

Teknologji
Industria britanike e transportit bën thirrje për zero emetime deri në vitin 2050
Published
4 years agoon
By
Betim GashiIndustria e anijeve në Britaninë e Madhe po i bën thirrje sektorit ndërkombëtar që të ndjekë një objektiv neto zero të emetimeve të karbonit deri në vitin 2050.
Rregulloret ndërkombëtare kërkojnë që industria globale detare të zvogëlojë emetimet e saj me 50% nga nivelet e vitit 2008.
Shefi ekzekutiv i saj, Bob Sanguinetti, tha se ”ne duam të jemi në krye të agjendës së gjelbër dhe tani është koha për të bërë thirrje për veprime radikale”.
“Qëllimi i reduktimit të emetimeve nga transporti me 50% nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet t’i tregojmë botës se e kuptojmë këtë dhe është e domosdoshme që të arrihet një objektiv i karbonit zero deri në vitin 2050”, shtoi ai.
“Industria e transportit detar është një nga mënyrat më të pastra për të lëvizur mallra në të gjithë botën, por ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar emetimet tona”, theksuan autoritetet detare.
You may like
Teknologji
Studim: Chip i trurit deshifron mendimet me saktësi deri në 74%
Published
1 hour agoon
August 16, 2025By
UBT News
Një implant eksperimental i trurit ka arritur të përkthejë mendimet e brendshme në tekst me një saktësi deri në 74%, sipas një studimi nga Universiteti i Stanfordit, i botuar në revistën “Cell”.
Pajisja, e quajtur ‘ndërfaqja tru-kompjuter (BCI)’, u testua tek katër pjesëmarrës, duke regjistruar sinjale nervore përmes mikroelektrodave të vendosura në korteksin motor, zonën e trurit që kontrollon të folurën.
Pjesëmarrësit u udhëzuan ose të përpiqeshin të flisnin, ose të imagjinonin të thoshin një grup fjalësh. Të dy veprimet aktivizuan zona të ngjashme të trurit, megjithëse në shkallë të ndryshme. Modelet e inteligjencës artificiale u trajnuan për të interpretuar fjalët e menduara, pa u shqiptuar.
Në një demonstrim, chip-i përktheu fjali të imagjinuara me saktësi deri në 74%.
BCI-të ndihmojnë personat që nuk mund të flasin të komunikojnë më lehtë, duke ofruar pavarësi për njerëzit me aftësi të kufizuara. Pajisje të ngjashme, si implantet e Neuralink të Elon Musk, janë ende në faza të hershme testimi.
Sipas studiuesit Frank Willett, teknologjia ka potencial të rikthejë komunikimin në mënyrë fluente e natyrale, por aktualisht kërkon kufizime të rrepta dhe zhvillim të mëtejshëm për të shmangur leximin e padëshiruar të mendimeve.
Teknologji
Genesis e shet G90 për më pak se 1000 euro, por nuk mund ta ngasësh
Published
6 hours agoon
August 16, 2025By
UBT News
Pasi kuptoi se klientëve të tij nuk u nevojiten limuzina elektrike, Genesis vendosi të përmirësojë imazhin përmes një linje “lifestyle” (stil jete).
Në këtë koleksion, shumëkush do të tërhiqet nga një artikull interesant: një model i limuzinës luksoze G90 i punuar me dorë, në shkallën 1:18, i prodhuar vetëm në 500 kopje. Puna e jashtëzakonshme dhe vëmendja ndaj detajeve mund t’i mashtrojë disa – nga fotografitë mund të mendohet se bëhet fjalë për një version të kufizuar të Genesis G90 me çmim 1006 dollarë.
Ky model vjen si pjesë e koleksionit Genesis Collection, një linjë produktesh që kompania e përshkruan si “një koleksion i përzgjedhur me kujdes i artikujve që përmirësojnë jetën e përditshme dhe përvojën e të qenit pronar”.
Është i lyer në ngjyrën Verbier White dhe është ndërtuar sipas të dhënave të veturës reale. Çdo njësi është e punuar me dorë, vjen me certifikatë autentikimi, bazë metalike dhe kapak akrilik. Më shumë informacione gjenden në faqen zyrtare.
Koleksioni Genesis Collection përfshin edhe modele më të vegjël, si G70 dhe GV70, në shkallën 1:43 dhe me një çmim më të përballueshëm prej 74 dollarësh.
Ofrohen artikuj promocionalë si bluza, kapele dhe batanije, dhe aksesorë më luksozë, si çanta fundjave prej Alcantara, e cila kushton 624 dollarë.
Teknologji
Microsoft u kërkon përdoruesve ta injorojnë përsëri këtë gabim
Published
23 hours agoon
August 15, 2025By
UBT News
Një problem i vjetër që supozohej se ishte i sigurt për t’u injoruar, është rishfaqur.
Në korrik, Microsoft konfirmoi se Event Viewer po tregonte një gabim në lidhje me Windows Firewall pas një përditësimi të Windows, por që përdoruesit mund ta injoronin atë sepse lidhej me një veçori që ishte ende në zhvillim, transmeton Telegrafi.
Kishte konfuzione rreth problemit, kompania pretendoi se problemi ishte rregulluar në patch-in “Patch Tuesday” të korrikut, vetëm për të pranuar më vonë se njoftimi ishte një gabim. Problemi u rregullua përfundimisht në fund të korrikut, duket se përdoruesit e Windows po përballen me situatë të ngjashme.
Në panelin e saj “Windows Release Health”, Microsoft ka filluar të gjurmojë një gabim të ri në lidhje me Event Viewer.
Ndërsa historia përsëritet, softueri po tregon një gabim në lidhje me CertificateServicesClient (CertEnroll) ID e gabimit për këtë ngjarje është 57, dhe mesazhi shoqërues thotë: “Ofruesi ‘Microsoft Pluto Cryptographic Provider’ nuk u ngarkua sepse inicializimi dështoi”.
Kjo hyrje shfaqet në Event Viewer sa herë që kompjuteri riniset, por Microsoft deklaron se përdoruesit mund ta injorojnë atë në mënyrë të sigurt sepse nuk preken asnjë komponent aktual i Windows.
Theksohet se hyrja shfaqet për shkak të një veçorie që është në proces. Prandaj, nuk ka ndikim në proceset e Windows dhe nuk kërkon ndonjë veprim nga administratorët e IT-së ose përdoruesit fundorë. Është e rëndësishme të theksohet se ky gabim ndikon vetëm në versionin 24H2 të Windows 11.
Është i pranishëm tek përdoruesit që kanë instaluar përditësimin “paraprak” KB5062660 të korrikut që nuk është i fokusuar në siguri, si dhe patch-in “Patch Tuesday” të gushtit nga viti 2025 që u publikua së fundmi.
Microsoft ka premtuar të punojë në një zgjidhje që do të mbërrijë në një nga përditësimet e ardhshme, por nuk specifikoi një datë të saktë. Megjithatë, siç deklarojnë ata, nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe përdoruesit mund të vazhdojnë me punën e tyre normale.
Automobilizëm elektrikë
Kia po ndal së prodhuari një nga modelet më të shitura
Published
2 days agoon
August 14, 2025By
UBT News
KIA përjeton riorganizim të madh të ofertës së modeleve, që përfshin ndërprerjen e prodhimit të modeleve të njohur Ceed dhe Ceed SW, ndryshime në motorizimin e modelit Picanto dhe një version më të fuqishëm të modelit Xceed.
Picanto, modeli i dytë më i shitur i markës koreane pas Sportaget, tani do të ofrohet vetëm me një motor benzinë 1.0-litërsh me tre cilindra, me fuqi 67 kuaj/fuqi (KF). Kështu, hiqen nga oferta motori i mëparshëm 1.0 me 62 KF dhe motori 1.2-litërsh me katër cilindra e 76 kuaj/fuqi.
Xceed, versioni crossover, në krye të gamës merr një motor të ri më të fuqishëm, benzinë 1.6-litërsh me katër cilindra dhe 177 kuaj/fuqi. Motori aktual bazë 1.5-litërsh me 158 KF zëvendësohet me një të ri hibrid 1.0-litërsh me tre cilindra, që jep 113 kuaj/fuqi.
Lajmi më i madh është ndërprerja e plotë e prodhimit të modelit Ceed dhe versionit karavan Ceed SW. Një zëdhënës i KIA-s ka konfirmuar se modelet, të prodhuar në fabrikën e Kia-s në Zilina, Sllovaki, nuk do të kenë pasardhës direkt, as modeli Proceed, prodhimi i të cilit përfundoi që në dhjetor 2024.
Mendohet se boshllëkun e lënë nga këto tre modele do ta mbushë modeli i ri K4, i cili pritet të vijë në Evropë më vonë, edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar. Ky është një model i ri i KIA-s që do të konkurrojë Volkswagen Golfin, dhe aktualisht prodhohet në Meksikë për tregun e Amerikës së Veriut, ndërsa njësi testuese janë parë tashmë në rrugët evropiane.
Me ndërprerjen e prodhimit të Ceedit, lirohen kapacitete prodhimi në fabrikën e Zilinas për modelet elektrike të ardhshme. Zëdhënësi ka konfirmuar se kjo hapësirë do t’i dedikohet modelit të ri elektrik EV4, modeli i parë elektrik i Kia-s në segmentin C, i cili do të fillojë së shpejti me shpërndarjen.
Gjithashtu, nga fillimi i 2026 në të njëjtën fabrikë fillon prodhimi edhe për EV2, modeli i ri elektrik fillestar i KIA-s. Koncepti i EV2 është prezantuar dhe do të jetë teknologjikisht i ngjashëm me një model të Hyundai-t, i cili pritet të quhet Ioniq 2 dhe do të prezantohet në Panairin e Automjeteve në Mynih.
Ceed u prezantua më 2006 dhe gjatë ekzistencës së tij ka qenë një nga modelet më të shitura të markës, veçanërisht në Evropë, me një mesatare vjetore prej rreth 80 mijë njësish. Më pas erdhën versionet Ceed SW dhe Proceed, ndërsa Xceed (versioni crossover i Ceed) u prezantua në vitin 2019.

Studimi: Bakteret e zorrëve mund të lidhen me pagjumësi

Studim: Chip i trurit deshifron mendimet me saktësi deri në 74%

E dini kur është koha ideale për të pirë kafe?

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Shëndeti mendor, praktikat që ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe stresit

Johnny Depp në bisedime për rikthim në filmin “Piratët e Karaibeve”

UBT përgatit liderët e ardhshëm të fushës paramjekësore

Këshilla si të kërkoni rritje page

A janë sëmundjet e zemrës trashëgimore dhe si ndikon diabeti? Flet kardiologu Edis Demiri
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit