Lajmet

​Injorohen kërkesat e opozitës për projektbuxhetin, PDK e AAK lëshojnë mbledhjen

Ndërsa nga pozita këtë e arsyetuan duke thënë se për shkak se ka pasur rritje për secilin institucion, nuk kanë ftuar.

Published

on

Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, mirëpo gjatë diskutimit në Komision, opozita ka adresuar kritika karshi pozitës për mos ftesën e organizatave buxhetore për të diskutuar lidhur me ndarjen e buxhetit, për çka edhe ka lëshuar sallën para procesit të votimit.

Ndërsa nga pozita këtë e arsyetuan duke thënë se për shkak se ka pasur rritje për secilin institucion, nuk kanë ftuar.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka akuzuar mazhorancën për sjellje arrogante që po bëjnë ndaj opozitës. Sipas saj, mos ftesa e institucioneve përkatëse është një përpjekje e radhës e kësaj qeverisje për t’i ikur llogaridhënës dhe transparencës.

“Arbitrariteti me të cilin po udhëhiqni mbledhjen nuk ju bënë nder si kryetar i komisionit. Këtë e kemi parë, këtë arrogancën që shpërfaqni kudo të numrave po e shohim çdo ditë, kjo nuk ju bënë nder, aq më tepër kur flasim për çështjen e buxhetit, dhe për organizata buxhetore ose për institucione që mbikëqyrë Komisioni për Legjislacion. Në të kaluarën praktikat kanë qenë ashtu siç kanë qenë, janë ftuar institucionet për të diskutuar rreth buxhetit, rreth kërkesave që kanë. Mendoj se është një përpjekje e radhës për t’i ikur llogaridhënies dhe transparencës, që kryekëput e ka karakterizuar këtë qeverisje. Nuk mundeni të fshiheni prej kërkesave që kanë institucionet duke ju thanë që na dërgoni me letër, sepse opinioni publik dhe ne kanë të drejtat e informimit se cilat janë kërkesat e institucioneve, siç është Këshilli që sot e kemi pritur në raportim. Ndërsa, nëse keni marrë vendim që mos t’i ftoni, ka qenë minimumi i korrektësisë politike që t’i informoni deputetët që ata nuk do jenë sot në takim. Konsideroj se pak më shumë korrektësi në qasjen e juaj ndaj opozitës por edhe llogaridhënien për qytetarëve do të ishte mirë”, tha Deliu.

Për këtë, kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi derisa ka arsyetuar mos ftesën e institucioneve, tha se nuk karakterizohet nga arbitrariteti dhe është i hapur për diskutim. Ai tha se kanë kërkuar nga institucionet që të sjellin kërkesat dhe propozimet e tyre me shkrim.

“Unë asnjëherë nuk karakterizona nga arbitrariteti, jam i hapur për diskutime maksimalisht, mirëkuptoj këto zonat kur opozita dhe politika tenton t’i jep kaheje tjetër në kontekste të shkurta. Mirë është të ruhet atmosferën dhe këtë karakterin e komisionit. Nuk kemi ftuar institucionet për shkak të një dinamike që ka qenë këtë javë dhe për shkak se ka pasur rritje për secilin institucion, por nuk do e kisha problem t’i dëgjoja kërkesat”, tha Rrustemi.

Rrustemi shtoi se pothuajse gjitha institucionet kanë pësuar rritje nga ndarja e buxhetit për vitin e ardhshëm, me theks Ministria e Drejtësisë ka pësuar një rritje në total prej 11 milion euro më shumë se vitin e kaluar.

“Buxheti për Ministrinë e Drejtësisë në total ishte 35.9 milionë euro, ndërsa me ndarje buxhetore të planifikuara në Projektligjin e buxhetit për vitin 2024 MD-ja ka pësuar një rritje në total prej 11 milionë euro, d.m.th ka rritje buxheti vjetor në krahasim me vitin e kaluar. Për KGJK-në është planifikuar të jetë 35.8 milionë euro, ka pësuar një rritje totale prej 1.6 milionë euro, krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2023, për vitin 2024 buxheti i KPK-së është 17.2 milionë dhe ka pësuar një rritje prej 1.3 milionë apo 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar, buxheti i APK-së është 965 mijë euro dhe ka pësuar një rritje 407 mijë euro apo 73.1 për qind, Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka rritje prej 1.5 për qind dhe KQZ ka një rritje prej 3.4 milionë euro apo 54 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Gjitha këto institucionet ka ngritje të buxhetit përveç në Akademinë e Drejtësisë ku me ndarjet buxhetore të planifikuar për vitin 2024 është planifikuar të jetë 863 mijë euro dhe ka një ulje prej 29 mijë euro krahasuar me buxhetin e vitit 2023”, tha Rrustemi.

Ndërkaq, deputeti nga AAK, Besnik Tahiri ka ritheksuar se ky buxhet përbën një diskriminim të skajshëm politik dhe një denigrim të disa komunave. Ndërsa, i njëjti ka mbështetur kërkesën e PDK-së të ftohen institucionet për raportim.

“Buxheti është konsideruar që i prek dy elemente problematike ligjore, e para bënë një diskriminim të skajshëm politik dhe një denigrim të disa komunave dhe rrjedhimisht është diskutuar prej perspektives që duhet ky dokument të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese…Unë mbështes kërkesën e kolegëve për t’i ftuar organizatat buxhetore që kanë kërkuar buxhet”, tha Tahiri.

Ndërsa, deputeti nga PDK, Hajdar Beqa tha se institucionet janë ftuar të raportojnë edhe në të kaluarën në mënyrë që të këtë më shumë transparencë. Beqa shtoi se rritje ka vetëm në mallra, shërbime e mëditje dhe jo për zhvillim të institucioneve.

“Sa i përket praktikave nuk është nga viti i kaluar, janë ftuar edhe në të kaluarën…Ne e kemi parë që ka një rritje të buxhetit. është një analizë e mire, por buxheti kryesisht është rritur në mallra, shërbime, mëditje, nuk kemi buxhet të rritur për zhvillim të institucioneve, por më shumë për Ministrinë e Drejtësisë e në veçanti është rrit shërbimi korrektues që ka të bëjë më shumë me burgun t’i plotësohen kushtet e të burgosurit që vinë nga Danimarka”, tha Beqa.

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Rajoni

Samiti i NATO-s në Tiranë nuk do të mbahet në vitin 2027

Published

on

By

Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri vitin e ardhshëm, pavarësisht planeve të mëparshme. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke saktësuar se organizimi në Tiranë mund të zhvendoset për në vitin 2028.

Duke folur në Dublin përpara një takimi të liderëve evropianë, Rama deklaroi se ende nuk ka një dakordësi të përbashkët brenda aleancës se kur do të zhvillohet samiti i radhës, por përjashtoi kategorikisht vitin 2027.

“Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti, por me siguri jo në vitin 2027. Dhe në vitin 2028, nëse do të ketë një samit, ai do të jetë në Tiranë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, një zyrtar i NATO-s deklaroi të enjten se “samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri”, por shtoi se vendimi për datën ende nuk është marrë.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, planet për mbajtjen e samitit në Tiranë ishin vënë në dyshim që në muajin qershor, për shkak të rezistencës nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësive mes vendeve anëtare lidhur me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.

Gjithashtu, NATO po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së praktikës së samiteve vjetore, një lëvizje që shihet si mënyrë për të shmangur tensione të mundshme me presidentin Trump.

Ndërsa në deklaratën e samitit të Hagës në qershor 2025 parashikohej që takimi në Turqi në vitin 2026 të pasohej nga ai në Shqipëri, në deklaratën e samitit të Ankarasë të mbajtur në korrik të këtij viti, liderët e aleancës nuk përmendën as kohën dhe as vendin e takimit të ardhshëm. /Reuters/

Continue Reading

lajme

IQMT gjobit me 9 mijë euro tri kompani postare dhe ndëshkon tregtarët e paregjistruar online

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që shpërndajnë porositë e realizuara përmes platformave online, duke shqiptuar masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit.

Sipas njoftimit të IQMT-së, tri kompani postare janë gjobitur me gjithsej 9,000 euro, pasi kanë refuzuar të ofrojnë të dhënat për bizneset apo personat fizikë nga të cilët kishin pranuar mallrat për transport. Gjithashtu, nga monitorimi i rrjeteve sociale dhe platformave të shitjes, janë identifikuar dhe gjobitur dy persona fizikë që ushtronin veprimtari tregtare të paregjistruar, të cilët janë obliguar të regjistrojnë bizneset e tyre brenda afatit ligjor.

Nga ky aksion inspektues, mbi 100 biznese janë formalizuar duke u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Njëkohësisht, IQMT bën të ditur se ka nisur kontrollet e rrepta për ofertat dhe zbritjet e promovuara me rastin e “Black Friday”. Inspektorati do të verifikojë nëse çmimet e reklamuara me zbritje përputhen me çmimet reale të shitjes, duke paralajmëruar gjoba konform Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit për çdo praktikë mashtruese. Kontrollet ndaj tregtisë online tashmë janë përfshirë në planin e rregullt të punës së këtij institucioni./E.A/

Continue Reading

Vendi

Vitia pranon mungesën e barnave onkologjike gjatë verës, njofton masa disiplinore ndaj zyrtarëve të vonuar

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës se në Klinikën e Onkologjisë ka pasur mungesë të medikamentit “Palbociclib” gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, si dhe vonesa në furnizimin me disa barna të tjera esenciale.

Duke sqaruar situatën, Vitia bëri të ditur se “Palbociclib” ishte futur në Listën Esenciale në vitin 2025 me planifikim fillestar për 40 pacientë, por dyfishimi i kërkesave bëri që kontrata të shpenzohej në masën 130% brenda nëntë muajsh. Sipas tij, pamundësia për të hapur procedura të reja pa miratimin e buxhetit dhe dështimi i tenderit të parë për mungesë ofertuesish shtynë furnizimin deri më 18 gusht, pas lidhjes së kontratës së përshpejtuar më 30 korrik 2026.

Bilanci i mungesave dhe masat disiplinore

Ministri pranoi se furnizimi i sivjetshëm në Onkologji nuk ka qenë në nivelin e viteve 2024 dhe 2025, duke paraqitur të dhënat mbi shtrirjen e mungesave:

Palbociclib: Mungoi për gati 9 javë, duke prekur 70 pacientë (dy cikle trajtimi).

Bevacizumab (Avastin): Mungoi për rreth 13 javë, duke prekur 70 pacientë.

Bicalutamide: Mungoi për 12 javë, duke prekur rreth 70 pacientë.

Dabrafenib: Mungoi për 20 javë, duke prekur 12 pacientë.

Sorafenib: Mungesa preku 14 pacientë.

Si shkaqe kryesore ai përmendi mungesën e autorizimeve të marketingut dhe vonesat procedurale. Vitia njoftoi se pas një auditimi të brendshëm janë iniciuar procedura disiplinore ndaj zyrtarëve që nuk kanë reaguar me kohë, ndërsa shtoi se tashmë janë nënshkruar kontrata afatgjata për stabilizimin e furnizimit.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara