Teknologji

Instagram do tu japë përdoruesve më shumë mënyra për të bërë para

Publikuar

Krijuesit në Instagram shpejti do të kenë më shumë mundësi për të bërë para në platformë. Aktualisht rrjeti social po punon në një sistem të ri shitblerje, mjete bashkëpunimi dhe një mënyrë që krijuesit të krijojnë vetë dyqanet e tyre.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg dhe shefi i Instagram Adam Mosseri në një Instagram Live diskutuan një numër përditësimesh që po vinin në Instagram. Gjatë transmetimit live, Zuckerberg njoftoi disa ndryshime madhore që po vinë.

Dyqanet e krijuesve janë pjesë e kësaj iniciative dhe që ndërtohen mbi mjetet aktuale të shitblerje në Instagram për bizneset. Këto dyqane specifike do tu mundësojnë krijuesve të shesin produkte direkt nga platforma.

Mjeti tjetër ka të bëjë me affiliate marketing. Detajet janë të pakta por Zuckerberg la të kuptohet se krijuesit do të kenë një mënyrë pagese për sendet që reklamojnë dhe rekomandojnë.

Së fundi do të ofrohen mjete që lidhin krijuesit me brendet dhe që mund të marrë formën e një dyqani si urë lidhëse mes krijuesve dhe brendeve. Konkretisht influencerët mund të marrin oferta nga brenda dhe të bëjnë më shumë para me rritjen e bazës së tyre të ndjekësve.

Rrjetet sociale po bëhen dita ditës hapësirë krijuese. Edhe pse mund të ndihmojë përdoruesit të sigurojnë të ardhura, mund të distancojë më tepër platformat si Instagram dhe Facebook nga qëllimi i tyre i vërtetë. /PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Internet

Është aprovuar nga senati amerikan projektligji për ndalimin ose shitjen e TikTok-ut

Si pasojë e shqetësimeve të mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo dhe t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni.

Publikuar

nga

Senati amerikan e ka kaluar këtë të marte një projektligj i cili do të ndalojë TikTok-un në SHBA nëse pronari i saj, firma kineze ByteDance, nuk e shet brenda një viti.

Si pasojë e shqetësimeve të mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo dhe t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni, projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të shtunën dhe presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do ta nënshkruajë atë të mërkurën, për ta bërë ligj.

“Për shumë vite ne e kemi lejuar partinë komuniste të Kinës të ketë kontroll mbi njërin prej aplikacioneve më të njohura në Amerikë”, tha republikani Marco Rubio nga Komiteti i Inteligjencës.

“Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit kinez ta shesë aplikacionin. Ky është vendim i mirë për Amerikën”, shtoi ai.

Beteja katërvjeçare për TikTok-un, i cili përdoret nga 170 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, është vetëm njëri prej shumë fronteve në luftën e internetit dhe teknologjisë mes Uashingtonit dhe Pekini.

Apple tha se Pekini ka urdhëruar t’i largonte platformat e Meta-s, WhatsApp dhe Threads, nga dyqani i saj i aplikacioneve në Kinë, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

Ndërsa TikTok pritet ta sfidojë këtë projektligj përmes Amendamentit të Parë, dhe përdoruesit e TikTok-ut pritet të ndërmarrin veprime ligjore gjithashtu. Një gjykatës në Montana e parandaloi ndalimin e TikTok-ut në këtë shtet, duke u thirrur në lirinë e shprehjes.

Megjithatë dhe në vitin 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq ta ndalojë platformën e rrjetit social përmes një urdhri ekzekutiv. Ai urdhër u shfuqizua më vonë nga gjykatat, pas padisë nga TikTok.

Administrata Trump ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje më 2020, sipas të cilës korporatat amerikane Oracle dhe Walmart, do të siguronin aksione të mëdha në TikTok mbi baza të sigurisë kombëtare. Por, shitja e aksioneve nuk ndodhi asnjëherë për një numër arsyesh, ndër to Kina, e cila vendosi kontrolle më të rrepta të eksportit për ofruesit e vet të teknologjisë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

TikTok paralajmëron SHBA-në: Ndalimi i mundshëm i TikTok-ut “shkelje e fjalës së lirë”

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë.

Publikuar

nga

TikTok thotë se ndalimi i mundshëm i aplikacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsiderohet “shkelje e fjalës së lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të shtunën për të ndaluar TikTok-un nëse pronari i aplikacionit nuk i ndërpret lidhjet me Kinën.

Legjislacioni është pjesë e një pakete të politikës së jashtme të SHBA-së, ku mes tjerash përfshihej ndihma për Ukrainën dhe mund të bëhet ligj që në fillim të javës së ardhshme.

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë. Ata pretendojnë se pronari i TikTok, Bytedance, është i nënshtruar ndaj Pekinit – akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

​Kina lëshon satelitin e ri me sensorë në distancë

Raketa shpërtheu në orën 7:45 të mëngjesit.

Publikuar

nga

Kina njoftoi të dielën se ka lëshuar një raketë transportuese Long March 2D, duke vendosur një satelit me sensorë në distancë në hapësirë.

Raketa shpërtheu në orën 7:45 të mëngjesit (me orën e Pekinit) nga qendra e nisjes satelitore Xichang në provincën jugperëndimore të Sichuan dhe dërgoi satelitin Yaogan-42 02 në orbitën e paracaktuar, raportoi Xinhua News shtetëror.

Lëshimi i fundit shënoi lëshimin e 17-të të raketës në vitin 2024 dhe fluturimin e 517-të në përgjithësi për familjen e raketave Long March, flotën e automjeteve të lëshimit me kuaj pune të vendit.

Raketa Long March 2D, e ushqyer nga shtytës të lëngshëm dhe me një shtytje ngritjeje prej 300 tonësh metrikë, është e aftë të lëshojë një anije kozmike 1.3 ton në orbitat sinkrone me diellin në afërsisht 700 kilometra në lartësi.

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Musk shtyn vizitën për në Indi

Vizita shtyhet për shkak të disa obligimeve në Tesla.

Publikuar

nga

Miliarderi Elon Musk ka shtyrë vizitën për në Indi, për shkak të disa obligimeve në Tesla.

CEO i Tesla-s do të mbërrinte në Indi javën e ardhshme. Ishte planifikuar që ai të takohej edhe me kryeministrin Narendra Modi si dhe të konfirmohej se Tesla do të ndërtonte një fabrikë në vendin më të banuar në botë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara