Lajmet

INSTAT: Numri i vizitorëve në prill rritet për 55.6 % në Shqipëri

Published

on

Fluksi i turistëve në muajt e parë të vitit përcjell sinjale pozitive për një sezon të mbarë turistik në Shqipëri.

Instituti i Statistikave (INSTAT) në Shqipëri publikoi së fundmi raportin mbi strukturat akomoduese, sipas të cilit numri i vizitorëve gjatë muajit prill shënoi rritje me 55.6 %, në krahasim me prillin e vitit të shkuar 2022.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e tjerë, numri i vizitorëve rezident, i cili shënoi rritje me 26.5 % dhe numri i vizitorëve jo-rezident, i cili shënoi rritje me 85.6 %.

Numri i vizitorëve jo- rezident, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 88.7 %. Në zonat jo-bregdetare ky tregues është rritur me 88.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, shkruan ATSh.

Referuar të dhënave, numri i netëqëndrimeve gjithsej u rrit me 81 %, në krahasim me prillin e 2022-shit. Numri i netëqëndrimeve nga rezident është rritur me 62.6 % dhe numri i netëqëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 94.9 %.

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë, sipas INSTAT-it, është 13.5 %, kundrejt 10.2 % që ishte në muajin prill 2022.

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Dhunë psikologjike ndaj një gruaje në Pejë

Published

on

By

Një rast i dhunës psikike në familje është raportuar mbrëmjen e së martës në Pejë. Sipas Policisë së Kosovës, viktima, një grua kosovare, ka deklaruar se ndaj saj është ushtruar dhunë psikike nga një mashkull kosovar.

Ngjarja është raportuar rreth orës 18:20. Lidhur me rastin, viktima është intervistuar nga zyrtarët policorë, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ushtron dhunë psiqike ndaj saj. Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara