Sport

Infantino e quan të mbyllur Superligën Evropiane

Published

on

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino e ka kundërshtuar ashpër krijimin e Superligës së klubeve dhe ka shkuar deri aty se e ka quajtur këtë garë si një dyqan të mbyllur.

Ai ka thënë se një ide e tillë do të ishte një shkëputje nga institucionet aktuale të futbollit evropian dhe botëror.

“Në FIFA, ne fuqimisht mund të mos e pranojmë krijimin e Super Ligës, të një super lige e cila është një dyqan i mbyllur, i cili është një shkëputje nga institucionet aktuale”, ka thënë Infantino në Kongresin e UEFA-s.

“Njerëzit duhet të mendojnë me shumë kujdes. Ata duhet të mendojnë për aksionarët e tyre dhe tifozët, të cilët kanë kontribuar në krijimin e asaj që është futbolli evropian sot. Është detyra ime dhe detyra jonë të mbrojmë modelin sportiv evropian, garat e klubeve, ekipet kombëtare”, tha kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit botërorë.

“Nëse ata vendosin të ndjekin rrugën e tyre, ata duhet të jetojnë me zgjedhjen e tyre. Ata duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë brenda apo jashtë institucioneve tona. Ata nuk mund të jenë gjysmë-brenda dhe gjysmë-jashtë. Detyra ime, detyra jonë, është të ruajmë futbollin e klubeve dhe futbollin ndërkombëtar”, shtoi më tej kreu i FIFA-s.

Në themelimin e Superligës Evropiane kanë marrë pjesë 12 klube elitare nga Evropa, të cilat tashmë kanë nënshkruar themelimin e garës së re.

Lajmet

​Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikueset e Eurobasket 2029

Published

on

Në Raundin e Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029, Kosova ka mësuar kundërshtarët, ku dardanët do të ballafaqohen me Shqipërinë dhe Sllovakinë.

Dardanët janë shortuar në Grupin C dhe raundi i Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029 zhvillohet në kryeqytetin letonez, Riga.

Raundi do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Kualifikimet do të jenë katër kombëtare, tre fitueset e grupeve si dhe vendi i dytë më i mirë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë të gjatë në ndeshje

Published

on

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm për klubin italian dhe Kosovën pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes Zvicër–Kosovë.

Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Pas testeve të kryera, Rrahmani do të kthehet në Itali për kontrolle të mëtejshme, por tashmë flitet për një mungesë prej të paktën një muaji.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Nëse ky parashikim konfirmohet, ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e Napolit ndaj Fiorentinës, Manchester City-t, Pizës, Milanit, Sportingut dhe Xhenovës, shkruan ‘Sport Mediaset’.

Napoli dhe stafi mjekësor po ndjekin nga afër gjendjen e mbrojtësit, duke shpresuar që rikuperimi i tij të shkojë sipas planit dhe të mos ndikojë në formën e skuadrës në javët e ardhshme./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Tottenhami nuk është në shitje

Published

on

Tottenham Hotspur ka mohuar zërat për një shitje të mundshme të klubit pas dorëheqjes së Daniel Levy-t, i cili u largua javën e kaluar pas pothuajse 25 vitesh në krye të klubit londinez.

Në një deklaratë zyrtare, aksionari kryesor ENIC Sports & Developments Holdings Ltd konfirmoi se ka marrë dhe ka refuzuar dy shprehje paraprake interesi për blerjen e aksioneve.

Njëra ofertë erdhi nga PCP International Finance Limited, kompania e Amanda Staveley, ish-aksionere e Newcastle United, ndërsa tjetra nga një konsorcium i udhëhequr nga Dr. Roger Kennedy dhe Wing-Fai Ng përmes Firehawk Holdings Limited.

Megjithatë, ENIC, që zotëron 86.5% të aksioneve të Tottenham-it dhe është nën kontrollin e biznesmenit britanik Joe Lewis dhe familjes së tij, bëri të qartë se klubi nuk është në shitje dhe nuk ka asnjë qëllim të pranojë oferta të tilla.

“Bordi i klubit dhe ENIC konfirmojnë se Tottenham Hotspur nuk është në shitje”, thuhet në deklaratë.

Dorëheqja e Levy-t ka hapur shumë spekulime mbi një ndryshim të mundshëm pronësie, por drejtuesit e Tottenham-it i kanë hedhur poshtë këto zëra. Në prill, klubi emëroi Vinai Venkatesham si drejtor ekzekutiv, ndërsa Peter Charrington mori postin e kryetarit jo-ekzekutiv, një rol i ri që u krijua pas largimit të Levy-t.

Klubi theksoi se nuk do të ketë ndryshime në pronësi apo strukturën e aksionarëve, duke synuar stabilitet në një periudhë tranzicioni pas një epoke të gjatë nën drejtimin e Daniel Levy-t./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Ky është gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen Kosovë-Suedi

Published

on

Ndeshja e radhës e kualifikimeve për Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Suedisë do të drejtohet nga gjyqtari holandez Allard Lindhout. Sfida zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Allard Lindhout, i lindur më 11 shtator 1987 në Warmond të Holandës, është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2014.

Gjatë karrierës së tij ka drejtuar dhjetëra ndeshje ndërkombëtare, duke u dalluar për vendimet e sakta dhe për eksperiencën e tij në ndeshje të rëndësishme.

Asistentë të Lindhout në këtë ndeshje do të jenë Rogier Honig dhe Johan Balder, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Joey Kooij.

Për sistemin VAR do të kujdeset Clay Ruperti me asistencë nga Jeroen Manschot, të gjithë nga Holanda. Delegat i UEFA-s për këtë takim është Patrick Duffy nga Irlanda, ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Stávros Tritsónis nga Greqia.

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës, e cila kërkon kthimin në rrugën e fitoreve pas humbjes 4-0 nga Zvicra./S.K/KP/World Football/

Continue Reading

Të kërkuara