Lajmet

Infektologu Ramadani: AstraZeneca është vaksinë shumë e mire, efikase aq sa Pfizer

Duke folur për hezitimin e qytetarëve për t’u vaksinuar me këtë vaksinë, ai ka thënë se ajo është efikase aq sa vaksina e Pfizer.

Published

on

Infektologu, Hamdi Ramadani u ka rekomuanduar qytetarëve që të marrin vaksinën AstraZeneca.

Duke folur për hezitimin e qytetarëve për t’u vaksinuar me këtë vaksinë, ai ka thënë se ajo është efikase aq sa vaksina e Pfizer.

“Vaksimi ka filluar sa e sa muaj edhe tek ne dhe në vendet tjera. Mund të them se vaksina e cila është duke u dhënë në disa vende, pra AstraZeneca, është ndër më të mirat, më të dokumentuarat deri më sot me veprimet e imuzimit të Covid-19. Unë personalisht kam qenë ndër të parët që kam marrë edhe dozën e parë dhe atë të dytë të vaksinës AstraZeneca dhe mund të them se bazuar në hulumtimet e bëra të mjekëve të njohur të Koresë Jugore, vetëm një dozë e AstraZeneca e arrin imunitetin te ai qytetar mbi 87%, karshi vaksinës Pfizer e cila shkon deri në 89%”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ramadani tha se AstraZeneca” është e barabartë në aspektin imonulogjik me vaksinat e tjera.

“Kohëve të fundit po ekziston protokolli që është duke u dhënë doza e parë e AstraZeneca’s ndërsa e dyta Pfizer, sepse shkencëtarët e kanë vërtetuar se të dy vaksinat kanë imunitet të mirë dhe të kënaqshëm. Qytetarët të cilët hezitojnë të vaksinohen me AstraZeneca ose nuk janë të informuar ose s’janë mirë të informuar sepse nuk qëndron. Apeli im është që duhet të vaksinohen pasi është vaksinë mbrojtëse”, ka shtuar ai.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.

Të pandehurit akuzohen për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, kjo akuzë ndërlidhet edhe me vepra të tjera penale, që përfshijnë “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e identifikimit elektronik

Published

on

By

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Kjo marrëveshje synon të lehtësojë përdorimin e shërbimeve digjitale ndërmjet dy vendeve dhe të mbështesë bashkëpunimin në kuadër të transformimit digjital.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, deklaroi se ky dakordim përbën një hap në avancimin e transformimit digjital dhe integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, vlerësoi se marrëveshja do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe procesin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Mali i Zi synon që deri në fund të muajit tetor të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Dy viktima nga stuhitë në Francë, mbi 53 mijë familje mbeten pa energji elektrike

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi stuhi të fuqishme goditën Francën gjatë natës, duke i dhënë fund një vale të zgjatur të të nxehtit.

Sipas mediave franceze, në Saint-Victornienne një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa në Dolomieux një burrë u gjet i karbonizuar në një punishte që mori flakë pasi u godit nga rrufeja.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se rreth 53 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerjet kanë prekur kryesisht rajonet Auvergne-Rhône-Alpes në juglindje dhe New Aquitaine në jugperëndim të Francës.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Meteo-France ka hequr paralajmërimin portokalli për stuhi në departamentet e prekura, pasi më herët kishte paralajmëruar për breshër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive për formimin e institucioneve të reja të vendit pritet të mbahet në fillim të muajit gusht, duke shtuar se afati kushtetues për këtë është deri më 7 gusht.

Haxhiu deklaroi se u ka dhënë kohë subjekteve politike për të arritur një marrëveshje para thirrjes së seancës, me qëllim që pas konstituimit të Kuvendit të mos pritet afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të shmanget shkuarja e sërishme në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj, kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për takime, mirëpo LDK i ka pezulluar negociatat, PDK ka mbajtur qëndrimin e vet, ndërsa AAK nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Haxhiu theksoi se gjetja e një zgjidhjeje është e rëndësishme për stabilitetin e shtetit dhe qytetarët.

Ajo paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të bëhen të dita data dhe ora e saktë e mbajtjes së seancës, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë 120 deputetëve, ashtu siç përcaktohet me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Të kërkuara