Lajmet

Inspektorati i Tregut në Gjakovë bllokon disa bluza me mbishkrime në gjuhën serbe

Published

on

Inspektorati i Tregut në Gjakovë ka hasur në produkte të ndryshme tekstili me mbishkrime në gjuhën serbe.

Gjatë inspektimi në bashkëpunimin me Policinë Kufitare në Gjakovë janë gjetur produktet të cilat nuk kishin dokumentacion përcjellës dhe mungonin etiketime të rregullta.

Produktet e identifikuara janë bllokuar menjëherë, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës janë duke u zhvilluar procedurat e mëtejshme ligjore.

A mund të fshihet ndonjë e vërtetë, a mund të qëndrojë Serbia pa tempullin e Shën Pjetrit”, shkruan në njërën nga bluzat që u kap nga inspektorati./D.B/EO

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

REL: Kosova dhe Ukraina: Kur historia përsërit pamjet e saj

Published

on

By

Fotografi të nënave që qajnë mbi arkivolet e fëmijëve të tyre të vrarë, njerëz që ikin nga lufta me trena e autobusë, trupa të vrarësh në rrugë… Këto fotografi të luftës në Kosovë dhe në Ukrainë janë shkrepur me mbi 20 vjet diferencë, por kanë një ngjashmëri të frikshme, dhe shërbejnë si kujtesë se lufta ka po të njëjtën fytyrë kudo, ajo sjell vuajtje të pafundme njerëzore dhe shkatërrim të madh. Teksa lufta në Kosovë përfundoi më 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, ajo që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon dhe me të po vazhdojnë edhe vuajtjet e ukrainasve.

 

Kosovë: Një grua shqiptare duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i vrarë në vitin 1999. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, afër 2.000 luftëtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftës në Kosovë.

Ukrainë: Nëna e majorit Ivan Skrypnyk duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, i cili vdiq si pasojë e sulmit të kryer nga Rusia me raketa në bazën ushtarake ukrainase në Javoriv. Në fillim të vitit 2026, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në mbrojtje të Ukrainës që nga fillimi i luftës më 2022. Megjithatë, numri i saktë i të vrarëve nuk dihet.

Kosovë: Një grup shqiptarësh pasi arritën në këmbë nga Peja në kufirin me Malin e Zi më 30 mars 1999.

Ukrainë: Një grua duke u transportuar me karrocë, në mes të njerëzve që i ikën sulmeve ruse në Irpin, afër Kievit më 9 mars 2022.

Kosovë: Një burrë duke shikuar një dritare të thyer në Prishtinë më 13 prill 1999, pas sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe në kryeqytetin e Kosovës.

Ukrainë: Një grua mund të shihet përmes një çarjeje në xhamin e një makine, e cila u godit nga raketat ruse pranë një blloku apartamentesh në Kiev.

Kosovë: Një tren i mbipopulluar në Prishtinë duke transportuar refugjatë të shumtë shqiptarë, që largoheshin nga Kosova drejt Maqedonisë [tashmë Maqedonisë së Veriut] më 1 prill 1999. Sipas UNHCR, 800 deri 900 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Ukrainë: Njerëz që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës mblidhen në stacionin e trenit në Lviv, Ukrainë, 9 mars 2022. Rreth 6.9 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, sipas UNHCR. Ky është numri më i madh i refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. /REL/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, paraburgim 30 ditësh

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar katër persona me inicialet M.M., S.B., D.R., dhe B.Z., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të mashtrimit në bashkëkryerje. Shuma e dëmit të shkaktuar dyshohet të arrijë 1,578,180 euro, sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, M.M. dyshohet edhe për falsifikim dokumentesh, ndërsa D.R. dyshohet edhe për legalizim të përmbajtjes së rreme. Të katër të dyshuarit janë ndaluar fillimisht për 48 orë, ndërsa Gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalues për parcelat përkatëse të përfshira në rast, pasi ekziston dyshimi se prona është shitur në bazë të dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Gjykata ka kërkuar gjithashtu lëshimin e urdhërit ndalues përfundimtar për sigurimin e pronës deri në përfundim të procedurës penale.

 

Continue Reading

Lajmet

Ish-drejtori i AKI-së dënohet sërish në rastin “Gylenistët” me 4 vite e 8 muaj burg

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sërish fajtor ish-drejtorin e Agjencia Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, duke e dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim në rastin e njohur si “Gylenistët”.

Aktgjykimin e dha kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra. Përveç dënimit me burg, Gashit iu shqiptua edhe masa plotësuese që ndalon ushtrimin e funksioneve në administratën publike për katër vjet pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Sipas aktakuzës së Prokuroria Speciale e Kosovës, në mars 2018, gjatë kohës si drejtor i AKI-së, Gashi kishte tejkaluar kompetencat e tij duke u përfshirë në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Rasti ishte kthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës në dhjetor 2024 vetëm për pjesën që lidhej me Gashin, ndërsa lirimi i dy të akuzuarve të tjerë ishte konfirmuar. /Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara