Teknologji

Inteligjenca artificiale është kërcënuese për profesionet që kryhen nga gratë

Published

on

Inteligjenca artificiale është kërcënimi më i madh për punët e kryera tradicionalisht nga gratë, veçanërisht në vendet e zhvilluara ekonomikisht, sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Kombet e Bashkuara Punët në administratë, mbështetje ndaj klientëve dhe sektorë të ngjashëm ku gratë janë më të përfaqësuara janë më të ndjeshme ndaj automatizimit, ndryshe nga profesionet në aktivitete teknike dhe manuale që kryhen më shpesh nga burrat.

Raporti tregon se 9.6 për qind e profesioneve tradicionalisht “femërore” dhe 3.5 për qind e profesioneve “mashkullore” do të transformohen nën ndikimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale kryesisht në sektorët e administratës dhe biznesit të zyrave. Pjesëmarrja njerëzore do të vazhdojë të jetë thelbësore në shumë detyra, por natyra e vendeve të punës do të ndryshojë ndjeshëm në vend që të zhduket plotësisht, thuhet në raport.

Profesionet në media, industrinë e softuerëve dhe financë janë të ekspozuara ndaj ndikimit të inteligjencës artificiale, e cila po zhvillon aftësitë njohëse.

“Ne theksojmë se ky lloj ekspozimi ndaj inteligjencës artificiale nuk do të thotë automatizim i menjëhershëm dhe i plotë i profesioneve të tëra, por tregon potencialin për rishpërndarjen e detyrave nëpërmjet përdorimit të kësaj teknologjie”-thuhet në raport.

Kombet e Bashkuara po u bëjnë thirrje qeverive dhe shoqatave të punëdhënësve dhe punëtorëve, të shqyrtojnë mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të rritur produktivitetin dhe cilësinë e punës, duke ruajtur njëkohësisht vendet e punës.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Dr. Michael Gerlich në një shkollë biznesi në Cyrih, përdorimi i tepruar i mjeteve si ChatGPT nga të rinjtë mund të çojë në rënie të aftësive të tyre kognitive, veçanërisht në mendimin kritik dhe aftësinë për të përpunuar në mënyrë të pavarur informacionin.

Studimi zbuloi se pjesëmarrësit e moshës 17 deri në 25 vjeç, të cilët mbështeteshin më shumë në këto mjete për detyra akademike, tregonin rezultate më të ulëta në testet e mendimit kritik krahasuar me ata që përdornin më pak AI.

Automobilizëm elektrikë

Kia po ndal së prodhuari një nga modelet më të shitura

Published

on

KIA përjeton riorganizim të madh të ofertës së modeleve, që përfshin ndërprerjen e prodhimit të modeleve të njohur Ceed dhe Ceed SW, ndryshime në motorizimin e modelit Picanto dhe një version më të fuqishëm të modelit Xceed.

Picanto, modeli i dytë më i shitur i markës koreane pas Sportaget, tani do të ofrohet vetëm me një motor benzinë 1.0-litërsh me tre cilindra, me fuqi 67 kuaj/fuqi (KF). Kështu, hiqen nga oferta motori i mëparshëm 1.0 me 62 KF dhe motori 1.2-litërsh me katër cilindra e 76 kuaj/fuqi.

Xceed, versioni crossover, në krye të gamës merr një motor të ri më të fuqishëm, benzinë 1.6-litërsh me katër cilindra dhe 177 kuaj/fuqi. Motori aktual bazë 1.5-litërsh me 158 KF zëvendësohet me një të ri hibrid 1.0-litërsh me tre cilindra, që jep 113 kuaj/fuqi.

Lajmi më i madh është ndërprerja e plotë e prodhimit të modelit Ceed dhe versionit karavan Ceed SW. Një zëdhënës i KIA-s ka konfirmuar se modelet, të prodhuar në fabrikën e Kia-s në Zilina, Sllovaki, nuk do të kenë pasardhës direkt, as modeli Proceed, prodhimi i të cilit përfundoi që në dhjetor 2024.

Mendohet se boshllëkun e lënë nga këto tre modele do ta mbushë modeli i ri K4, i cili pritet të vijë në Evropë më vonë, edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar.  Ky është një model i ri i KIA-s që do të konkurrojë Volkswagen Golfin, dhe aktualisht prodhohet në Meksikë për tregun e Amerikës së Veriut, ndërsa njësi testuese janë parë tashmë në rrugët evropiane.

Me ndërprerjen e prodhimit të Ceedit, lirohen kapacitete prodhimi në fabrikën e Zilinas për modelet elektrike të ardhshme. Zëdhënësi ka konfirmuar se kjo hapësirë do t’i dedikohet modelit të ri elektrik EV4, modeli i parë elektrik i Kia-s në segmentin C, i cili do të fillojë së shpejti me shpërndarjen.

Gjithashtu, nga fillimi i 2026 në të njëjtën fabrikë fillon prodhimi edhe për EV2, modeli i ri elektrik fillestar i KIA-s. Koncepti i EV2 është prezantuar dhe do të jetë teknologjikisht i ngjashëm me një model të Hyundai-t, i cili pritet të quhet Ioniq 2 dhe do të prezantohet në Panairin e Automjeteve në Mynih.

Ceed u prezantua më 2006 dhe gjatë ekzistencës së tij ka qenë një nga modelet më të shitura të markës, veçanërisht në Evropë, me një mesatare vjetore prej rreth 80 mijë njësish. Më pas erdhën versionet Ceed SW dhe Proceed, ndërsa Xceed (versioni crossover i Ceed) u prezantua në vitin 2019.

Continue Reading

Teknologji

Threads ka 400 milionë përdorues

Published

on

Aplikacioni Threads i Metës mund të krenohet me mbi 400 milionë përdorues aktivë në muaj, ka konfirmuar drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri.

Në një postim që shënonte këtë sukses, Mosseri u ndal te rrugëtimi dyvjeçar nga “një ide e çmendur për të konkurruar me Twitter-in” deri te një platformë që synon një bisedë të hapur dhe të civilizuar.

Threads u lansua në korrik 2023 e arriti 100 milionë përdorues brenda vetëm pesë ditësh. Angazhimi i hershëm ra shpejt, por aplikacioni u rikuperua me një rritje të qëndrueshme. Deri në mesin e 2024 arriti në 175 milionë përdorues, 300 milionë në dhjetor dhe 350 milionë në prill.

Threads ende mbetet pas X (ish-Twitter), i cili ka rreth 650 milionë përdorues aktivë në muaj. Ky hendek është ngushtuar falë integrimit me Instagram, që u mundëson përdoruesve të importojnë ndjekësit e tyre.

Kundërthëniet e X-it nën drejtimin e Elon Musk, nga funksionet me pagesë deri te moderimi më i lehtë, i kanë shtyrë disa përdorues të kërkojnë alternativa.

Threads është mbështetur në këtë duke u prezantuar si një alternativë më e qetë, megjithëse kritikët thonë se ende i mungon një identitet i qartë, duke paralajmëruar se rrezikon të shihet thjesht si një “Instagram me tekst”.

Ndërkohë, Bluesky, i mbështetur nga bashkë-themeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, promovon decentralizimin dhe kontrollin e përdoruesit – ka një bazë shumë më të vogël, por në rritje, me rreth 10 milionë përdorues. Edhe Mastodon dhe platforma të tjera vazhdojnë të tërheqin përdorues.

Continue Reading

Teknologji

Rusia kufizon thirrjet në WhatsApp dhe Telegram

Published

on

Rusia ka filluar të kufizojë disa thirrje në Telegram dhe WhatsApp, duke akuzuar këto platforma në pronësi të huaj se nuk kanë ndarë informacion me autoritetet në rastet që lidhen me mashtrimet dhe terrorizmin, njoftoi të mërkurën Ministria e Zhvillimit Digjital, raportoi Reuters.

Rusia ka pasur përplasje me platformat e huaja të teknologjisë për disa vjet me radhë, veçanërisht për çështje të përmbajtjes dhe ruajtjes së të dhënave, një konflikt që u përshkallëzua pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Kritikët thonë se Rusia po përpiqet të zgjerojë kontrollin e saj mbi hapësirën digjitale të vendit.

Vladimir Putin ka autorizuar zhvillimin e një aplikacioni të ri shtetëror për mesazhe, të integruar me shërbimet qeveritare, ndërsa Moska kërkon të sigurojë atë që e quan “sovranitet digjital” – duke promovuar shërbime të brendshme dhe duke reduktuar varësinë nga platforma si WhatsAppi dhe Telegrami.

“Për të luftuar aktivitetet kriminale… po merren masa për të kufizuar pjesërisht thirrjet në këto platforma të huaja,” citohet të ketë thënë rregullatori i komunikimeve Roskomnadzor, sipas agjencisë Interfax.

Meta u shpall organizatë ekstremiste nga Moska në vitin 2022, por WhatsAppi, që përdoret në Rusi, u lejua të vazhdojë të funksionojë.

Platforma ka marrë disa gjoba për mos-heqjen e përmbajtjeve të ndaluara nga shteti rus.

Continue Reading

Teknologji

NASA: SHBA-ja do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

Published

on

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori bërthamor në sipërfaqen e Hënës, me synim furnizimin e misioneve të eksplorimit dhe krijimin e një baze të përhershme.

Sipas një udhëzimi të datës 31 korrik, të siguruar nga CNN, kjo lëvizje synon ta mbajë SHBA-në përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë shpallur disa herë planet e tyre për një projekt të përbashkët të këtij lloji deri në mesin e viteve 2030.

Duffy tha se nëse një vend tjetër e realizon i pari këtë, mund të shpallë një “zonë të ndaluar” në Hënë, duke penguar planet amerikane përmes “Artemis”. Misioni “Artemis III”, i planifikuar për 2027, synon të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, programi ende ka sfida përpara.

Jemi në një garë për në Hënë, në një garë me Kinën. Dhe për të pasur një bazë në Hënë, na duhet energji,” deklaroi Duffy.

Continue Reading

Të kërkuara