Sport

Incidenti i Dakut në Euro 2024, trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e yllit shqiptar

Published

on

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov ka folur për faqen e klubit për incidentin e Mirlind Dakut në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Pas ndeshjes me Kroacinë në Euro 2024, Daku morri altoparlantin dhe filloi të fyejë serbët dhe maqedonasit, ku reagimet më pas ishin të shumta, ndërsa UEFA e suspendoi sulmuesin e Rubin Kazanit për dy ndeshje.

Pezullim për Dakun ka paralajmëruar edhe Rubin Kazani, ndërsa trajneri Rakhimov foli për këtë çështje.

Kur u pyet për sjelljen e Dakut në Euro 2024, Rakhimov tha:

Dhe pse duhet ta trajtoj këtë në ndonjë mënyrë pozitive? Sigurisht, negativisht. Këtu gjendja emocionale e lojtarit nuk duhet të mbingarkohet. Mendoj se ai është i vetëdijshëm për gjithçka, kupton gjithçka në mënyrë perfekte dhe duke biseduar me të, ia kam bërë të qartë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Para së gjithash, ai është një futbollist që duhet të mendojë të tregojë cilësitë e tij më të mira në fushë”.

I pyetur nëse mund të ketë probleme në skuadër, pasi që ka futbollistë serb aty, Rakhimov tha:

Nuk mendoj kështu. Mirlindin të gjithë e njohin shumë mirë. Nuk ka zemërim në veprimet e tij, ai është mjaft i shoqërueshëm, mjaft i shoqërueshëm dhe e di që ai është shumë i shqetësuar për këtë tani, por ju jeni një i rritur, duhet të mendoni se çfarë po bëni. Nuk mendoj se të gjithë ne që qëndrojmë këtu po e jetojmë jetën tonë pa gabime. Ju mësoni nga gabimet dhe shpresoj që ky të jetë një mësim i mirë për të”.

Lajmet

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, hapet rruga për organizimin e ngjarjes madhore

Published

on

By

Qeveria e Kosova ka miratuar projektligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit sportiv dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit.

Institucionet e kanë cilësuar këtë nismë si projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë strategjike të projektligjit, duke nënvizuar standardet që synohen me organizimin e kësaj ngjarjeje:
“Ky projektligj, i bazuar në marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarjeje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale, me standarde të larta transparence, integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Ky është një investim në rininë tonë, në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit”.

Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dha detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit:
“Përmes këtij ligji, qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Burimi kryesor i financimit do të jetë buxheti i shtetit, ndërsa projektligji rregullon edhe kompetencat e institucioneve përkatëse, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat që do të përfshihen në organizim”.

Projektligji përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

Pas votimit në Kuvend, pritet të nisin përgatitjet konkrete për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me synimin që Kosova të radhitet ndër organizatorët e rëndësishëm të eventeve sportive ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Sport

Final Four i Kupës së Kosovës në volejboll zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë

Published

on

By

Fundjava e parë e muajit prill sjell spektaklin e shumëpritur të volejbollit kosovar me organizimin e “Final Four” të Kupa e Kosovës në volejboll.

Katër ekipet më të mira në konkurrencën e meshkujve dhe katër të tjera në atë të femrave do të përballen për trofeun më të rëndësishëm në volejbollin vendor, në një vikend maratonik plot emocione dhe rivalitet.

Sipas programit, më 4 prill 2026 zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa më 5 prill 2026 luhen finalet që do të përcaktojnë fituesit e këtij edicioni.

Të gjitha përballjet do të zhvillohen në palestrën Pallati i Rinisë dhe Sporteve “1 Tetori” në Prishtina, ku pritet një atmosferë festive dhe përkrahje e madhe nga tifozët.

Continue Reading

Sport

Dilema e Vedat Muriqi para Real Madrid

Published

on

By

Mediumi spanjoll Última Hora ka raportuar për situatën e Vedat Muriqi përpara përballjes së RCD Mallorca ndaj Real Madrid, duke theksuar dilemat e mëdha që ekzistojnë në kampin e ekipit.

Sipas “Última Hora”, rikthimi i Muriqit nga angazhimet me Kosovën ka qenë i vështirë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht:
“Sulmuesi kosovar kthehet në ishull pas dy ndeshjeve që kanë peshuar shumë në aspektin fizik dhe emocional, pikërisht në prag të një faze vendimtare për Mallorcën në garën për mbijetesë”.

Mediumi shton se sulmuesi “nuk ka pushuar aspak gjatë dritares së FIFA-s, përkundrazi, ka luajtur çdo minutë”, duke e bërë situatën edhe më delikate për stafin teknik.

Po ashtu, theksohet zhgënjimi i tij pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror:
“Pas humbjes ndaj Turqisë, Muriqi u pa i dëshpëruar, duke mos arritur të realizojë një ëndërr që ai vetë e përshkroi si një ‘pavarësi e dytë’ për Kosovën”.

Në këtë kontekst, sipas raportimit, trajneri Martín Demichelis përballet me një vendim të vështirë:
“Duke marrë parasysh të gjitha këto, si gjendjen emocionale ashtu edhe lodhjen fizike pas 180 minutash loje dhe duke parë kalendarin e ngjeshur që e pret Mallorca-n, lind një dilemë për trajnerin: a duhet të aktivizojë sulmuesin kryesor nga minuta e parë ndaj Real Madridit, apo të zgjedhë alternativa të tjera, si për shembull Mateo Joseph, dhe ta ruajë Muriqin për ndeshjet e ardhshme në shtëpi ndaj Rayo Vallecano dhe Valencia CF, ku Mallorca ka më shumë shanse për pikë”.

“Última Hora” nënvizon gjithashtu se jo vetëm Muriqi, por edhe disa lojtarë të tjerë janë të ngarkuar fizikisht dhe në rrezik pezullimi, duke e bërë edhe më kompleks planifikimin për këtë ndeshje.

Në përfundim, mediumi spanjoll vlerëson se:
“Ka shumë në lojë dhe ka ardhur momenti kur nuk lejohet gabimi”, duke e cilësuar këtë periudhë si vendimtare për mbijetesën e Mallorcës në elitën e futbollit spanjoll.

Continue Reading

Të kërkuara