Kronikë e zezë

Inicohet kallëzim penal ndaj burrit që deklaroi rrejshëm në Polici

Sipas Policisë, i dyshuari në deklaratën e tij ka cekur se e kishte inskenuar rastin në tërës.

Published

on

Policia sot ka informuar se është inicuar kallëzim penal ndaj një personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Sipas Policisë, i dyshuari në deklaratën e tij ka cekur se e kishte inskenuar rastin në tërësi me qëllim që të sigurojë një dosje nga Policia pasi kishte plane që të udhëtonte jashtë vendit me familje.

“Më datën: 15.11.2022 Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informacion për një rast Grabitje po në Gjilan. Sektori Rajonal i Hetimeve i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë filluar hetimet lidhur me rastin. Pas një pune intenzive hetimore mirë të organizuar, grubullimit të informacioneve në terren, intervistimit të dëshmitarëve sot datë: 02 dhjetor 2022 janë siguruar prova të mjaftueshme se i dyshuari ka inskenuar rastin dhe ka deklaruar rrejshëm në polici. I dyshuari në deklaratën e tij ka cekur se e kishte inskenuar rastin në tërësi me qëllim që të siguroj një dosje nga policia pasi që kishte plane që të udhëtojnë jashtë vendit me familje. Me vendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit S.E. (1955) mashkull shqiptar shtetas i Kosovës është inicuar kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” nga neni 382 i KPRK-së”, ka informuar Policia.

Ndërkohë, rasti me gjitha shkresat është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan, në procedurë të rregullt.

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, dy persona në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, ku dy persona janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti i parë është regjistruar në Ferizaj më 23 shtator. Sipas Policisë, është arrestuar një shtetas i huaj, i dyshuar se kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe më pas kishte kanosur dy viktima femra, shtetase të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Gjakovë më 24 shtator. Policia ka arrestuar një person, shtetas të Kosovës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase kosovare.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara