Sport

Infantino përballet me kundërshtim në FIFA, Al-Khelaifi shihet si kandidati kryesor për ta sfiduar

Published

on

Gianni Infantino mund të përballet me sfidën më serioze politike që nga marrja e drejtimit të FIFA-s, pasi zyrtarë të futbollit evropian raportohet se kanë identifikuar kandidatin kryesor për ta sfiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të organizatës.

Presidenti aktual i FIFA-s ka shkaktuar reagime të shumta pas publikimit të planit për përfshirjen e investitorëve privatë në operacionet komerciale dhe organizative të institucionit, përfshirë edhe Kupën e Botës.

FIFA ka konfirmuar se po shqyrton mundësinë për t’u ofruar palëve të treta investime minoritare, pa të drejtë kontrolli, në një kompani të re të quajtur FIFA Forward Enterprise. Sipas raportimeve, kjo kompani mund të ketë një vlerësim prej rreth 17.3 miliardë eurosh, ndërsa procesi i investimeve private pritet të udhëhiqet nga kompania amerikane Thrive Eternal.

Infantino ka mbrojtur këtë ide duke deklaruar se qëllimi është “demokratizimi i futbollit në mbarë botën”. Ai gjithashtu u ka premtuar 211 federatave anëtare të FIFA-s përfitime financiare deri në 34.7 milionë euro nëse mbështesin propozimin.

Megjithatë, UEFA ka reaguar ashpër ndaj këtij plani, duke shprehur shqetësime për drejtimin që mund të marrë organizata botërore e futbollit. Madje, në skenarët më ekstremë është përmendur edhe mundësia e një bojkoti të Kupës së Botës nga përfaqësueset evropiane.

Në këtë situatë, drejtuesit evropianë të futbollit raportohet se po e shohin presidentin e Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, si kandidatin më të mundshëm për ta sfiduar Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s.

Al-Khelaifi, i cili është kryetar i Qatar Sports Investments dhe beIN Media Group, aktualisht drejton edhe European Club Association, ndërsa është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Këshillit të FIFA-s.

Sipas raportimeve të “Politico”, figura të rëndësishme të futbollit evropian e konsiderojnë biznesmenin nga Katari si një nga kandidatët më seriozë për të marrë drejtimin e FIFA-s në të ardhmen.

Infantino, i cili udhëheq FIFA-n që nga viti 2016 pa pasur kundërshtar në zgjedhje, synon një mandat të tretë të plotë në zgjedhjet e marsit 2027 dhe dëshiron të qëndrojë në krye të organizatës deri në vitin 2031.

Megjithatë, rritja e ndikimit të Al-Khelaifit në strukturat e futbollit ndërkombëtar dhe pakënaqësitë e fundit ndaj planeve të Infantinos mund ta bëjnë garën për presidencën e FIFA-s më të hapur dhe më të tensionuar se në zgjedhjet e kaluara.

D.L

Continue Reading

Sport

Pas Rrahmanit, edhe Hadërgjonaj largohet përkohësisht nga Kosova

Published

on

By

Pas Amir Rrahmanit, Florent Hadërgjonaj është futbollisti i radhës që nuk do të jetë në dispozicion të Përfaqësueses së Kosovës.

Ndryshe nga Rrahmani, i cili doli publikisht kundër udhëheqësisë së FFK-së, Hadërgjonaj ka vendosur të tërhiqet përkohësisht për shkak të pakënaqësive me stafin teknik të Kombëtares.

“Pas shumë mendimesh, kam marrë vendimin që, për momentin, të mos jem më në dispozicion të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e stafit aktual teknik”, ka shkruar Hadërgjonaj në një postim të gjatë në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i Alanyasporit ka theksuar se është krenar për çdo paraqitje me fanellën e Kosovës dhe për gjithçka që ka dhënë për Përfaqësuesen, por ka lënë të kuptohet se nuk është ndier i vlerësuar pavarësisht formës së mirë që ka treguar në klub.

“Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit kam zgjedhur të mos flas publikisht, por të vazhdoj punën time dhe të përgjigjem me paraqitjet e mia në klub. Besoj se forma dhe paraqitjet e mia flasin vetë. Megjithatë, me kalimin e kohës është bërë e qartë për mua se me trajnerin aktual nuk ekziston më baza e nevojshme e respektit të ndërsjellë dhe besimit për të vazhduar një bashkëpunim profesional”, ka shkruar ai.

Hadërgjonaj, 32-vjeçar, luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe deri më tani ka regjistruar 39 paraqitje dhe një gol me fanellën e Kosovës.

Në këtë edicion të Superligës së Turqisë, ai ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka dhënë dy asistime. Ndërsa sezonin e kaluar ishte një prej lojtarëve më produktivë të Alanyasporit, me nëntë gola dhe 11 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Me Kosovën, në kampanjën e kualifikimeve për Botërorin 2026, Hadërgjonaj ka luajtur vetëm një minutë, në fitoren 4:3 ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e plejofit.

Megjithatë, Hadërgjonaj ka bërë të qartë se vendimi i tij nuk përbën një tërheqje përfundimtare nga Përfaqësuesja dhe as nuk është një qëndrim kundër Kosovës. Sipas tij, bëhet fjalë vetëm për raportin me stafin aktual teknik.

“Për Kosovën do të jem gjithmonë krenar dhe i gatshëm të jap gjithçka, kur të ekzistojnë përsëri kushtet e duhura. Bashkëlojtarëve të mi dhe Kombëtares u dëshiroj nga zemra çdo sukses”, ka përfunduar Hadërgjonaj.

D.L

Continue Reading

Sport

Lutfi Dalipi ftohet te Zvicra U21 për kualifikimet e Evropianit 2027

Published

on

By

Përzgjedhësi i Zvicrës U21, Alex Frei, ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për fazën e fundit të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2027, i cili do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Ekipi zviceran do të zhvillojë tre ndeshje: kundër Luksemburgut në Lugano, si dhe dy përballje në udhëtim ndaj Islandës dhe Francës.

Për herë të parë në këtë nivel është ftuar 20-vjeçari Lutfi Dalipi, i cili luan te Vaduzi i huazuar nga Young Boys.

Mesfushori me origjinë nga Presheva dhe Portugalia po kalon një formë të mirë në Superligën zvicerane me tre gola e shtatë asistime, ndërsa më parë është kontaktuar edhe nga Shqipëria e Kosova.

Përveç Dalipit, pjesë e listës janë edhe Samuel Krasniqi, si dhe Labinot Bajrami e Dorian Derbaci që rikthehen te përfaqësuesja U21.

D.L

Continue Reading

Sport

Tre shqiptarë të ftuar nga Murat Yakin te Zvicra për Ligën e Kombeve

Published

on

By

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë dhe Sllovenisë, ku ndeshja e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut do të luhet më 6 tetor.

Pjesë e këtij grumbullimi janë tre futbollistë shqiptarë: kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, si dhe mbrojtësi i Bragës, Adrian Bajrami.

Ky i fundit rikthehet te përfaqësuesja e Zvicrës pasi ishte grumbulluar për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Suedisë dhe Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda ftohet nga Gjermania, përfshihet në listën e dytë të Kloppit

Published

on

By

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka publikuar të enjten dy lista me futbollistët e grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, i cili është përfshirë në listën e dytë të përfaqësueses gjermane.

Gruda, 22-vjeçar, është huazuar te Leipzigu nga Brightoni dhe tashmë ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Lista e parë do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Holandës dhe Greqisë, ndërsa lista e dytë, në të cilën bën pjesë Gruda, është grumbulluar për sfidat ndaj Serbisë dhe Greqisë.

Për Jürgen Kloppin, kjo do të jetë ndeshja e parë në krye të “Panzerëve”, pasi ai u emërua përzgjedhës i Gjermanisë, duke zëvendësuar Julian Nagelsmannin, i cili u largua pas përfundimit të Botërorit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara