Lajmet

Indonezi: 11 alpinistë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit

Published

on

Njëmbëdhjetë alpinistë u gjetën të vdekur të hënën dhe dymbëdhjetë të tjerë ende janë të zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të gjetur dhjetëra alpinistë të bllokuar në malin Marapi në ishullin Sumatra.

Alpinistët e vdekur u gjetën afër kraterit të Marapit pasi vullkani shpërtheu nga maja e malit prej 2.891 metrash dhe hiri u shpërnda në fshatrat e afërta, sipas një zyrtari lokal të shpëtimit.

Për pasojë, dymbëdhjetë persona u zhdukën, tre të tjerë u gjetën të gjallë dhe 49 kishin zbritur në mënyrë të sigurt nga krateri. Disa prej tyre ishin me djegie dhe fraktura, tha zyrtari.

“Ne nuk mund të bëjmë kërkim ajror me helikopter, sepse shpërthimi vullkanik po vazhdon”, tha shefi i agjencisë lokale të shpëtimit, Abdul Malik. Ai tha se rreth 120 persona ishin të përfshirë në kërkim.

Tre personat e tjerë që u gjetën të gjallë nuk kishin zbritur nga mali, siç kishin vepruar të 11 personat që u gjetën të vdekur.

Të mbijetuarit u gjetën afër kraterit dhe “gjendja e tyre ishte e dobët dhe disa kishin pësuar djegie”, tha Malik.

Zhafirah Zahrim Febrina, njëra nga alpinistët e shpëtuar, shfaqet në një video-mesazh duke i kërkuar ndihmë nënës së saj.

Febrina 19-vjeçare është në një spital me babanë dhe xhaxhanë e saj pasi ishte bllokuar në mal në një udhëtim me 18 shokë të shkollës.

“Ajo po kalon një traumë të jashtëzakonshme”, tha nëna e saj Rani Radelani, 39 vjeç.

“Ajo është e prekur psikologjikisht sepse ka parë djegiet e saj dhe gjithashtu është dashur të durojë dhimbjen gjithë natën”, tha ajo.

Zëdhënësi i agjencisë lokale të shpëtimit, Jodi Haryawan, tha se përpjekjet e shpëtimit ishin ndërprerë nga shpërthime sporadike, por kërkimi ishte ende duke vazhduar, pavarësisht rreziqeve.

“Sapo situata ishte më e sigurt, ata vazhdonin kërkimin. Kështu që kërkimi nuk u ndal”, tha ai.

Kreu i Agjencisë për Zbutjen e Fatkeqësive të Sumatrës Perëndimore, Rudy Rinaldi, i tha AFP-së se disa nga alpinistët e shpëtuar kishin pësuar djegie.

“Ata që janë lënduar kanë qenë ata që janë afruar pranë kraterit”, tha ai.

Të paktën tetë persona pësuan djegie, një prej tyre kishte djegie dhe një frakturë dhe një tjetër kishte një plagë në kokë, sipas një liste të atyre që u gjetën nga Basarnas, një agjenci kombëtare e kërkim-shpëtimit./REL

 

Aktualitet

Diplomojnë 100 kadetë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Published

on

By

Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) nga sot do t’i bashkohen 100 kadetë të rinj, të cilët kanë përmbyllur me sukses përgatitjen e tyre profesionale në kuadër të gjeneratës së 46-të.

Gjatë ceremonisë solemne të diplomimit, u vendos theksi te rëndësia e këtij brezi të ri për fuqizimin e sigurisë, rendit dhe proceseve të rehabilitimit brenda institucioneve korrektuese në të gjithë vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, u bëri thirrje zyrtarëve të rinj që detyrën ta ushtrojnë me profesionalizëm, integritet dhe respekt për dinjitetin njerëzor, duke e cilësuar këtë ditë si marrjen e një përgjegjësie të madhe shtetërore.

“Të jesh zyrtar korrektues nuk do të thotë të veshësh thjesht një uniformë. Do të thotë të mbash mbi vete besimin që institucionet e Republikës së Kosovës vendosin mbi ju. Ne duhet të garantojmë sigurinë, por njëkohësisht të krijojmë mundësi për rehabilitim dhe riintegrim,” deklaroi Dibrani gjatë adresimit të tij.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili vlerësoi përkushtimin e kadetëve të rinj dhe theksoi se kjo detyrë kërkon disiplinë dhe lartësim të figurës së shtetit.

“Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria. Republika e Kosovës ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush,” u shpreh Kurti.

Me përmbylljen e kësaj përgatitjeje, 100 pjesëtarët e rinj pritet të marrin menjëherë detyrat zyrtare nëpër qendrat e ndryshme korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Lajmet

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, tentojnë t’i grabisin në Rahovec

Published

on

Dy persona kanë raportuar në Polici se një person i maskuar ka tentuar t’i grabisë në vendin e tyre të punës në Rahovec.

Sipas raportimit, i dyshuari i ka kërcënuar me armë, ndërsa dy ankuesit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast njëri nga ankuesit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje për një kontest pronësor, arrestohen gjashtë persona në Malishevë

Published

on

Gjashtë persona janë arrestuar në Malishevë pas një përleshjeje që dyshohet se ka nisur për shkak të një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë rastit dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy brisqe, një pistoletë me një fishek dhe një gëzojë, që dyshohet se është përdorur për të shtënë në ajër.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar. Rasti mbetet në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shantazh përmes fotografive, arrestohet i dyshuari në Prizren

Published

on

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim, pas hetimeve që lidhen me një rast të nisur në qershor të vitit 2025.

Sipas Policisë, i dyshuari kosovar dyshohet se në vazhdimësi e kishte kanosur një grua se do t’i publikonte në rrethin e saj familjar dhe shoqëror fotografi që cenonin integritetin e saj, nëse ajo nuk i jepte para.

Pas hetimeve, përmes masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 21 mijë e 100 euro, për të cilat ende nuk dihet prejardhja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara