Lajmet

​Inteligjenca amerikane thotë se Ballkani rrezikohet prej tensioneve ndëretnike, përmenden edhe planet e Dodikut në BiH

Raporti potencon se liderët nacionalistë ka të ngjarë që të përkeqësojnë situatën dhe të rrisin tensionet për ta përdorur situatën në avantazh të tyre politik.

Published

on

Komuniteti i Inteligjencës Amerikane kanë publikuar raportin vjetor të vlerësimit të kërcënimeve për vitin 2024.Në këtë raport është i përfshirë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, rajon për të cilin parashikohet rritje e rrezikut për dhunë të lokalizuar ndëretnike.

Raporti potencon se liderët nacionalistë ka të ngjarë që të përkeqësojnë situatën dhe të rrisin tensionet për ta përdorur situatën në avantazh të tyre politik. Gjithashtu thuhet se aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet entike për të rritur apo mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose edhe për të penguar integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe institucionet euro-atlantike.

“Ballkani Perëndimor ndoshta do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024. Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionin për avantazhin e tyre politik dhe akterët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur ose për të mbrojtur ndikimin e tyre rajonal, ose të pengojnë integrimin më të madh të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”, thuhet në raport.

Në raport gjithashtu flitet edhe për rritjen e tensioneve, si agresioni i Banjskës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, dhe tensionet e muajit maj 2023, ku përleshjet mes KFOR-it dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës lanë të plagosur dhjetëra ushtarë të forcave paqeruajtëse.

“Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë çuar në vdekje dhe lëndime, duke përfshirë lëndime të paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”, theksohet në raport.

Në lidhje me Bosnjë e Hercegovinën, raporti thekson se “lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, po ndërmerr hapa provokues për ta neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnjë dhe për ta siguruar de facto ndarjen për Republikën e tij Sërpska”.

“Veprimi i tij mund t’i nxisë liderët e popullsisë boshnjake [myslimanët e Bosnjës] t’i rrisin kapacitetet e veta për t’i mbrojtur interesat e veta dhe kështu mbase të nxisin konflikte të dhunshme, të cilat mund t’i tejkalojnë forcat paqeruajtëse”, thuhet në raport.

“Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje dhe për të siguruar shkëputjen de facto për Republikën Serbe të tij. Veprimi i tij mund t’i shtyjë udhëheqësit e popullsisë boshnjake (muslimane boshnjake) të forcojnë kapacitetin e tyre për të mbrojtur interesat e tyre dhe ndoshta të çojë në konflikte të dhunshme që mund të mposhtin forcat paqeruajtëse”, vlerëson raporti i Inteligjencës Amerikane.

Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, është duke u përpjekur tash e dy vjet që entiteti i Bosnjë e Hercegovinës të marrë pushtetin e shtetit dhe të krijojë institucione paralele, duke kërcënuar se Republika Sërpska do të ndahet nga Bosnja e Hercegovina përgjithmonë.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara