Teknologji

Infinity do të jetë titulli i ri i Assassin’s Creed

Titulli më i fundit, 2020 Assassin’s Creed Valhalla merrte lehtësisht 100 orë të plota për tu eksploruar.

Published

on

Ubisoft është duke zhvilluar atë që mendohet se është titulli Assassin’s Creed më ambicioz deri më sot.

Me emrin e koduar Assassin’s Creed Infinity, loja është aktualisht në zhvillim dhe do ti bashkohet Fortnite dhe Apex Legends me përditësime të vazhdueshme që ti mbajnë lojtarët të angazhuar.

Titujt e fundit të lojës mëse 14 vjeçare kanë qenë shumë të mëdha. Titulli më i fundit, 2020 Assassin’s Creed Valhalla merrte lehtësisht 100 orë të plota për tu eksploruar.

Lojtarët duhet ti përkushtoheshin me orë të tëra lojës duke kompletuar çdo kapitull. Ngjarjet do të zhvillohen në një periudhë të vetme historike siç ka ndodhur me lojërat e tjera Assassin’s Creed. /GameWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Pronarja e një Fiat 500 zbulon një hapësirë sekrete brenda kabinës për ruajtjen e gjësendeve

Published

on

Pak nga pak, po shfaqen lajme për hapësira sekrete në makina. Më i fundit në atë seri është Fiat 500.

Një pronare e re e një Fiat 500 postoi një video interesante në TikTok, në të cilën tregoi se makina e saj në fakt ka shumë më tepër hapësirë ​​nga sa mendonte.

Ajo zbuloi se hapësira e magazinimit është e fshehur nën ulësen e shoferit, gjë për të cilën shumë njerëz komentuan pozitivisht.

Ndjekësit i janë përgjigjur në komente, duke thënë se nuk e dinin për këtë hapësirë ​​të fshehur në makinë dhe do të provonin të shihnin nëse kishin një të tillë.

Continue Reading

Teknologji

“Fortnite” rikthehet në iOS në SHBA

Published

on

Loja popullore “Fortnite” është rikthyer në iOS App Store në SHBA, njoftoi Epic Games, duke konfirmuar se titulli është rikthyer në Epic Game Store dhe AltStore.

Apple e hoqi “Fortnite” nga App Store pesë vjet më parë, pasi Epic Games vendosi të prezantojë sistemin e vet të pagesave brenda aplikacionit në lojë, duke shkelur rregullat e Cupertinos.

Pas një vendimi në mosmarrëveshjen midis dy kompanive, Apple u detyrua të ndalonte marrjen e pjesës së saj të shitjeve të bëra jashtë aplikacionit dhe loja u rikthye në pajisjet iOS në SHBA.

Menjëherë pas vendimit, regjisori Tim Sweeney tha se Epic planifikon ta rikthejë “Fortnite” në iOS në SHBA. Aplikacioni iu dorëzua Apple më 9 maj dhe u njoftua se Epic do të përdorte llogarinë e saj suedeze të zhvilluesit.

Megjithatë, Apple bllokoi rikthimin e “Fortnite” në App Store në fund të javës së kaluar, ndërsa loja u bë e padisponueshme edhe në dyqanet e tjera alternative të aplikacioneve në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, Apple tha se kishte kërkuar që Epic Sweden të ridërgonte përditësimin e aplikacionit pa përfshirë App Store në SHBA, në mënyrë që të mos ndikonte në “Fortnite” në zona të tjera gjeografike, dhe se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të hequr versionin aktiv të lojës nga dyqanet alternative.

Epic i kërkoi gjykatësit të urdhëronte Apple të rishikonte aplikacionin përsëri më 16 maj, dhe gjykatësi tha se Apple “mund ta zgjidhë plotësisht këtë çështje pa një informim ose seancë dëgjimore” dhe se, nëse çështja nuk zgjidhet, një zyrtar i Apple i cili është “personalisht përgjegjës për sigurimin e pajtueshmërisë”, duhet të marrë pjesë në seancën dëgjimore.

Jo shumë kohë pasi “Fortnite” u rikthye në App Store, Epic dhe Apple njoftuan së bashku se i kishin rregulluar të gjitha problemet.

Epic lansoi një promovim për të inkurajuar lojtarët të përdorin sistemet e pagesave. Ata që përdorin sistemin e Epic në lojëra si “Fortnite”, “Rocket League” ose “Fall Guys” në PC, iOS, Android dhe në internet do të marrin 20 përqind mbrapsht përmes Epic Rewards, të cilat mund të përdoren për blerje të ardhshme në lojëra ose në Epic Games Store.

Continue Reading

Teknologji

Netflix nis ndërtimin e një mega-studioje prej 903 milionë dollarësh në New Jersey

Published

on

Netflix ka marrë miratimin për të zhvilluar një kompleks të avancuar prodhimi në New Jersey, me një investim fillestar prej 903 milionë dollarësh, duke transformuar ish-bazën ushtarake Fort Monmouth në një qendër të madhe për industrinë e filmit dhe televizionit.

Faza e parë e projektit përfshin ndërtimin e katër studiove të mëdha filmike, të shtrira në sipërfaqe prej 29 hektarësh mes zonave Oceanport dhe Eatontown.

Këto ambiente do të jenë të pajisura me kushte moderne për aktorët dhe ekipet e xhirimit, të mbrojtura brenda një kampusi të sigurt dhe të mbyllur.

Netflix planifikon të investojë edhe 848 milionë dollarë shtesë për të zgjeruar projektin, duke përfshirë hapësira zyrash, shërbime për prodhimin, një pistë helikopterësh si dhe atraksione për vizitorët. Projekti mbështetet nga stimuj fiskalë të shtetit dhe përfshin një angazhim për të operuar në këtë vend për të paktën 10 vitet e ardhshme. Punimet për ndërtimin e kompleksit kanë nisur në muajin maj dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2028.

Ky është një hap strategjik i Netflix drejt zgjerimit të infrastrukturës së tij në SHBA, dhe përforcon pozitën e New Jersey-t si një qendër në rritje për prodhimet kinematografike dhe televizive.

Continue Reading

Teknologji

“Google” vjen me ndryshime në komunikim

Published

on

Teknologjia po e afron botën më shumë se kurrë më parë. “Google” ka prezantuar për publikun një përkthyes inteligjent artificial në kohë reale, që nuk është si çdo përkthyes tjetër që kemi parë deri më tani.

Ky sistem i avancuar përdor rrjete nervore artificiale për të përkthyer automatikisht fjalët e folësit në një gjuhë tjetër, duke ruajtur zërin e tij origjinal, intonacionin dhe madje edhe emocionet.

Me këtë zhvillim, bisedat mes njerëzve nga kultura dhe vende të ndryshme bëhen më natyrale, më njerëzore dhe më të thella. Nuk ka më pengesa gjuhësore – çdo njeri mund të kuptojë tjetrin, sikur të flisnin të njëjtën gjuhë.

Sipas “Google”-t, kjo teknologji hap rrugë të reja në arsim, biznes, turizëm dhe bashkëpunim ndërkombëtar, duke ndihmuar në ndërtimin e një bote më të lidhur dhe më të integruar.

Kompania thekson se kjo risi mund të ndryshojë mënyrën se si komunikojmë në mënyrë të përhershme duke hequr jo vetëm barrierat gjuhësore, por edhe ato emocionale.

 

Continue Reading

Të kërkuara