtë çmim.

Prodhimi do të bëhet me porosi, dhe automjeti do të përdoret fillimisht në hapësira publike dhe në “Qytetin e Endur” futurist të Toyota-s, duke demonstruar potencialin e tij si një automjet inovativ, i shumëfunksional e i gatshëm për të ardhmen e transportit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Meta përdor bisedat tuaja me AI për të ju treguar reklama

Published

on

Meta së shpejti do të përdorë informacionin që përdoruesit i japin “chatbot”-ëve të inteligjencës artificiale për të synuar reklama.

Kompania njoftoi se përdoruesit që ndërveprojnë me Meta AI do të jenë objekt i reklamave më të personalizuara.

Njoftimet për ndryshimin do të fillojnë të shfaqen javën e ardhshme, vetë reklamat pritet të fillojnë nga 16 dhjetori, sipas raportimit të CNN.

Meta tashmë synon përdoruesit me reklama bazuar në postimet e tyre, duke përdorur këto të dhëna për t’i drejtuar se çfarë të blejnë.

Për më tepër, kompania planifikon të përdorë informacionin nga inteligjenca artificiale për të përcaktuar se çfarë përmbajtje do të shfaqet tek përdoruesit e tjerë.

Për shembull, nëse një përdorues diskuton me “chatbot”-in për ecje në male, Meta do të kuptojë se ai ka interes në sport dhe do t’i ofrojë përmbajtje të lidhur me këtë temë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Elon Musk kritikon Wikipedia-n dhe njofton Grokipedia

Published

on

Elon Musk po bën një lëvizje të re në botën e Grok, duke njoftuar zhvillimin e një platforme konkurruese ndaj Wikipedia-s përmes startup-it të tij të inteligjencës artificiale, xAI. Platforma e re quhet “Grokipedia”.

Musk ka deklaruar se shërbimi i ri do të përbëjë një “përmirësim masiv” të enciklopedisë së famshme online, e cila bazohet te hyrjet e krijuara dhe redaktuara nga vullnetarët.

Miliarderi ka akuzuar prej kohësh Wikipedia-n për paragjykime politike, duke pretenduar se ajo pasqyron pikëpamjet e krahut të majtë.

Pak para njoftimit të Musk, aleati i tij, David Zacks — i emëruar së fundmi nga Presidenti Donald Trump si komisioner për inteligjencën artificiale — kishte kritikuar përdorimin e përmbajtjes së Wikipedia-s për trajnim të softuerëve të inteligjencës artificiale.

Emri Grokipedia vjen nga chatbot-i i xAI-së, Grok, për të cilin Musk ka thënë se “kërkon të vërtetën në masën më të plotë”.

Përndryshe, Grok ka qenë objekt kritike në muajt e fundit për prodhimin e komenteve antisemite, të cilat kompania e Musk i atribuoi një programimi të gabuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Syzet inteligjente, prioriteti i ri i Apple

Published

on

Apple ka vendosur të pezullojë zhvillimin e Vision Air, një version më të lehtë dhe më të përballueshëm të Vision Pro, për t’u fokusuar plotësisht tek syzet e reja inteligjente.

Sipas mediave të huaja, kompania ka zhvendosur inxhinierët nga projekti Vision Air drejt zhvillimit të këtyre syzeve, me qëllim që të konkurrojë me Meta Ray-Ban.

Ndryshe nga plani fillestar për vitin 2027, syzet e para inteligjente të Apple pritet të dalin në treg në vitin 2026. Ato do të mbështeten nga Apple Intelligence dhe do të pajisen me disa kamera për funksione të avancuara të inteligjencës vizuale.

Apple po zhvillon një version XR me ekrane LCoS, komandë zanore dhe kontroll me gjeste, i cili pritet të hyjë në prodhim në vitin 2028. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara