Teknologji
Instagrami bën ndryshimin e radhës, shton titrat
Published
3 years agoon
By
Betim GashiDiskutimi i vijuar prej muajsh tashmë është bërë fakt i kryer: Instagram-i ka vendosur opsionin e titrave automatike në InstaStory. Opsioni i ri mendohet të ndihmojë përdoruesit për të krijuar përmbajtje më interaktive dhe do të lehtësojë përdorimin e aplikacionit për personat që nuk mund të dëgjojnë.
Titrat do të funksionojnë si ngjitëset dhe e përkthejnë zërin në tekst, duke i lejuar përdoruesit të lexojnë ose dëgjojnë. Opsioni ngjan me atë të muzikës në përdorim, kështu që nuk është i vështirë.
Si të vendosësh titra në InstaStory?
Si fillim, përditëso aplikacionin dhe më pas provo të ngarkosh një video. Shko në sektorin e ngjitesave, kliko “Captions”, i cili ka ngjyrë të kaltër. Sapo e shtyp, zëri nis të përkthehet në tekst dhe pasi mbaron, ke mundësi ta personalizosh në llojin e shkrimit, madhësinë, ngjyrat. Gjithashtu, mund të korrigjosh gabimet që përkthyesi automatik mund të ketë kryer gjatë procesit të tij.
Në çfarë gjuhësh janë të disponueshme titrat?
Përkthyesi automatik njeh deri në 90 gjuhë, nga të cilat përdoruesit mund të zgjedhin. Për ta bërë këtë, kliko shenjën “Shih përkthimet” në këndin e sipërm të majtë të një story dhe nëse del një gjuhë tjetër, klikoni mbi të dhe do të shfaqet përkthimi juaj. Ky opsion është i disponueshëm vetëm për ato postime me tekst, ende jo për ato me zë.
A ka titra për Instagram Reels?
Aktualisht, titrat funksionojnë për Thread, Stories dhe IGTV (kjo e fundit përkthen deri në 16 gjuhë). Gjithsesi, në një njoftim për shtyp, Instagram ka në plan ta testojë në Reels së shpejti./tvklan.al
You may like
Teknologji
Amazon zhvillon syze inteligjente për të ndihmuar shoferët të bëjnë dërgesa të shpejta
Published
1 day agoon
November 13, 2024Amazon po zhvillon syze inteligjente për shpërndarësit e saj të dërgesave për t’i ndihmuar ata. Nëse do të ishin të suksesshme, syzet do t’u siguronin shoferëve navigim kthesë pas kthese në një ekran të vogël, përgjatë rrugëve të tyre dhe në çdo ndalesë.
Kjo është bërë e ditur nga burime që folën për Reuters në kushte anonimiteti, sepse projekti nuk është publik.
Udhëzime të tilla mund të heqin sekonda të çmuara nga çdo dërgesë duke ofruar drejtime majtas ose djathtas jashtë ashensorëve dhe rreth pengesave të tilla si portat ose qentë agresivë.
Me miliona paketa të dorëzuara çdo ditë, syzet gjithashtu do t’i lironin drejtuesit nga përdorimi i pajisjeve të Sistemit të Pozicionimit Global në dorë, duke i lejuar ata të mbajnë më shumë paketa.pake
Projekti nënvizon përpjekjet e shitësit në internet për të reduktuar kostot e dorëzimit dhe për të mbështetur marzhet ndërsa lufton konkurrencën në rritje.
Automobilizëm elektrikë
Marka britanike ndalon shitjen e veturave të reja në Mbretërinë e Bashkuar
Published
2 days agoon
November 12, 2024E shpallur rreth katër vite më parë, strategjia globale “Reimagine” e Jaguar Land Rover kishte një pikë shumë të rëndësishme: “Jaguar si një markë luksoze tërësisht elektrike nga viti 2025 për të realizuar potencialin e saj unik”. 2025-ta është gati për të ardhur dhe veturat elektrike të reja nuk janë zbuluar akoma e madje duket se fundi është afër për ato me motorë me djegie.
Në fakt, Jaguar ka ndaluar shitjen e automjeteve të reja me motorë konvencionlalë në tregun e saj vendas.
Kjo është e drejtë – nuk mund të blini më një Jaguar të ri në Mbretërinë e Bashkuar.
Përndryshe, Jaguar po planifikon që të zbulojë një koncept para fundit të vitit në SHBA. /UBT News/
Teknologji
Ja profesionet që do të shkëlqejnë nga Inteligjenca Artificiale
Published
3 days agoon
November 11, 2024Rritja e sofistikimit të inteligjencës artificiale (IA) parashikohet të transformojë rolin e njerëzve në sektorë të ndryshëm të punës. Megjithatë, Bill Gates, manjati i teknologjisë Microsoft, shprehet optimizëm për të ardhmen. Ai beson se edhe pse IA ka potencialin të prishë rendin e punës, do të bëjë që disa profesione të shkëlqejnë edhe më shumë.
Në një podcast, Gates dhe CEO i OpenAI Sam Altman folën për përfitimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale, teksa foli për ndikimin e inteligjencës artificiale në botën e biznesit, Gates tha se edhe ai mund ta humbasë vendin e punës, ndërsa tregoi tre fushat që do të jenë imune ndaj IA.
“Edhe unë mund të humbas punën time. Tre planet më të mira të karrierës për të rinjtë janë energjia alternative, bioshkencat shëndetësore dhe fushat që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale”.
Ndryshimet klimatike dhe nevoja për energji të qëndrueshme janë shtytësit kryesorë në sektorin e energjisë alternative. Inovacioni dhe zhvillimi i teknologjisë në fushën e energjisë së rinovueshme si dielli, era dhe bërthamoret kërkojnë një prekje të ekspertizës njerëzore.
Aftësia për të menduar në mënyrë kritike, zgjidhur probleme komplekse dhe rinovuar, janë atributet kryesore të profesionistëve në këtë fushë. IA nuk është ende në gjendje të zëvendësojë arsyetimin dhe kreativitetin njerëzor në krijimin e zgjidhjeve të ardhshme të energjisë. Vendet e punës në këtë fushë vazhdojnë të ekzistojnë edhe kur IA të bëhet më e përhapur në botën industriale.
Përparimet teknologjike në bioshkencë shëndetësore kanë hapur rrugë të gjera për studiuesit dhe praktikuesit. Zhvillimi i barnave të reja, terapive inovative dhe teknologjive të avancuara mjekësore kërkon ekspertizë dhe saktësi njerëzore, që IA ende nuk mund t’i përsërisë. Empatia, aftësitë e komunikimit dhe aftësia për t’u përshtatur me situata komplekse në botën mjekësore janë një vlerë e shtuar e pazëvendësueshme.
Zhvillimi i IA
Edhe pse IA ka potencialin për të zëvendësuar shumë profesione, fusha e zhvillimit të IA kërkon talent njerëzor. Zhvillimi, programimi dhe mirëmbajtja e sistemeve do aftësi unike njerëzore dhe kreativitet. Dizajnerët dhe inxhinierët e IA duhet të kuptojnë nevojat dhe etikën e përdorimit të saj që kjo teknologji të përdoret në mënyrë optimale për të mirën e njerëzimit. Gates thekson rëndësinë e përmirësimit të aftësive dhe përshtatjes në këtë epokë, duke sugjeruar që individët të fokusohen në zhvillimin e aftësive njohëse, si të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti.
Po aq të rëndësishme janë edhe aftësitë ndërpersonale si komunikimi efektiv, ndjeshmëria dhe puna në grup, që do të jenë armë e fuqishme përballë përçarjes teknologjike. Bill Gates bëri thirrje për investime në sektorin e arsimit dhe trajnimit. Duke e pajisur brezin e ri me grupe aftësish përkatëse, do të jenë në gjendje të përshtaten e kontribuojnë në mënyrë optimale në epokën e dominuar nga IA. Me edukimin e duhur dhe gatishmërinë për t’u përshtatur, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga të margjinalizuarit, por mund të punojnë me IA për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. /UBT News/
Teknologji
Njihuni me aplikacionin që po zëvendëson Instagramin me hapa të shpejtë
Published
6 days agoon
November 8, 2024Në vitet e fundit, një valë e re e platformave sociale ka fituar popullaritet. Një prej këtyre tyre është BeReal, e cila ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e brezit Gen Z, duke sjellë një qasje më autentike dhe më të sinqertë se Instagram-i. Por, pse po ndodh ky zëvendësim?
Çfarë e bën BeReal dhe platforma të ngjashme kaq tërheqëse për këtë brez?
Brezi i ri është rritur në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe perfekte e të kuruara. Instagrami, i cili fillimisht ishte një platformë për ndarjen e momenteve të përditshme, është kthyer në një hapësirë ku njerëzit shfaqin vetëm anët më të mira të jetës së tyre.
Për shumë të rinj, kjo paraqitje e përsosur duket artificiale dhe shkakton stres.
BeReal ofron një qasje tjetër: përdoruesit ndajnë një foto pa filtra në një moment të rastësishëm të ditës. Kjo i detyron ata të tregojnë realitetin ashtu siç është, pa mundësinë për të manipuluar pamjen. Në Instagram, popullariteti matet nga numri i ndjekësve dhe pëlqimeve, gjë që krijon “garë” të padukshme për të fituar vëmendje. BeReal heq këtë element presioni, pasi nuk ka algoritëm që promovon përmbajtjen bazuar në pëlqime apo numrin e ndjekësve.
Instagrami promovon më shumë ndarjen e postimeve me një audiencë të gjerë, BeReal fokusohet në ndarjen e momenteve me një grup të ngushtë miqsh
Në platforma si Instagram, algoritmet diktojnë atë që përdoruesit shohin, duke promovuar përmbajtje komerciale ose me pagesë. Shumë të rinj e shohin një manipulim të eksperiencës së tyre sociale e ndihen të lodhur nga mbingarkesa e reklamave. Platforma si BeReal dhe të ngjashme synojnë t’u ofrojnë përdoruesve përmbajtje të papërpunuar, pa ndërhyrje të shumta komerciale dhe pa ndikimin e algoritmeve, duke i bërë të ndihen në kontroll të përvojës online.
Këto arsye duket se po largojnë shumë abonues nga Insgrami por se sa ky trend do të vazhdojë do të shihet ndër vite. /UBT News/
Gladiatorët: Colosseumi si paraardhës i Reality TV?
Mafia, tortura dhe krimet e vërteta: Muzetë evropianë që zbulojnë botën e errët të krimit!
Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë
BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”
Etiopia regjistron 7.3 milionë raste malarie për gati 10 muaj
Çekia ndalon pijet energjike për fëmijët
Koreja Jugore planifikon më shumë mbështetje për Ukrainën
Rritje e madhe e kërkesave për azil dhe migracionit për punë në OECD
Maqedonci takon mikun e madh të Kosovës, gjeneralin Clark
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman